Ambasadori azerbajxhanas: TAP-i edhe mund të dështojë; mund të preferohet Nabucco

Ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri, Rahman Mustafajev, hedh pak dritë mbi projektin 40 miliardë dollarësh TAP (Trans Adriatic Pipeline), për të cilin ka kohë që flitet. Është fjala për një gaz sjellës që do të nisë nga deti Kaspik e do të përfundojë në anën tjetër të Adriatikut, në Itali, duke përshkuar më parë vende si Turqia, Greqia e Shqipëria. Ishte krijuar ideja se TAP është një projekt i privilegjuar nga pala azerbajxhanase, por nga intervista që ambasadori i ka dhënë Genc Kondit të shqiptares.com marrim vesh se nuk është kështu. Projekti TAP ka të njëjtat shanse që ka dhe projekti Nabucco, që do duhet të kalojë më qendër të Europës, duke përshkuar Austrinë. “TAP-in duhet ta mbështesin Italia, Greqia e Shqipëria. Nuk do të ketë të ardhshme për këtë variant, nëse këto vende nuk japin mbështetje totale”, thotë ai, dhe me mbështetje ka parasysh “të gjitha lejet e mundshme”, pa e sqaruar mirë se ç’kupton me këtë.
Re.Pu.
Add new comment