Fareed Zakaria i parë si viktimë e ‘sistemit të vet’

Postuar në 13 Gusht, 2012 14:50

Gazetari dhe autori i njohur amerikan, Fareed Zakaria kërkoi ndjesë publikisht për plagjaturën e kryer (kemi informuar mbi këtë gjë në dy shënime tonat), por shumëkush nuk është mjaftuar me kaq. Me siguri, ai ka mbjellë shumë armiqësi me suksesin e vet, por në shumë raste motivimi i kritikës ndaj tij duhet të jetë tjetër; madje, ndokush nuk e ka me të, por me “sistemin e yjeve televizivë në këtë botë globale, që prodhon e merr në mbrojtje gazetarë e autorë që paguhen me mijra dollarë për hiçgjë, i fut dhe i mban këta yje në një rrjet kontaktesh, ku këta i bëhen krah sho-shoqit, e ku një rrjet tjetër vartësish punojnë për yjet. Janë yjet që kanë një staf që punon për ta; njerëzit e stafit janë më të talentuar, por ata nuk ia dalin dot të bëhen pjesë e sistemit, ngaqë nuk kanë mbështetje”.

Kjo është ideja e Eric Zuesse-it, që ka shkruar një artikull me titull ‘How Zakaria Helped Create the System That Bit Him Back’. Autorët e vërtetë të librave të Zakaria-s e të ‘yjeve’ të tjerë si puna e Zakaria-s janë vartësit e tyre, janë ata që njihen me emrin "asistentë të kërkimit shkencor”, e që për të spikatur u duhet jo vetëm të shkruajnë librat që njihen si vepra të ‘yjeve’, por edhe t’u qurraviten këtyre punëdhënësve të tyre. Ndërsa vetë ‘yjet’, si Fareed Zakaria, nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, veçse të shfaqen e të mbajnë kontakte e fjalime. Fjala vjen, çdo herë që mban një leksion, 75 mijë dollarët që i merr si honorar/leksion ia paguajnë me radhë kompanitë financiare Baker Capital, Catterton Partners, Dreihaus Capital Management, ING, Merrill Lynch, Oak Investment Partners, Charles Schwab, dhe T. Rowe Price; me paratë që fiton, Zakaria, e të ngjashmit me të, paguajnë stafet e tyre; etj., etj. Ky është sistemi që denoncon Eric Zuesse, autor që shkruan për huffpost.com-in.E.G.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Ne fakt, kritika eshte me vend. Zakaria eshte epitoma e grafomanit qe di gjithcka e shkruan per cdo gje, equivalenti i Fevzinjve tone, por qe ndryshe nga keta te fundit, nuk e ka humbur krejtesisht ndjesine e turpit( keta tonet nuk dine te skuqen me dhe genjejne pa iu levizur asnje muskul fytyre, si shefat e tyre qe i paguajne per te menduar). Megjithate, Zakaria mbetet nje nga intelektualet me te rendesishem te momentit, pavaresisht plagjiatures.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.