Sa burra e firmosën Pavarësinë e Shqipërisë?

Aleksandër Meksi po punon në hartimin e një albumi historik rreth Pavarësisë. Në një intervistë me Skënder Minxhozin për “Java” ai jep edhe disa info mbi deklaratën origjinale që doli nga Kuvendi që shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Dhe del që ende pas 100 vitesh nuk kemi një numër të saktë të atyre burrave që firmosën aktin në fjalë. Thotë Meksi: “...Unë jam duke punuar me një grup njerëzish për botimin e një albumi që lidhet me 100-vjetorin e Pavarësisë, një album historik. Dhe unë u mora në atë grup me pamjen reale të deklaratës së Pavarësisë, me pjesëmarrësit dhe firmëtarët e atij Kuvendi.
Përgjithësisht shumica i kanë rënë shkurt këtij problemi. Nuk kanë qenë të vëmendshëm në regjistrimin e emrave dhe evidentimin e tyre, në kërkimin e biografisë së tyre. I vetmi që atë listë e jep të plotë, – rreth 77 veta, që quhen delegatë e që iu dihen emrat, – është Bardhosh Gaçe. Me ndonjë pasaktësi të vogël, por që e jep të plotë. Të tjerët, duke përfshirë edhe Historinë e Shqipërisë, edhe persona të tjerë, japin shifra të gabuara, deri edhe emra të gabuar personash pjesëmarrës. Nga ky kërkim që kam bërë unë rezulton që, së paku 43 emra kanë qenë të pranishëm. Prej tyre, rastësisht, 3 vetë nuk kanë firmosur, – nuk kanë ndenjur deri në fund, ose kanë lëvizur kur janë hedhur firmat. Por, Luigj Gurakuqi, të nesërmen, kur lexon procesverbalin për ta miratuar, thotë që: Kush do të vijë, sot e tutje, – ngaqë filluan të vinin delegatët, – do të firmosë deri ditën e fundit këtë dokument. Në fakt, nuk firmosi njeri tjetër, përveç atyre 40 vetëve ditën e parë...”
A.N.
Comments
hahahaa, shume e bukur kjo
<p>hahahaa, shume e bukur kjo zgjedhja e ketyre dy pullave per ilustrim. Shqiperia e Qemalit bente 90 leke, kjo Shqypnia e sotme mes qindra flamujsh laran-laran, qe kerkon te integrohet e zeza ben edhe me pak.... 20 leke. hahahaa. e ka cmimin te larte Saliu kur thot Shqiperia 1 euro ore :) E shifni sa e do Shqypnin ai mut? :)</p>
shtet rrumpalle. Akoma nuk di
<p>shtet rrumpalle. Akoma nuk di kush ia ka shpallur pavaresine. Pika mu ne koke. Me siguri gjyshi i Saliut dhe axha i Jozefines e kan shpall.</p>
Ne foto-pullePoste: Popull
<p>Ne foto-pullePoste: Popull katunarsh.</p><p>Keshtu i la turku. Keshtu vazhdojne te qeverisin dhe te adminitrohen.</p>
Add new comment