Sequi bën të paditurin, por shenjat janë që statusi nuk do t’na jepet

Postuar në 11 Gusht, 2012 03:56

Edhe dy muaj na ndajnë nga muaji tetor, kur do të publikohet progres-raporti i BE-së mbi Shqipërinë e kur do të merret vesh nëse Brukseli do t’na e japë, apo do t’na e refuzojë sërish statusin e vendit kandidat. Por ç’mendohet në Bruksel? Do t’na e japin këtë status? Në fakt, ky opinion është ende një mister. Me siguri, atje e kanë vendosur këtë gjë, por nga ‘bunkeri’ Bruksel nuk ka asnjë rrjedhje informacioni. Ndërsa në Tiranë, ambasadori i BE-së, Sequi, sa herë që e pyesin mbi këtë çështje, bën të paditurin. Sikur t’i marrësh të gjitha intervistat e tij, e t’i lexosh me vëmendje, nuk do të gjendet asnjë rresht ku ai të ketë dekonspiruar atë që me shumë gjasa e di. Edhe në intervistën e gjatë të dhënë për Javën e sotme, Sequi i ka vënë tapë gojës.

Mendja ta thotë se kjo heshtje maskon vendimin që është marrë tanimë për t’na e refuzuar statusin. Sikur të ish ndryshe, do jetonim në një klimë më optimiste.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Pavaresisht se c&#39;thote apo nuk thote Sequi ne shqiptaret duhet te shohim te verteten ne sy. A ka me te vertete aq rendesi statusi i kandidatit ne BE ? A eshte me mire te qendrojme edhe nje vit pa status dhe t&#39;i bejme gjerat sic duhet apo ta marrim statusin kete vit me &#39;&#39;breke neper kembe&#39;&#39; dhe te genjejme veten se po ecim drejt BE ? A ka kuptim qe BE te na e jape statusin ne rrethanat aktuale&nbsp;? P.sh. nje nga dymbedhjete kushtet eshte administrata publike, a ka njeri (nga ResPublica ose komentuesit) qe te pretendoje se jane bere hapa drejt depolitizimit dhe meritokracise se&nbsp;administrates ?</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Genti, ke plotesisht te drejte.</p>

Submitted by Relapso (not verified) on

<p>Pertej diskutimeve nese ia vlen apo jo te hyjme ne Europe, te rrime shtrember e te flasim drejt, nuk besoj se ka shqiptar me mend ne koke qe te besoje se Shqiperia e meriton vertet statusin e kandidatit ne BE. Jemi ende shume larg Europes jo&nbsp;vetem per sa u perket standardeve politike e demokratike, te&nbsp;qeverisjes dhe administrimit, por mbi te gjitha si shoqeri civile.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.