Hotelet në Sarandë, 1 milion lekë në muaj për… autobotin e ujit

Postuar në 22 Gusht, 2012 06:04

Rektori i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë Anastas Angjeli në një shkrim për Sarandën në numrin e sotëm të së përditshmes Panorama jep një pamje dramatike të situatës së furnizimit me ujë dhe energji elektrike të qytezës tirustike në jug të vendit.

Shkruan Angjeli: " Një problem madhor, që shqetëson qytetin, gjithë qytetarët e Sarandës, turistët dhe pushuesit vendës e të huaj, dhe biznesin (hoteleri, restorant) është dhe mbetet mungesa e furnizimit të këtij qyteti me ujë të pijshëm.

Një dramë e vërtetë. Qyteti, që në afërsi të tij ka burime dhe rezerva me ujë të pijshëm për të furnizuar gjithë Shqipërinë dhe jo një qytet si Saranda. Për vite të tëra flitet e stërflitet për projekte, të cilat asnjëherë nuk fillojnë e mbarojnë që të kenë në finale zgjidhjen e këtij problemi. Zona të tëra të qytetit (lagje të tëra në pjesën e vjetër dhe e gjithë pjesa e re e qytetit nga Turizmi në Kanal të Çukës) nuk kanë akses me ujë të pijshëm. Njerëz me bidonë në duar që vrapojnë drejt autoboteve, autobote që nxitojnë të bëjnë sa më shumë “rrugë” drejt rezervuarëve të pallateve dhe hoteleve. Këtë sheh çdo mëngjes, drekë dhe mbrëmje…".  

Dhe pasi shtron pyetjen "Si mund të bëhet turizëm dhe pushime pa ujë? Çfarë ka ndodhur dhe cilat janë arsyet?", Angjeli rendit disa të tilla, pa përjashtuar që sotiata mund të lihet edhe kinse në këtë nivel për të favorizuar "biznesin e autoboteve".

Shkruan Angjeli:  “Gojët e këqija” në Sarandë thonë se situata dramatike e furnizimit me ujë, sidomos gjatë verës, është e lidhur me zhvillimin e një biznesi të ri, atij të furnizimit me autobote me ujë të ndërtesave, hoteleve, restoranteve, kostoja e të cilave varion nga 2500 në 4000 lekë (të rinj) për bot. Vetëm një hotel, me 25-30 dhoma, do dy autobote në ditë me ujë, që arrin në një kosto prej gati 100 mijë lekësh në muaj (1 milion lekë të vjetër) për çdo subjekt, hotel apo restorant. Biznesi i autoboteve të ujit në Sarandë përflitet si “biznes jo i keq” dhe pse jofitimprurës, jo vetëm për autobotet, por dhe për ata që “fshihen” pas tyre. Pasojat: Saranda, qytetarët, pushuesit, turistët, bizneset vuajnë “dramën” e mungesës së ujit…."

A.N.

 

Në foto: Një fëmijë luan me dallgët në plazhin e Ksamilit në Sarandë (LSA)

Comments

Submitted by kris (not verified) on

<p>po ky minister ekonomie qe ,pse nuk e regulloi problemin e ujt,sic regulloi universitetin e vet,vilen e vet ne sarande etj.</p>

Submitted by mika (not verified) on

<p>Caci ka dhe toka ne shengjin dhe ne Sarande dhe universitet.. Ku i gjweti leket ky kopil? Apo me konsulence. 8 vjet ne qeverisje talli b..... me dreka darka dhe duke vjedh doganave, tani u kujtua per Saranden. Ky duhet fut ne burg i pari.</p>

Submitted by artan (not verified) on

<p>anastas angjeli nje hajdut i paskrupull dhe nje sherbetor i kauzes greke ne shqiperi. plehre</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.