Braçe: Ja faktet që Berisha e ka vonuar 7 vjet rrugën Levan-Tepelenë

Postuar në 10 Gusht, 2012 16:10

“E mbani mend që [Berisha] një javë më parë shkoi diku pas Fierit e bëri sikur inauguroi rrugën Levan- Tepelenë? A e mbani mend që iu tha një grushti PD-istësh, por edhe gazetareve se PS-ja bllokoi dhe vonoi ndërtimin e rrugës?” Pyetjet e mësipërme i bën Erjon Braçe, i cili për të përgënjeshtruar këtë pretendim të kryeministrit mbi sabotimin e rrugës prej socialistëve ka zgjedhur të publikojë një relacion “të nënshkruar nga Sali Berisha, që shoqëron projektligjin që kërkon të miratojë marrëveshjen e 2-të ndryshuese për ndërtimin e rrugës Levan- Tepelenë” (në foto kemi një fragment të këtij relacioni). Dhe në këtë relacion jepen shkaqet e shtyrjes së kredisë së ofruar nga Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim dhe të vonesës së përfundimit të këtij investimi. Braçe thotë se ky projekt është sabotuar nga kryeministri d.v. dhe e dokumenton këtë gjë me faktet e mëposhtme, të cilat, sipas tij, janë shkruar e bardha mbi të zezë në relacionin në fjalë:

1. Marrëveshja është nënshkruar në qershor 2005;

2. Marreveshja është miratuar në Kuvend në maj 2007, pra pas 2 vjetësh;

3. Ndërtimi i rrugës është vonuar për shkak të procedurave të vonuara të tenderit, lidhjes së kontratës dhe ritmeve të ngadalta të punës;

4. Ndërtimi i rrugës është vonuar nga problemi i shpronësimeve të pakryera dhe ndryshimit të projektit.

Deputeti socialist e mbyll këtë denoncim me fjalët: “Ky është Sali Berisha, një palaço burrë që me populizmin e tij shan e shpif lart e poshtë, kurse zyrtarisht me shkrim thotë të vërtetën: rruga Levan- Tepelenë s’ka mbaruar vetëm për shkak të qëllimeve politike të tij, urrejtjes ndaj Jugut dhe paaftësisë totale, veshur me korrupsion!” Është një denoncim që e fillon me fjalët: “Ju pata thënë që Berisha është “burrë i poshtër”, “batakçi”!”

E.G.

Comments

Submitted by arnaut (not verified) on

Brace gjthmone perpiqet ta paraqese Berishen si urrejtes te Jugut, por kjo nuk eshte e vertete dhe eshte e turpshme per nje politikan serioz ti Brace te bjere ne shfrytezim krahinizmash te tilla per qellime politike. Me kete monedhe i bie qe Brace urren Veriun, apo jo?

Submitted by onim (not verified) on

Vetem per nje gje nuk mund te kritikohet Berisha... Dashuria e Tij per asfaltin.

Mandej, Shqiperia edhe po te ishte bashke me Malesine, Kosoven, Tetoven, Camerine prap krahine do ishte. Jemi aq pak sa nuk ke se cfare te ndash.

Infrastruktura sjell zhvillim, mandej diskutimet heret a vone u ndertua autostrada, jane pa vlere.

Fakti eshte qe cdo meter asfalt qe shtrohet, i bashkon edhe me shume shqiptaret.

Submitted by toni (not verified) on

Eshte shokuese se sa te ndrydhur menderisht jane shqiptare, Brace flet me fakte dhe me dokumente. Trimat merrem jo e dashuron asfaltin Berisha, jo urrejtje veri - juge. . Sali Berisha nuk ka nevoje per avokat, i ka rregulluar punet e veta dhe te brezave qe do i vine nga mbrapa, dhe sja ndienen shume dhe nuk lexon se cfare dhoni ju me komentet tuaja, prandaj mos na ofendoni inteligjencen me idiotesira. Se kuu ku thuhen keto nga deklarata e Braces une nuk e di. Por nje gje di qe eshte e lehte e komode te jesh i punsuar ne digaster dhe tellall i regjimit.

Submitted by maximus (not verified) on

Problem dhe i pa korigjueshem si gjithmone tek ne Shqiptaret...!!!

Njeri shan dhe tjetri lavderon...

Ne duhet te mesohemi te themi te vertetat ashtu si jane, pa kreher dhe pa llakosje.

E keqja jemi ne qe emocionet tona, apo idealet tona jua kemi lene ne dore atyre aktorve te famshem te cilit edhe Shekspiri do te jua kishte zili.

Dhe tani dua ta mbyll me nje fjale ,Vetevendosje!

Rrofte Shqypnia...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.