Servet Pëllumbi: Duhet të bëjmë çmos të ndalojmë rikhtimin e vitit 1997

Reporteri i shqiptares.com, Jakin Marena, ka folur në telefon me Servet Pëllumbin lidhur me shkarkimin e kreut të SHISH-it dhe me emërimin në vend të tij të një veterani të regjimit ‘Berisha 1’. Dhe e ka gjetur Pëllumbin me po atë shqetësim që vihet re në një pjesë të mirë të opinionit publik e politik. “Ta gëzojmë [këtë që ndodhi], pasi Berisha si gjithnjë është pëprpjekur të kapë institucionet. Po i merr të gjitha pushtetet.” Por pas këtij momenti të dëshpëruar, ai don të tregojë se ka ende shpresë: “Duhet të kontribuojmë të gjithë për të evituar çdo mundësi që mund të na çojë te krahasimi me vitin 1997, i cili ishte një vit me pasoja të rënda jo vetëm për atë kohë”.
Re.Pu.
Comments
Mjerisht shqiptart jane

Mjerisht shqiptart jane populli ma injorant dhe ma i marre ne Europe . Mos me thoni qe JO. Ajo qe mendohet dhe veprohen ne kete vend, nuk ndodhe kerkund ne Europe.

Eshte e vertete. Por eshte po

Eshte e vertete. Por eshte po aq e vertete se nekemi eliten me te keqe politike, sidomos djathtas kemi tendenca autoritare qe shkojne deri ne totalitarizem. Se fundi nje arsye eshte se shqiptaret nuk dine t ebejne opozite. Shume prej tyre mendojne se e vetmja rruge per ti dhene fund se keqes eshte qe te rrokin armet. Ka 1001 menyra te tjera per te rezituar.

Problemi i shqipetareve dhe

Problemi i shqipetareve dhe Shqiperise eshte se jane lodhor dhe zhgenjyer nga ky "tranzicion cerekshekullor" dhe gradualisht po kalojne ne pasivitet dhe indiference. Pasi rrezuan komunizmin, te pamesuar me demokracine dhe me naivitetin e turmave ja varen pushtetin si medalje ne qafe atij qe bertiste me teper duke besupar, po naivisht, se epoka e diktatoreve mbaroi me Enver Hoxhen dhe bashkepunetoret e tij.

Ceshtja me me prioritet eshte te mbahet gjalle fryma e 1990. Atehere kur shqiptaret shpresonin dhe kishin ne mendje idealet me frymezim perendimor per liri e demokraci. Dhe do te ishte shume mire qe si gazetaret, si ne te tjeret neper blogje e komente sado te parendesishme, te mos beheshim pre e nje fatalizmi ilogjik, te mos perserisim perralla e klishe qe ne shqiptaret jemi popull inferior, me i keq se popujt e tjere, por tu kujtojme edhe vetes edhe te tjereve se renia e komunizmit ne Shqiperi qe nje sukses munumental qe fatkeqesisht u pasua nga nje eksperiment demokracie qe vajti keq. Tani kemi prape diktature. Sic thuhet per shume diktatura e diktatore "e marrin pushtetin shpesh me zgjedhje te lira qe jane te fundit qe vendi ka per te pare me sy". Por kur u kalua e keqja e madhe 50 vjecare, me diktatore te kuq shume here me te rafinuar dhe te forte se PDistet e sotem, nuk ka asnje dyshim se edhe kete moment te veshtire mund ta kalojme.

Add new comment