Në Kushtetutë i gjeti shtigjet dhe Hitleri - thotë Moisiu dhe i quan privatizimet e Imamit "punë biznesi, jo punë ushtrie"

Postuar në 17 Gusht, 2012 06:35

Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu - që për shkak të postit të kreut të shtetit ka mbajtur edhe detyrën e komandantit të përgjithshëm të ushtrisë për 5 vite me radhë - ka hequr një paralele të ashpër duke e krahasuar situatën e sotme të vendit me situatën kur në Gjermani erdhën në pushtet nazistët.

"Edhe Kushtetuta e Republikës së Vajmarit që ishte në Gjermani para vitit 1933 ishte nga më të përparuarat në kohën e vet. Por ajo solli në fuqi Hitlerin, pavarësisht se në rrugë paqësore, por kjo Kushtetutë i hapi shtigjet" - citohet Moisiu nga e përditshmja shqiptarja.com.

Duke komentuar frymën e përgjigjeve refuzuese të Ministrit Imami për kontrollin parlamentar në institucionin që drejton, Moisiu shprehet: "Nuk po merret vesh çfarë po ndodh në Ministrinë e Mbrojtjes, ka shumë të dhëna… Kjo është një shkelje e rëndë e demokracisë. Ushtria nuk mund të jetë jashtë kontrollit parlamentar".

Për nxjerrjen në shitje të gjithë pronave të ushtrisë, ish-ushtaraku i lartë krahason: "Koloneli rus i tha gjeneralit të tij: Gjeneral do ta kërkojmë këtë bazë (Pashalimanin) si çifutët nëpër shkretëtirë dhe nuk kemi për ta gjetur. Pra edhe këto pasuri kombëtare, që i ka pasur ushtria, - sigurisht që mund të kenë qënë shumë dhe mbase disa nuk duhen, - por ama duhet që gjithçka të jetë me transparencë të plotë. Këtu me duket se nuk ka mendim ushtarak, por ka mendim më shumë biznesi". (A.N.)

Comments

Submitted by @kevinjon@ (not verified) on

O Moisi!

Mos fol pa lidhje do thoshte Kosovari. Une te them mos mashtro publikun!

Gjysem te vertetat jane kur thua dicka dhe nuk thua dicka tjeter qe eshte shembull po i njejte per te njejten ceshtje por qe nuk deshiron ta permendesh.

Shembulli tjeter qe ti nuk e permend me dashje:

Hitleri organizonte demostrata te dhunshme ne emer te popullit "opozitar" dhe provokonte rendin ligjor e sigurine per te shkaktuar tension e anarshi ..qe me pas ti thoshte se Ai i vetem eshte ne gjendje te sjelle qetesi e rregull. Njesoj si Rama! Akuzonte per cdo gje dhe per anti-patriotizem duke propaganduar se cdo gje qe ben qeveria eshte ne dem te vendit. E njejta retorike e Rames! Digjte edhe ai goma e me the e te thashe....Per te krijuar pershtypjen se nuk vazhdohet me keshtu e ashtu... si Rama sot! Fuste njerezit e vet ne cdo organizate gjoja te pavarur sic ben PS-ja e sotme dhe shiste politiken e vet nen cadren e tyre, njesoj si ajo ceshtja e plehrave edhe pse parlamenti e dha fjalen e tije sic behet ne cdo shtet demokratik ku shumica vendos. Mohonte cdo bashkepunim dhe mohonte qarte demokracine me thenjen e famshme: "dua ti fshije njehere e mire te gjitha partite demokratike nga faqa e dheut" sic ben Rama sot duke proklamuar idhullin e vetem dhe krjuar imazhin e Berishes gogol. Apo AKZ-ja sot qe thote "te gjithe te tjerat jane parti anti-kombetare, na zgjidhni vetem ne"?! Diktonte e sajonte trazira parlamentare ne parlament per te thene: "ja shikoni vete, demokracia nuk funksionon" sic ben Rama i sotem. bente sparkata me biseda te fshehta per te futur ne sherr sic ben sot e mot sa me Ilir Meten e sa me pseudo-partite qe skane asnje deputet ne parlament. Merrte peng te drejtat dhe hapsirat qe ja lejonte demokracia per te shkaterruar cdo arritje nga brenda dhe per te imponuar veten si qeveri e dyte. Nxirrte lloj lloj justifikimesh si ato te sotmet e PS-se me imunitetin. per te bere politiken e tije dhe terrorrizuar kundershtaret duke kapur peng intereat kombetare si me statusin. Bllokonte cdo ligj dhe arriti te bllokoje parlamentin duke hyre e dalur si ti a kishte qefi sic beri Rama 3 vjet rresht. Mohonte rezultatet e zgjedhjeve sepse nuk i dilte llogaria. Nxinte e sterronte realitetin dhe thoshte gjithnje ne fund "ne jemi alternativa" apo "duhet nje ri-lindje kombetare" ku te shporrim kete apo ate.

Ja disa shembuj o plaku mere qe ti nuk i shikon e permend se nuk te intereson!!!

Prej nje Berishe qe po mundohet te shmange pengesat terrorriste qe shaktoi Rama si ne institucione ashtu edhe ne interes te reformave qe duhen e kerkohen nga Evropa nuk mund te thuash aspak dhe kurre se po ngjason me Hitlerin e kohes. Hitleri eshte ne fizikun e Edi Rames! Berisha po mundohet te cmontoje thjeshte ato mure qe u vune ne kohen e PS-se dhe qe treguan me fakte se nuk jane te pavarura por se jane ne sherbim te politikes Ramiste. Berisha thote qarte se ku do te shkoje! Ai thote se duhet te intergrohemi sa me shpejt ne Evrope! Futi shqiperine Nato! Hoqi vizat dhe hapi shqiperine per investime nga jashte. Liroi ekonomine me ligje liberale me qellimin e vetem qe te nixtet me shume liri e treg. Berisha po ben ate qe ben cdo kryeminister ne boten demokratike duke bere punen e tije sic ja kerkon kushtetuta e konform ligjeve e te drejtave organike qe jane jo vetem konsekuale. Te kontrollouara dhe imponuara nga bota demokratike por mbi te gjitha jane te njetat ligje e forma administrative per te cilen qeverisi PS-ja e dikurshme.

Te quash Hitlerizem, zgjedhjen kushtetuese te Presidentit, Shefit te SHISH dhe postet e tjera qe jane tager e kryeministrit eshte jo vetem marrezi por fshehje e krimit politik qe propagandohet sot nga Opozita per te bllokuar shqiperine me synim pushteti.

kev

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Ja edhe nje tjeter neperke besnike deri ne vdekje e SRBit, lindur dhe edukuar ne shkollen e famshme "Gjarperinjte e Vicidollit"

Submitted by nik (not verified) on

lereni rehat te shkretin mois.pasi mbaron lojen e dominose.nuk di se cfare thote.mos ja veni re,se pershesh me kos po ha.

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Alfred Moisiu mbetet i vetmi president korrekt, trim dhe patriot qe ka njohur deri me sot Republika e Shqiperise. Nder shume te paktat gjera te mira qe ka bere SRBi.  Ti Nik na kujton gjithmone qe jemi nje popull langaraqesh dhe qe nuk kemi respekt edhe per ato pak figura qe i kane sherbyer progresit te Shqiperise.

Submitted by lab gjysem opinge (not verified) on

boooooooooooo dolen ket dy legenat e SRB, cne ju komentet e mesiperme per te njejten teme, si keni ndar detyrat per fundjave sic duhet, njeri nga tema tjeri te respublica duhet te ishit se ka material dhe andej? po dhe nga ushtria markeni vesh ju more sahan lepires?

Submitted by nik (not verified) on

labushe moj shpirte.mos mu merzit moj zemer se ke kohe deri ne 2017 ne opozite.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.