Si u shndërrua një 18 vjeçare në vrasëse?

Postuar në 13 Gusht, 2012 10:21

Banorët e fshatit Krrabë, në periferi të Tiranës janë bërë dëshmitarët e një vrasjeje të paralajmëruar. 18-vjeçarja Nazmije Visha nga fshati Vilë ka vrarë në mesnatë 45-vjeçarin Fiqiri Muça, pas një historie intime plot me mistere që dyshohet se ka nisur që kur autorja e krimit ishte vetëm 14 vjeçe.

Viktima me origjinë nga Burreli, me statusin i martuar ishte mik shtëpie në familjen e adoleshentes, pasi motra e saj është e martuar me vëllain e tij. Policia shpreson që të zbardhe arsyet kontradiktore të këtij krimi tek një ngjarje e denoncuar në muajin maj të këtij viti, atëherë kur edhe media njoftonte zhdukjen e Nazmije Vishës dhe kur madje edhe e ëma e saj tentoi të vetvritej për këtë shkak.

Adoleshentja u gjet në Burrel dhe i kishte deklaruar policisë se ishte rrëmbyer nga 45-vjeçari Muça, dhe që sipas saj ai e kishte mbajtur me dhunë në një pyll. Por, më pas adoleshentja kishte tërhequr denoncimin, duke thënë se kishte ikur me dëshirën e saj. Kaq kishte mjaftuar që policia e Burrelit ta mbyllte dosjen.

Ajo u largua përpara dy muajsh, nuk erdhi pasi e kishin rrëmbyer dhe e mbajtën 11 ditë në një pyll. Menduam se mos i kishte ndodhur gjë apo se mos e kishte shitur, por ajo s’na mori në telefon dhe s’na tha që e kishte marrë”, deklaroi Safete Visha, kushërira e autores.

Pas këtij momenti, adoleshentja është dërguar tek gjyshërit e saj në Krrabë, për të qenë më e sigurtë nga ndonjë sulm i 45-vjeçarit. Vajza ndërkohë ishte fejuar dhe duket se kjo kishte shtuar agresivitetin e tjetrit ndaj saj. Mbrëmjen e krimit, viktima ka mbërritur i shoqëruar nga një taksist në fshatin Krrabë dhe dyshohet se qëllimi i tij ishte ta rrëmbente sërisht 18-vjeçaren. Adoleshentja thotë një burim i policisë ka qëlluar me armë, duke e ndjekur me breshëri të shtënash nga porta deri sa e ka lënë të vrarë pothuajse 500 metra larg shtëpisë në një livadh.

E ka mbajtur me zor, dhe ajo kishte frikë, se ai e kërcënonte që do i vriste familjarët e do i digjte shtëpinë. Tashmë ajo ka 8-9 muaj që ishte fejuar dhe i fejuari donte ta merrte edhe pse u rrëmbye. E rrëmbeu (viktima 45-vjeçar) përpara dy muajsh nga shtëpia e saj”, shtoi kushërira.

Nga ana e saj, Policia e Tiranës deklaron në njoftimin për shtyp se viktima është ish-bashkëjetuesi i adoleshentes dhe se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Top-channel

Comments

Submitted by genti (not verified) on

te lumte dora lali.me vjen keq per ty qe do i vuash vet mungesen e ketij shteti te qelbur.po ky qeflliu e paska kerkuar vet.

Submitted by petro (not verified) on

Ke vënë nderin tënd e të familjes në vend. Guxim vajzë, ta përballosh këtë situatë me trimëri, ashtu siç u përballe me manjakun seksual. pamëdyshje do kesh rrethana lehtësuese.

Submitted by davidi (not verified) on

bravo petro dhe ajo kur ta lexoje komentin tend personal dhe kurajo dhenes do te te falenderoje. do te te falenderoje edhe mirela kumbaro. ti i paske pergezimet pa dallim si per femrat qe vrasin ashtu edhe per ato qe perpiqen te shkruajne.

Submitted by Petro (not verified) on

Bravo e p...it të satome. Ti kritizer shkruaj për vete e mos shih të tjerët. Përgëzimet e mia nuk i jap që ti marrë kokrra jote e budallait dhe t'i përdorë si kunj për të kruar bythën. Dhe mëso të shkruash shqip koqe, se aty dy rreshta i ke përpos se me gabime gramatikore.

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Kjo eshte nje ngjarje e  paster si drita e diellit per nje shtet te kalbur teresisht dhe qe i shkaterron jeten nje adoleshente duke e kthyer ne vrasese pasi e shkreta beri gjithcka qe te shpetonte nga nje monster.  Policet dhe prokuroret e lane te lire qelbesirin kur e rrembeu vajzen heren e pare,  meritojne burgun.  Edhe ai palocoja policise qe ben deklarate per shtyp qe vrau "ish-bashkejetuesin"  per ta nxjerr viktime kriminelin dhe kurve nevrastenike vajzen e gjor, meriton nje proces penal.

Mustafa, kam nje thirrje per ty dhe per gjithe miqte e mediave. Kur te behet gjyqi i kesaj heroines duhet ti beni thirrje opinionit publik te mblidhet para Gjykates ne solidaritet te vajzes. Po qe i madh presoni publik ne kete rast e shkreta mund ta hedh edhe me nje denim te lehte.

Submitted by davidi (not verified) on

te mbledhim edhe fonde qe ti paguajme familjes se atij qe ende nuk eshte vleresuar nga drejtesia qe ti fale gjakun dhe te terheqe denoncimin se mbase e lirojne fare heroinen tende.

Submitted by davidi (not verified) on

e ka ndjekur 500 m duke e qelluar me bresheri kallashi deri sa e palosi?! ai e paska kruajtur me te bijen e rambos.

Submitted by Astrit (not verified) on

Kjo 18 vjecare nuk eshte vrasese ne kuptimin ligjor te kesaj fjale. Nese ngjarjet e raportuara ketu jane reale ajo ka vepruar per vetmbrojtje, per te shpetuar veten ndaj dhunes se paralajmeruar nga i vrari.

Vetmbrojtja nuk duhet te denohet nga ligji, vetmbrojtja nuk eshte hakmarrje.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.