"Shaqiri po të donte të ndihmonte opozitën, e rrëzonte Berishën për 5 minuta me tabulatet e Shkëlzenit"

Postuar në 22 Gusht, 2012 05:01

Hiperaktiv në editorialet e tij të përditshme, Mero Baze është shpesh edhe pasqyrë e saktë e humorit të opozitës lidhur me ngjarjet politike në vend. Në editorialin e fundit është marrë me sulmet e PD-së ndaj ish-kreut të SHISH-it Bahri Shaqiri.

Shkruan Baze: "…Kur Berisha e përsërit një gjë disa here, e ka një hall. Ka tri ditë rresht, që nxjerr nga një deputet te vet të sulmojë Bahri Shaqirin… Pati  një supervlerësim nga ambasadori amerikan Arvizu, për punën e tij…Duket se ka mjaftuar pikërisht ky vlerësim i ambasadorit Arvizu …për ta futur Berishën në një luftë kundër këtij qëndrimi publik të qeverisë amerikane. Për të tretën ditë rradhazi, një deputet, del njësoj si ajo çupëlina e PD-së, e cila lexon një deklaratë për imunitetin, duke lexuar tashmë një deklaratë kundër Bahri Shaqirit…I pari që u përdor në këtë fushatë ishte Genc Pollo, të dytin në radhë nxorri Enkelejd Alibeajn, i treti ishte Tritan Shehu, i cili përdoret rregullisht…"

Pasi konstaton se dalja për të tretën ditë rresht e deputeteve të PD-së, është një qëndrim i qartë kundër qëndrimit amerikan, Baze ka një konstatim për raportet Shaqiri-Opozitë:

"Bahri Shaqiri nuk është ndonjë njeri popullor në vend, biles atë e njohin shumë pak persona. Por, askush nga opozita nuk ka ndonjë simpati të veçantë politike për të, qoftë dhe për arsyen e vetme se po të donte të ndihmonte opozitën, do të mjaftonin tabulatet e Shkëlzenit për medien, për të hedhur qeverinë për 5 minuta…"

Për Bazen, që duhet thënë se është një lloj berishologu në këtë fushë, fiksimi pa kontroll i Berishës me SHISH-in lidhet së fundmi me tabulatet telefonike të djalit të vet Shkëlzenit. "Sali Berisha e di mirë këtë nder që ai ia ka bërë" – thotë Baze për Shaqirin e më pas shton se tabulatet e Skëlzenit janë "një nga arsyet e mëdha përse Berisha e do me çdo kusht kontrollin mbi SHISH…"

A.N.

Comments

Submitted by antispiuni (not verified) on

Shaqiri ishte nje legen si te gjithe te tjeret; si Dritan Prifti e plehra te tjera qe mbane dhe prodhon Shqiperia ne çdo kohe! Shaqiri u dashka çuar ne burg per shantazh. Perderisa i paska pasur pergjimet skandaloze, perse nuk i dergoi ato siç thote Ligji ne Presidence dhe Prokurori?! Apo mendonte se do te rrinte ne post duke i bere presion Berishes?!

Por Berisha ja ka bere mire ati plehre. Madie po mendoj perdite e me shume se kjo klase politike e degjeneruar do nje autokrat si Berisha qe ti fshije ashu siç po i fshine perdite.

Berisha eshte bere mjeshter i madh kohet e fundit; po tregon se nuk eshte më vetem nje ithtar i metodave autokrate te Komunizmit dhe Roberspierit(te cilet i njeh shume mire per arsye historike !) por ka filluar te jete nje zbatues i shkathet i metodave te Makiavelit dhe atyre bizantine. Rasti i shkarkimit te Shaqirit, eshte tipik dhe une e pergezoj per kete!! Me nje anarkist si Edi Rama ne krye te opozites, Berisha do te mbreteroje gjatë.

Berisha ka vetem nje fatekeqesi; djali i tij nuk eshte ne lartesine e duhur, dhe besoj eshte mallkimi me i madh qe i ka derguar zoti , dhe jam i bindur se ai e ndjen kete por nuk e rregullon dot. Per te tjera ai as qe e rruan.

Ne madatin e pare ai beri "si karaduz" dhe e gjeti belaja. Nuk u shkeput dot nga "gjaku i te pareve". Por 8 vjet ne opozite e kane shkundur dhe ka zene mend per shume gjera,  si psh; duhet te pasurohet nepermjet "punes" dhe jo duje vjedhur pa bere gje nga tenderat e energjise etj,  si dhe te beje "shtat hile e nje trimeri", apo siç thonin grekerit e lashte "vdiq trimeria dhe guximi grek por rron dinakeria".  Ai po tregohet dinak si pak kush dhe per kete e pergezoj. Keshtu i do mushka drute ne kete vend ku te gjithe vjedhin dhe asnje nuk ben ndonje gje te hajrit.

By the way

Submitted by Anonim (not verified) on

Kjo lesh opozite as e din dhe as ka per ta ditur se ke ka me vete. Sali Berisha ka punuar heret per kete problem. Te gjithe ata qe jane vene ne pozita drejtuese ne krye te institucioneve te rendesishme, ai, ose i ka pasur njerezit e tij, ose i ka blere. Pra, OPOZITA, nuk po del dot mbi lojen e Berishes. Ajo po tregon paaftesi, dobesi dhe pamundesi per te ardhur ne pushtet. Edhe sikur rastesisht te vije ne pushtet, ajo te gjithe njerezve te Berishes, ose do ua lere pushtetin ne dore, ose do t'i ngreje ne pozita, ne grada.

Submitted by TARASI (not verified) on

.Z.MERO

KAM NJE RESPEKT TE VECANT PER PUNEN QE BENI,DHE SHPRESOJ QE SHQIPTARET TJU KUPTOJNE.POR DUHET TE MUNDOHENI QE TE JENI ME REALIST.BESOJ SE JU E KUPTONI QE PERDORIMI I TELEFONIT, TE TROPOJANIT SHKELZEN NE VEPRIMTARINE E TIJ ME SIGURI QE ESHTE I KUJDESSHEM.AI ME SIGURI VEPRON ME NUMRA TE HUAJ..APO KENI MERAK QE SI PAGUAN DOT.POR QE ZOTERINJTE E "SHISH" ME SIGURI E DINE

SE SI KOMUNIKON  TROPOJANI SHKELZEN ME BASHKEPUNETORET E TIJ NE GRABITJEN E PASURIVE TE SHQIPERISE.SEPSE "SHISH" ME SIGURI DUHET TI PERGJOJI TE GJITHE KETA "TRAFIKANT" QE XHIROJNE NEPER SHQIPERI.DHE QE GJEJNE MENJEHERE MBESHTETJE TEJ ZEMERGJERESIA TROPOJANE NE PUSHTET.PRANDAJ AMBASADA AMERIKANE ESHTE E SHQETESUAR,SEPSE PASTAJ DO NDODHI QE DHE SHERBIMET E SAJ KUNDER,TERRORISMIT,DROGES,KRIMIT TE ORGANIZUAR S,DO MUNDIN QE TE LUFTOJNE KETO FENOMENE...POR PROBLEMI JONE NGELET QE SHQIPETARET DUHET TA KUPTOJNE QE PO UDHEHIQEN NGA NJE BANDIT.DHE KUR TE VIJE MOMENTI DUHET TA PERDORIN MIRE VOTEN,PO QE SE DUAN TE JETOJNE SI GJITHE BOTA.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.