Pse merresh me politikë? Dhe Vangjel Tavo përgjigjet ...

Postuar në 13 Gusht, 2012 13:28

Një nga pyetjet që i bëhen Vangjel Tavos, ish-deputet i PS-së, sot i bashkuar me LSI-së, në një intervistë të gjatë të natyrës intime për Gazetën Shqiptare, është e pritshme, por është nga ato pyetje, ku rëndom një politikan ka gjëra për të thënë: “Pse vendosët të hyni në politikë?” Mirëpo, përgjigja është shumë e thatë, cliché, shumë impersonale. Mund të ishte më origjinal. Ja përgjigja:

“Kam hyrë pa dëshirë [në politikë], por mund të them që jam përpjekur që t'u qëndroj premtimeve të mia ndaj elektoratit tim. Jam përpjekur që elektoratin ta ndjej, ta respektoj dhe mund të them që kam ndjerë të njëjtin reagim dhe të njëjtën dashamirësi, të njëjtin respekt edhe nga ana e njerëzve, të cilët më kanë mbështetur dhe më kanë bërë deputet, jo pak por 5 herë radhazi në të njëjtën zonë elektorale. Pra, doja të them se që nga momenti që u futa pa dëshirë, mund të them që jam në politikë me dëshirë dhe i kënaqur. Ndjej satifaksion për punën që kam bërë dhe ndjehem i kënaqur me elektoratin tim, pasi kam krijuar një marrëdhënie të veçantë. Jo si i zgjedhur dhe zgjedhës, por një marrëdhënie miqësore dhe njerëzore.
Kur u bëra deputet për herë të parë, nuk mund të them që u ndjeva shumë i lumtur. Mund të them që isha i kënaqur që fitova, por e dija ç'më priste. Më priste një punë shumë e vështirë, që të arrija të paktën të realizoja premtimet që unë i kam bërë elektoratit. Pas mandatit të parë, të dytë, të tretë, të katërt, mund të them që ndjehesha shumë mirë, sepse përballesha me elektoratin tim, me premtime 100% të realizuara.”

E.G.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>I modh fare ky greku.Nuk ka cipe sigurisht,kur thote i realizova premtimet 100%.I themi qe vitin tjeter te mos kanditoje,se qeka</p><p>lodh shume keto 20 vjet,por eshte e sigurte qe do te pranoje perseri te lodhet te vuaje per interesat e elektoratit.Ha ha,c&#39;na ka gjet.</p>

Submitted by Pena (not verified) on

<p>U revoltova shume kur e lexova te G.Shqiptare,por atje nuk behen komente dhe e ndrydha ne vetvete.Artikulli ishte bere me &quot;mjeshteri&quot;per te retushuar pislleqet e doktoreve politikane,por ne kete rast eshte zgjedhur nje politikan nen nivelin medioker,nje njeri i paskrupull,qe si parim te tijin ka vetem pasurimin me cdo kusht.Me qe priste shume nga PS-ja,por ajo s`po ia jepte dot mundesine (si me pare) tani qe eshte ne opozite,Tavos nuk po i pritej me,kur shikonte koleget e LSI-se qe i jane futur pilafit me dore,ndaj e braktisi PS-ne dhe iu hodh ne qafe pa humbur me kohe ,banditit kusar qe s`ndien te ngopur I.Metes dhe kryekriminelit ne sherbim te UDB-se ,antishqiptarit me te shquar S.Berishes.Pyetja me e pare,me e natyreshme,e domosdoshme dhe &nbsp;e thjeshte,por me interes per lexuesin,qe gazetarja e ka shmangur qellimisht,do te ishte:&quot;Perse u larguat nga PS-ja,pas kaq mandatesh dhe i votuar nga ai elektorat ? &quot; &nbsp;;Por,ne s`kemi gazetare dinjitoze,kemi mercenare te rekrutuar ne media nga politika. Turp te kete ajo zonja ,qe u lepihet &nbsp;funderrinave te tilla,qe edhe pas kaq vjetesh jete me nenen e dy femijeve,nuk i kane mjaftuar te bindet per te bere martese zyrtare.Ja,keta na &quot;perfaqsojne&quot; &nbsp;sot.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Sa para ju ka paguar ky Tava ju te Respublika per keto &quot;furçe&quot; bajate ???</p>

Submitted by Olti (not verified) on

Te jene te gjithe Berishistat si Nik & co, Valle??? Shkoni cfare caraci qe eshte .... Proteston per persekutim politik nga Muci kur mbret eshte ende Sala????
Nik or mik, nuk je tu shkru gjo... Thjesht Ben copy&paste te vijes se Pe- De, se tek muri Respublices!
Ec or bablok leni gazetaret rehat e te punojne se boll probleme u hap lideri jot shpirteror. Kur ske gjo Ne mendje boj pushim 1a 2 muj!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.