Ka qenë Thaçi që e ka gjetur Xhaferrin në shtëpi pa ndjenja

Postuar në 10 Gusht, 2012 07:55

Informacionet që vijnë nga Shkupi flasin ende për një gjendje të rëndë shëndetësore të Arbën Xhaferrit. Por ndërkohë saktësohen rrethanat, në të cilat ai është gjendur në koma. Ka qenë i vetëm në shtëpi, pasi familja e tij e ndan kohën e qëndrimit midis Prishtinës e Tetovës. Në një moment, shoferi i tij është shqetësuar nga fakti që ai nuk po bëhej i gjallë. Por nuk ka guxuar të hyjë e të interesohet, e për këtë arsye ka marrë në telefon njerëzit e Menduh Thaçit, pasardhësit të vet në krye të PDSH-së. Sipas Panoramës së sotme, ka mbërritur vetë ky i fundit, dhe është detyruar të hyjë nga dritarja e apartamentit, ku banon Xhaferri. Aty e ka gjetur pa ndjenja.

E gjitha kjo ka ndodhur pardje në mbrëmje, ndërsa lajmi doli të nesërmen në mëngjes.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.