Është sistemi qeverisës në Perëndim më i miri që mund të ekzistojë?

Njëzet vjet më parë, Francis Fukuyama shkruante se kishim arritur në “fundin e historisë”, dhe me këtë donte të thosh se sistemi qeverisës i demokracisë liberale kish provuar të ish “forma finale dhe më e mirë e qeverisjes në këtë botë”. Kjo tezë e tij është vënë në diskutim qsyh në krye të herës, por tani ca e cave u duket sikur ka ca arsye më shumë për ta parë me dyshim. Kriza ekonomike, kriza e Euros, kriza e borxheve publike, luftrat e gabuara që janë bërë vitet e fundit, të cilat u paraprinë dhe u shoqëruan nga një “erosion of the rule of law” (humbje terreni e shtetit ligjor) në SHBA, kanë bërë të ngrihen pikëpyetje lidhur me cilësinë e sistemit qeverisës në perëndim. Kjo e fundit thuhet në një hyrje të një serie 4 artikujsh të gazetës online Spiegel International (kush lexon anglisht, mund ta ndjekë hyrjen shpjeguese dhe pjesën e parë në linkun: http://www.spiegel.de/international/world/good-governance-series-which-goverment-is-best-a-845170.html).
Në një shkrim të para dy viteve, kur në SHBA palët s’po merreshin vesh mbi miratimin e buxhetit në Kongres, gazetari Thomas Friedman vinte në lojë sistemin aspak frutshëm të qeverisjes në SHBA dhe e ballafaqonte me efektivitetin e Kinës ku, sipas tij, gjërat po ecnin për mrekulli; dhe Kina nuk ishte, e nuk është, demokraci liberale. Ndërsa gazetarët e Spiegel-it nënvizojnë se si në SHBA është shumë e vështirë të miratohet një ligj që bie ndesh me dëshirat e lobby-t të rritësve të patateve; ose shtrojnë pyetjet: si është e mundur që mbi 50% e spanjollëve që janë nën 25 vjeç janë të papunë? Pse hendeku mes të pasurve e të varfërve është sot më i madh se kurrë? Pse u dashka më shumë kohë për të zëvendësuar një urë të vjetër hekurudhore në Pittsburgh, se sa për të ngritur nga fillimi ndërtesën më të lartë të botës në Dubai?
Dhe e mbyllin në mënyrë ironike me frazën që ka thënë në një moment gazmor ish-Presidenti i Francës: Si mund të qeverisësh një vend si Franca me 246 lloje djathi? Por po të ish sot, do duhej t’i përgjigjej një pyetjeje tjetër shumë më të sikletshme: Si është bërë e mundur që në harkun e një kohe të shkurtër 20 milionë brazilianë të varfër e 300 milionë kinezë gjithashtu të varfër janë shndërruar në klasë e mesme?
Re.Pu.
Comments
"...Si mund të qeverisësh një

"...Si mund të qeverisësh një vend si Franca me 246 lloje djathi? ..."

E provoi bota edhe "Si mund të qeverisësh një vend si Bashkimi Sovjetik/Shqiperia me nji lloje djathi, qe shpesh edhe ai mungonte?

Nga dy te kqijat njeriu zgjedh ma te voglen, sistemin e demokracise liberale. A ka rruge tjeter ?!?

eshte fyerje per
eshte fyerje per inteligjencen te pretendosh se sistemi perendimor po shkon per lesh per shkak te liberalizmit.
Ne fakt ekonomia e komanduar nga bankat ne europe, dhe nga tregetaret e naftes ne usa, kriza e prejardhur nga kjo, imponimi i kultures agresive te korporatave si kulture politike, projektimi i saj ne jeten nderkombetare(pushtimet e usa), ashpersimi social ne dem te shtreses se mesme, rilindja e te djathtave te forta nacionaliste, shpikja e "njeriut te ri" qe rron per te punuar pa asnje angazhim ideor apo shpirteror, etj jane disa nga shkaqet qe po e deshtojne perendimin.
Pra nuk po deshton liberalizmi, por po deshtohet per shkak te ndrydhjes se tij
300 milione ne klase te

300 milione ne klase te mesme? A jeni ne terezi ju gazetare? Ku e lexuat kete lajmin, tek Gazeta Popullore Kineze? Kina mund te kete evoluar ne terma globale si shtet, por ne nivel te te ardhurave per fryme (qe prape vetem mesatare ngelet, dhe Zaloshnja besoj se e di, qe si minimum do te na duhej edhe devijimi standard!) apo te te ardhurave minimale, aq qe i afrohet parametrave te shteteve si ai i djathit apo ai i hamburgerit. Dhe te mos harrojme se menyra kineze per te vene ne pune miliardin e tyre nuk eshte aspak demokratike dhe s'do te funksionoje me ne momentin e pare qe shteti i tyre behet pak fare demokrat (sepse flejeni mendjen, Kina i rru trapin Amerikes per demokraci) por do te plasin rremuja pa fund. Per te bindur ndonje komunist antiamerikan shqiptar, dhe kena plot edhe fale Arvizu-se, po ju marr shembullin e prodhimit te pajisjes kryesore me te cilen shqiptaret mburren ndaj shokeve me te varfer, Iphone 4s! IPhone prodhohet ne Kine, firma qe e prodhon ne teresine e tij quhet Foxconn, qe ne fabrikat e veta te krahasuar per nga kushtet e punes me Labour Camp-et, dhe qe ka te instaluar sistem parandalimi per vetevrasjet e punetoreve, dhe sikur gabimisht Kina te permiresonte ligjet per punetoret, oret maksimale, dhe rrogat minimale, atehere paksa veshtire ta kishim IPhone me 500 dollare! Diku tek 5000 dollareshi dhe duhet te ishim te lumtur. Dhe kinezet jane gjithashtu te lumtur qe kane pune. Vetem ne ne Europe po merakosemi per ta. Dihet qe cdo dite qe kalon, Kina do ta kete gjithmone e me veshtire te kete punet se mer sot nga bota perendimore. Edhe bota perendimore e ka te qarte qe me te filluar kinezet te kene me te drejta (dhe me leke) atehere nuk do te ia vleje t'i japin me pune kinezeve. Dhe sa per dijenine e ekonomisteve shqiptare, ata nga amerika, kane parashikuar qe tani, qe diku nga 2020 nje pjese e mire e pajisjeve elektronike qe ata konsumojne d ote prodhohen ne USA. Kjo vjen edhe per arsye te garave qe kane ne ekonomi, dhe ndryshe nga shqiptaret me Greqine, amerikanet kane shpirt te larte konkurrence. Do ta perdorin Kinen dhe Indine deri sa te kene nevoje, dhe ne momentin e pare qe do te ndjejne frymen e kinezeve pas qafe, do te heqin spinen (sic thuhet neper filma USA).

Dhe sistemi amerikan ngelet prape me i miri per popullsine e tyre. Por kuptohet ne duam qe te jete me i mire per ne, dmth amerikanet punojne dhe ne fitojme. Ne fakt ne po e hajme ne bythe me sistemin tone, sistem ne te cilin akoma ne Facebook ke njerez (perfshire ketu gazetare te Shekullit) qe postojne foto ku thuhet qe me Nanon ishte mire se kishte leke. Pa se si fitoheshin leket dhe se kush e hante ne bythe, nuk ka rendesi. Edhe tani qe po e hajme per dite nga mjeshtri Sali (ish koleg i Nanos ne oborrin Hoxha, por vetem ne nuk i japim rendesi ketij fakti) prape e kemi hallin si po ecen amerika. Ka lezet!

Loni, ke bere nje koment OK!

Loni, ke bere nje koment OK! Nuk kam ç'ti shtoj as ç'ti heqi.

Dua vetem te shtoj se ne Kine denimet me vdekje i sjllin shtetit fitime te mdha. Te denuarit me vdekje, ku shumica jane djem te rij ose vajza te reja, i dergojne ne spitale para pushkatimit dhe u heqin organe (te shndoshta dhe te reja) per ti shitur ne tregun botnor per plantime organesh. Sa me shume pushkatojne te rij dhe te reja, aqe me fitim ka shteti. Do te vij nji dite, siç thote Loni, qe Kina do te shemebt per shkak te shkeljes se te Drejtave te Njeriut. Shembull kemi revoltat ne vendet muslimane ku atyre po u hapet syne dhe po luftojne per ma demokraci. Ideja e Demokracise ne vendet arabe po perhapet nepermjet kontaktve te emigrantve musliman me boten e Lire prendimore si dhe nepermjet mjeteve inetrnet dhe telefonì.

Diskutime te tilla ne veshtim

Diskutime te tilla ne veshtim te pare duken thjesht idiote, por ne fakt nuk jane te tilla. Ato jane menyra me tinezare e komunisteve moderne per te kthyer prapa rroten e historise, duke thene se tek e fundit Stali me Enverin nuk e kishin aq keq, se, ja, edhe sistemet borgjezo-kapitaliste mund te vihen ne pikepyetje. Turp per ResPubliken qe ben nje loje te tille te ndyre.

Nje tufe gomeresh ( made in

Nje tufe gomeresh ( made in Albania), te shperndare ne te gjithe globin, merren me analizen e ketij shkrimi, i cili nuk ka te beje fare me autorin. Ato qe i thote autori i ResPublica,i ka marre nga disa prej mendjeve me te zhvilluara te planetit. Karikatura qe shoqeron shkrimin i thote te gjitha dhe eshte treguesi me i mire i te vertetes rreth " ekonomise liberale". Edhe India, shtetet jugafrikane, apo ato jugamerikane kane " ekonomine liberale",por kane me miliona njerez qe vdesin nga semundjet dhe nga mosushqyerja. Krejt ' rastesisht", ekonomite liberale kane qene te suksesshme ne ato vende, qeverite e te cilave,per disa shekuj me radhe kane grabitur boten ( dhe vazhdojne ta bejne edhe sot). Krahasoni ne Shqiperi nje njeri pa kurrfare vlerash intelektuale dhe morale si Rezart Taci me disa njerez me intelekt shume te larte, shume te shkolluar,por qe kane nje te ' mete" te madhe. Ata jane te ndershem. prandaj Taci & co. jane milionere kurse ata te tjeret bejne nje jete modeste. Pas shume vitesh, ne Shqiperi do te flitet per ' aftesite" shume te medha ne treg te Taceve, Ballinjve, Rakipllareve etj. dhe pasurimi i tyre do te paraqitet ( ne fakt paraqitet qysh sot) si tregues i aftesive te tyre menaxhuese. E verteta qe e njohim te gjithe eshte se ne treg ia kane dale me sukses gjithe llumi moral i shoqerise ( klasa politike ne bashkepunim me mafiozet ekonomike). Mjafton te kujtojme faktin qe nje raport i USAID para disa vitesh thoshte se " rreth 80 perqind e te pasuruarve ne Shqiperi e kane arritur kete ne rruge te paligjshme". Ne Shkoder thone se " Ka ra parja ne dore te horit". Pra, rezulton qe tregu i lire eshte nje xhungel ku fiton me i forti ( d.m.th.me i pafytyri). Sa per disa komentues ketu,kuptohet qe atyre u mjafton te hane mire ( si puna e derrit qe,pasi ushqehet mire, zhgerryhet ne balte) dhe nuk kane kurrfare aftesish dhe as kurrfare predispozicioni te dijne me shume rreth atyre cfare kane ngjare dhe cfare ngjan ne bote.

Add new comment