23 shqiptarë mes 2237 europianëve të një studimi amerikan për racat. Dhe ja përfundimi...

Dy profesorë të Universitetit të Kalifornisë, Peter Ralph dhe Graham Coop kanë botuar një studim për Gjeografinë Aktuale Gjenetike të Paraardhësve në të gjithë Evropën. Ky studim ka shfrytëzuar një bazë të dhënash të quajtur POPRES që ka marrë të dhënat gjenetike të 2,237 europianëve. Të dhënat e tyre gjenetike janë përdorur për të verifikuar trashëgiminë gjenealogjike të banorëve të Evropës deri në 3 mijë vjet më parë.
Pjesë e këtij studimi ishin dhe të dhënat gjenetike të 9 shqiptarëve nga Shqipëria dhe 14 shqiptarëve nga Kosova. (23 shqiptarët në fjalë janë me banim në Londër dhe Lozanë).
Ky studim mundëson shumë diskutime, megjithatë rezultatet nga tabela në faqen 37 (ndiqni linkun në fund të shënimit) tregojnë që shqiptarët janë kombi më homogjen në Evropë dhe që të gjitha popullsitë e Ballkanit kanë paraardhës të përbashkët me shqiptaret që datojnë më shumë se 2 mijë vjet përpara edhe përpara dyndjeve sllave në këto rajone.
Në faqen 15 të studimit (Kush janë shqiptarët) thuhet se shqiptarët modernë mund të jenë pasardhës të njerëzve që kanë banuar në pjesën lindore të Adriatikut dhe në Salenton e sotme (Itali) gjatë periudhës romake. Më poshtë është pak nga pjesa ku përmenden shqiptarët:
“Niveli më i lartë i Prejardhjes së Përbashkët të Identitetit gjendet tek individët që flasin gjuhën shqipe, që kanë një rritje të prejardhjes së përbashkët që vjen që nga 1,500 vjet më parë. Kjo sugjeron që një pjesë e rëndësishme e pararendësve të shqiptarëve moderne kanë qenë nga një grup relativisht koherent dhe i mbledhur popullsie që ka qenë i qëndrueshëm për të paktën 1,500 vitet e fundit...”
A.N.

Ky botim shkencor me autorë amerikanë i korrikut 2012 mund të konsultohet në:
The geography of recent genetic ancestry across Europe
(University of California at Davis, USA)
http://arxiv.org/pdf/1207.3815v1.pdf
Comments
Pooooooo, ja dhe nje studim

Pooooooo, ja dhe nje studim tjeter qe flet per lashtesine e races me fisnike te Everopes, per ate race njerzore qe nuk humbet por edhe nuk shpiket papritur te formoje ndonje shtet ne vendin e origjines (sic u be me krijesen nga me fantastiket, Izraelin). Ja pra qe edhe Cavallo Sforzza kishte te drejte ne studimet e tij kur gjuhen shqipe e rreshtonet per vjetersi perpara shume gjuheve evropiane duke ja kaluar edhe greqishtes dhe latinishtes, Mbetem gjithmone me shpresen se se fundi do te vertetohet qe kultura gojore, perrallat, mitet dhe mjaft nga figurat e botes se vjeter qe sot mbahen si sinonime te fenomeneve njerzore e natyrore, te stergjysherve te shqiptareve, jane pervetesuar nga greket ne menyren me vulgare dhe te padrejte. Vini re, shqiptaret thone: ................... gjithmone fjale te medha si ato te perdorura tek Iliada dhe Odisea! Vjetersia e shqipes dhe e shqiptareve eshte pika themelore e urrejtjes shoviniste mbi ne. Te dashur shqiptare, jemi shume me pak ne numur nga cthone statistikat, Ka shume njerez qe flasin shqip por nuk jane shqiptare, Kujdes!

Nje bisede ne vend te kafes

Nje bisede ne vend te kafes me Dyrdylin, Dardanin e dardajanin. Une gezohem kur Ti komenton me kaq pasion, emocion, dashuri, shpirt e urrejtje. Me te thene te drejten do te gezohesha shume kur ti e din qe qellon ne shenje me qendrimin tend te vije emrin e sakte ne koment. Nuk e ven dot!? Dhe mire ben! Nejse! Niku Dardan eshte kutimplote dhe domethenes. Dardan qe nen koracen e anomitetit me dukesh si Dardajan qe je besnik i idealeve te trashgimnise se te pareve. (Je ti besnik) Nga emri i vertete je plot simbolike lirie dhe jo marionete qe te te shfrytezojne. Po dhe nga emri i dyte je me nje simbolike patriotizmi e stoicizmi te admirueshem. Cfar eshte shfrytezimi? Kjo jete keshtu ecen: te te shfrytezojne dhe te shfrytezosh, te te perdorin e te perdoresh. Te te mashtrosh dhe te mashtrojne. Rrethanat dhe njemilion arsye ta diktojne kete. Bere koalicion per te mbijetuar, po dhe nga ana tjeter i dhe frymemarrje nje monstre ( gjithmone sipas teje) Ne rregull, te kuptuan dhe nga njera ane thame do te zbutet e do te behet me me kompromis politika, me me frymearrje e tolerance. Shfrytezove/mashtrove nje eloktorat te tere dhe te besuan. Te shfytezoje dhe dhe te diskredidoje me filme me ze e me figur duke te bere marionete. Moralisht eshte e denueshme te hysh ne aleanca me mendimin per te shfrytezuar e per tu shfrytezuar. Eshte loje shume e pa moralshme kur hyn me ndergjegje dhe e denueshme. Keshtu hyri dhe Edi Rama dhe deformoje kushtetuten. Hyri per te shfrytezuar po e shfrytezuan. Keshtu hyre dhe ti dhe te shfrytezuan dhe shfrytezove. Po per vete ama jo per popullin e shqiptarizmen. Dardan ke ne dore te lash pak fytyren tende. Me te thene te drejten ke ne dore shume per tu lartesuar. Dardan oponence ne koalicion duhet te besh, duhet ta shfrytezosh per ceshtjet kombetare. Per detin, per dinjitetin e shqiptarizmes, per plehrat e per njemije gjera te mira. Nuk i ben se ste lene tahmaja se ke rene brenda ne kove te qymshtit dhe nuk del dot!? Po une besoj se mjaft tlyne ke bere dhe eshte koha te kercesh tani sa nuk eshte vone. Eshte koha e Dardaneve te vertete.......

Ky studimi amerikan verteton

Ky studimi amerikan verteton konkluzionin e Enciklopedise amerikane te vitit 1930 e cila thote se :......shqiptaret jane popullsia me homogjene e Eurpes dhe nje nga me homogjenet ne bote me 98% homogjenitet ....._-

Ja edhe studimi gjenetik nxori te njejten gje--

Edhe babai i teroise raciste Monsier Arthur Comte de Gobinon thote ne veperen e tij : Pabarazia e racave , se :...shqiptaret jane e vetmja race ilire autentike ne Ballkan

Pretendohet se shqiptaret jane e njejta race me popullsine Baske ,_Popullsia Baske eshte popullsia me e vjeter e Europes --Edhe Stalini i tha njehere Enverit :...Ju shqiptaret mos jeni e njejta popullsi me Basket, se i keni ritet e vdekjes te njejta .....

Nderkaq qe sipas nje studjuesi italian Boldrini , thote se :....gjuha shqipe eshte gjua para indoeuropiane, dmth gjuha me e lashte e Europes ....

Raimondi-t, Biseda qe eshte

Raimondi-t, Biseda qe eshte bere midis Enverit dhe Stalinit ka qene jo per popullsine Baske por per popullsine Albanet e Kaukazit.

Jo ore, jo Nuk eshte folur

Jo ore, jo Nuk eshte folur fare per popullsine e krahines Albania te Kaukazit --

Biseda ka qene vetem per popullsine Baske te Spanjes --Stalini tha se Basket kane zakone te njjejta me shqiptaret -----

Jo ore, jo Nuk eshte folur

Jo ore, jo Nuk eshte folur fare per popullsine e krahines Albania te Kaukazit --

Biseda ka qene vetem per popullsine Baske te Spanjes --Stalini tha se Basket kane zakone te njjejta me shqiptaret -----

pershendetje.nuk kam lexuar

pershendetje.nuk kam lexuar per cfare tha stalini por njoh personalisht vasko=bashko-bashkesi...kam 2-3 miq ne valencia,gjakmarrjen,mikpritjen,ndrimi dhe shum fjale me rrenje shqiptare,nuk kuptohet dot me ta asnje katalan apo kasetellano(dialekt madridi)as edhe valenciano.nqs do i shikosh akoma dhe perqitjen e kane afer nesh dhe nuk ngjajne me iberiket.martohen brenda zones se vet ose rraces se vet si arvanitasit dhe emrat i kane disa prej tyre me rrenjen ylli apo te paspjegueshem ne gjuhen spanjolle

Po ore Shqiptare jane me

Po ore Shqiptare jane me origjine ata o burre_-Dhe kam vene re qe ata e dijne kete fakt, se kur ju eshte dhene mundesia kane shfaqur nota pozitive kundrejt nesh

Dhe mire thua ajo fjala Baske, do te thote Bashke,- Bashkesi _- e ke gjetur tamam.

Gjuheteratet tane duhet te merren me gjuhen Baske dhe te shikojne ca ngjashmerie kemi .....

Jabanxhiu-t, Edhe pse jam

Jabanxhiu-t,

Edhe pse jam vertet anonim, me beso, ironia juaj ma helmoi kafen kete mengjez, ketu, fare ne veri te Evropes, larg vendit tim. Me ngarkoni disa gjere sikur te me njihnit, por nuk eshte ashtu. Kam ikur prej shume vitesh nga vendi im per shkak te perndjekjes nga rregjimi fashist serbo-grek. Shume ujra kane rrjedhur dhe ju kurre nuk keni per te ditur se c'dhimbje e sakrifica fizike e shpirterore mund te kete kaluar nje emigrant qe fshihet posht anonimatit si te gjihe blogistet e tjere, edhe pse vete mund te jeni nje emigrant. Nje gje eshte e sigurte per mua, kurdohere do ndihem i turperuar perpara medaljes "Per veprimtari te shquar Patriotike" ne favor te Pavarsise se Shqiperise merituar nga njeri prej gjysherve te mij, kurdohere do ndihem i turperuar para dekorates "Per luften e Vlores" te tjetrit gjysh dhe kurdohere ndihem i turperuar para dekoratave dhe medaljeve te Nenes dhe Babes ne luftrat legjendare te LIIB. Pse skuqem une or mik, pse turperohem? Sepse nuk e besoj vehten qe jame pjelle e tyre, mbasi ika si nje frikacak nga shetpia ime e madhe. Dije o Jabanxhi se pas cdo emri anonimat, pas cdo tastiere qendron nje shpirt njeriu qe eshte e veshtire ta gjykosh. Por per kritiken tende ndaj meje, natyrisht e pranoj, e pranoj vetem sepse nuk isha dhe s'jam i afte te rreshtohem fizikisht kunder atyre qe po e "perdhunojne" Nenen Shqiperi. Faleminderit!

O Dardan, po me Izraelin

O Dardan, po me Izraelin ç'pate xhanem?

Relapso, Kam kete qe nuk

Relapso, Kam kete qe nuk deshiroj qe te formohen diaspora te reja duke grumbulluar diaspora te 2000 viteve te shkuara (me sakte viti 71 AD)

Habi e madhe. Un kam degjuar

Habi e madhe. Un kam degjuar nga te dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Sali Berisha, se shqiptaret jane vllezer me truq!!!!

Kete e permend vazhdiimisht
Kete e permend vazhdiimisht zotnija jote, e nuk len rast pa perbuz racen te ciles pjeserisht i perket. Ky shkrim nuk ka te beje hic me Thacin e Berishen, njerez qe ne fund te fundit kane me u harru e ndodhta edhe me u mallku, por me nje studim per gjenetiken evropiane, dhe jo besimin fetar.
Ma pak urrejtje, zotni, ma pak urrejtje.
Cdo e keqe e ka dhe nje te

Cdo e keqe e ka dhe nje te mire, si dhe e kunderta.

Te pakten kemi nje dicka me se justifikohemi dhe me se te mburremi ose krenohemi:

1-Mburremi se jemi me te vjetrit dhe homogjene si race, kemi c'tu mburremi barbarise sllave te pakten.

2-Justifikohemi se ndaj kemi mbetur kaq kokë...e, se jemi te patrazuar sot e 1500 vjet. Ndaj na shohin si biçim muzeu antropologjik.

keto studimet mbi rracat nuk

keto studimet mbi rracat nuk tingellojne embel ne sensin human.çfare do te thote se ne jemi shume te lashte dhe ndonje fqinj eshte me pak i lashte?Domosdo do te thote qe grupe te caktuara shoviniste ti bien tamburase per te zbuar keta me pak te lashtit.Teori te tilla kapen pas nje filli,te atij termit te nje zoologu gjerman qe Hitleri dhe qarqet imperialiste gjermane te kohes se tij e kthyen ne Bibel,Lebensraum,pra hapesire vitale.Qe te mbijetosh duhet te shuash kombet rreth teje,por kjo nuk eshte e morlashme per kohet tona.Eshte nje e dhene historikisht e pranuar qe sllavet e jugut jane dyndyr ne Ballkan rreth shek.V te eres sone,pra problemi me sllavet nuk qendron tek"lashtesia"por tek dominimi.Dalin kombe te reja qe dominojne kombet e vjetra,si psh Shba sot.Ashtu si ka kombe te lashta qe sot jane te zhdukura.Ku jane mayat,inkasit,olmeket,acteket?Hunet,gotet,asiret,sumeret?Ose me afer,ku eshte Kurdistani?Pra,nje gjer eshte e dhena gjenetike dhe nje tjeter eshte mbijetesa si komb.Per veten time di historikun e familjes time deri ne 350 vjet,ashtu si kujton babai im.Po me teper?Me teper nuk e di,se jam turk,ilir,pellazg,grek,serb a ku di une,por kombesine time e vendosin tre brezat e fundit,gjyshi,babai dhe une vete.Nese gjyshi im do ishte amerikan do perfundoja edhe une amerikan.Thjesht,i pershtatemi fatit,ashtu si babain e nenen na e zgjedh fati.Nuk na ben mire kabareja nacionaliste,kete ide kam.

o jabanxhi mund te kesh

o jabanxhi

mund te kesh ndonje te drejte per ate qe thua per dardanin por shkrimi kishte nje teme shume te rendesishme dhe dardani mire a keq thelbin e studimit e percjell dhe une arrij te kuptoj se ai ( edhe une si ai)eshte i kenaqur nga perfundimet qe nxjerr studimi ti kush je ti?po mire mo jabanxhi arene lufte eshte kjo? po flisni per thelbin e problemet e mos u merni me llafe si grate e rruges .une jam dikush qe nuk n joh dardanun nuk te njoh ty dhe as qe me intereson .Shkon tjetri dhe [erkthen nje gje shume te bukur te vecante te jep nje argument qe te ndihesh krenar qe je shqiptar e ti flet per dyrdylin dardanin dardanjanin a shejtanin .A nuk eshte me mire qe te marrim nga interneti anet me te mire .ate qe nuk ke lexuar kur ke qene i ri( nuk e di pse po jam i sigurt qe eshte keshtu)ke mundesi ta lexosh ketu e ti cben? ti merresh me debate pa shume lidhje .ISHTE SHUME MIQESORE SHPRESOJ SE NUK DO ME FUTESH DHE MUA TEK ARMIQTE

ca dmth rrace e lashte? Te
ca dmth rrace e lashte? Te gjitha rracat jane njesoj te lashta dhe njesoj te reja.
Shkencerisht duhet marre me rezerva sepse ka dhe studime te tjera gjenetike qe pretendojne gjera teresisht te tjera dhe sociologjikisht nuk duhet marre fare se nuk ka lidhje fare rraca as ne qyteterim, as ne ekonomi, as ne kulture. I vetmi tipar i ndikueshem gjenetikisht eshte gjatesia e penisit. Por dhe ky tipar ( oh sa mir me qen kongolez) nuk ka pike rendesie. Rendesi ka menyra e perdorimit.
Epo tani..."rendesi ka vetem

Epo tani..."rendesi ka vetem menyra e perdorimit"...ka rendesi, nuk them, por ka me shume rendesi madhesia....te gjitha femrat qe thone ndryshe jane thjesht genjeshtare...

Ne shyqyr qe jemi te lashte

Ne shyqyr qe jemi te lashte ... se per gje tjeter s'bejme!

Saimiri thote: Ky shkrim nuk

Saimiri thote: Ky shkrim nuk ka te beje hic me Thacin e Berishen, njerez qe ne fund te fundit kane me u harru e ndodhta edhe me u mallku, por me nje studim per gjenetiken evropiane, dhe jo besimin fetar. Ma pak urrejtje, zotni, ma pak urrejtje.

Te theush se "...se shqiptaret jane vllezer me truq..." nuk ka kurrfare lidhje me asnji fè, por me nji kombesi/gjak. Nuk ka fè turke, ku Zoti te jete Sulltani apo Erdogani ?!?!

Shkrimi flet pikrisht per perkatesine/gjenitiken e gjakut (kombesise) euorpiane dhe shqiptare.

Nuk ka qelize te trupit dhe

Nuk ka qelize te trupit dhe detaj fizik qe une kodo qe ndodhem e rrezatoj dhe jam krenar qe jam shqiptar. Ej, ka ikur gjysma e atdheut dhe eksode te tilla bejne vetem personazhet Homerike. Diktature te tille bejne vetem shqiptaret per te kapercyer ulberin e dhimbjes, te jetes mbi vdekjen. Vitalitet shkaterrues e ndertues bejne vetem shqiptaret. Cdo gje te shqipteret eshte magji kozmike hyjnore. Eshte nje energji qe celsi ndodhet ne dore te gjithe secilit ta hapi apo ta mbylli ne negative apo pozitive.

cila eshte arsyeja qe ju

cila eshte arsyeja qe ju perzgjidhni artikuj kaq te dobet si ky i cituari per shtypin shqiptare. nese nuk jeni edhe nacionaliste (pervcse tabloidiste), nga ata vigjilentet qe germojne ne cdo vrime per te gjetur kockat e lashta dhe te autoktonise (a thua se po te vertetohet kjo, bota do na ulet ne gjunje e do na jape frenat e pushtetit ekonomik, politike kulturor), cfare jeni?

Nese M. Nano kerkon eksperimentoje me respublica. me qellimin qe te ndryshoje gazetarine, atehere ndoshta duhet te konsideroje se ndryshimin midis gazetave nuk e bejne vetem gazetaret por edhe burimet qe ata perdorin. Dhe respublica e tij ha nga e njejta corbe ku ha e gjithe media shqiptare (pavaresisht se si e cilesojne nejri-tjetrin).

Studimi ne fjale ka nje vlere

Studimi ne fjale ka nje vlere shume modeste dhe nuk duhet te entuziazmohemi shume:

1) studimi nuk eshte botim shkencor por blog (arXiving database) i autoreve dhe si i tille nuk eshte 'peer-reviewed' . Ky i fundit eshte procesi gjate te cilit specialiste te fushes bejne verejtje dhe korrigjime per pasaktesi dhe ne nje fare menyre i japin legjitimitet nje studimi.

2) Dr.s Ralph dhe Coop nuk jane hic profesore: Dr Ralph eshte i sapodoktoruar ndersa Dr Coop eshte ASISTENT/profesor, nje grade tipikisht e mbajtur nga anetaret juniore te fakultetit.

3) Por si Ralph ashtu edhe Coop jane korrekte dhe serioze ne studimin e tyre. Por ky studim ka me shume karakter metodologjik, dicka qe ne anglisht quhet 'proof of concept'. Ne te nuk gjendet asnje gjurme informacioni qe te mbeshtese kauzen patriotike shqiptare. Perjashto faktin e ditur nga gjithekush qe shqiptaret kane ardhur ne Ballkan perpara sllaveve.

4) Celebrimet kombetare per faktin se "Niveli më i lartë i Prejardhjes së Përbashkët të Identitetit gjendet tek individët që flasin gjuhën shqipe, që kanë një rritje të prejardhjes së përbashkët që vjen që nga 1,500 vjet më parë. Kjo sugjeron që një pjesë e rëndësishme e pararendësve të shqiptarëve moderne kanë qenë nga një grup relativisht koherent dhe i mbledhur popullsie që ka qenë i qëndrueshëm për të paktën 1,500 vitet e fundit...” jane te pavenda. IBD (perkthyer shqip gabim si Prejardhja e Perbashket e Identitetit, ne anglisht eshte Identity By Descent qe i referohet segmenteve te ADN qe jane trasheguar nga nje paraardhes i perbashket) eshte e larte ne tere popullatat e vogla dhe relativisht te paperziera qe perpara 10-20 brezash kane qene numerikisht shume te vogla dhe qe shekujt e fundit kane bere nje ekspansion numerik te madh.

5) Homogjeniteti i shqiptareve eshte relativ. Se pari sepse shqiptaret ngjajne me fqinjet shume me teper sesa te themi italianet me francezet. Vecse shqiptaret e sotem jane me shume te ngjashem mes vedit sesa me greket e sotem.

6) Ne faqen 15 te studimit nuk thuhet se shqiptaret kane banuar ne Perendim te Adriatikut dhe Salento. Por ata citojne nje burim i cili thote se Shqiptaret kane jetuar ne Perendim te Adriatikut dhe Salento dhe autoret nuk thone se studimi i tyre jep ndonje prove per kete por thote se 'rezultatet e tyre jane konsistente me kete fakt' qe ata e marrin te mireqene. Dmth deshira e tyre eshte te vleresojne metodologjine e perdorur prej tyre duke i rritur kredibilitetin me perdorimin e tezave historike qe ata i marrin te mireqena.

7) Pergjithesisht studimi konfirmon ato qe diheshin per historine e popullit shqiptar (por jo ato qe shumica e publikut te painformuar mendon se kupton dhe qe interpreton per qejfin e vet). Dihet qe shqiptaret kane mbi 1,000 vjet histori te dokumentuar ne territorin e sotem. Dihet se gegerishta filloi te dallohej nga toskerishtja perpara ardhjes se sllaveve ne Ballkan pra se shqiptaret kane qene ketu perpara sllaveve. Po ashtu studimi flet per homogjenitet te shqiptareve keto 1,500 vitet e fundit, gje qe eshte mire ta kujtojme por aspak e re per ne.

8) Po ti futemi shkences se holle, autoret kane bere edhe disa gabime ne punen e tyre. Kjo per aresyen se interesi i tyre eshte metodologji gjenetik dhe jo puro historik. Autoret kane futur ne nje grup tre popullata Nordike me dallime thelbesore origjine, historie dhe linguistike midis tyre: Norvegjezet+Suedezet (prejardhje Vikinge), Danezet (Gjermanike) dhe Finlandezet qe jane Uralike dhe shume te ndryshem nga tere Europianet e tjere. Se dyti, studimi i dinamikave te popullesise mund te behej vetem duke patur individe nga tere kombet kyc te rajonit dhe Europes. Greket (etni kyce e historise se Ballkanit) perfaqesoheshin nga 4 individe dhe ne te nuk kishte asnje Rumun qe studimet e mepareshme gjenetike e nxjerrin si grupin gjenetikisht me te afert me shqiptaret - sic edhe sugjeron evidenca linguistike.
Dhe autoret nje nga konkluzionet kyce ne kontekstin ne te cilin diskutojme,ate mbi homogjenitetin shqiptar, e mbeshtesin mbi faktin se Shqiptaret nga Shqiperia dhe ata nga Kosova jane shume me te ngjashem nga cfare sugjeron distanca gjeografike... Por baza e vetme e ketij konkluzioni eshte vetdeklarimi i individeve. Cka e ben te natyreshme te kemi dyshime sesa nga Kosova jane shumica e shqiptareve qe kane kerkuar strehim ne Mbreterine e Bashkuar apo ne nje mase me te vogel ne Zvicer... POPRES eshte nje database e perdorur dhe studiuar mire dhe me pare - dhe je database se ciles i jane gjetur probleme jo te vogla me pare.

Perfundimisht, do te doja te kujtoja se interpretimin e artikujve shkencore duhet ta bejme me kujdes, vetem kur te sigurohemi se e kemi kuptuar plotesisht. Ne pergjithesi eshte e pamundur te nxjerrim konkluzione te thjeshta nga studime te komplikuara.

@ Astrit, te falemnderit per

@ Astrit, te falemnderit per kohen qe i ke kushtuar pergjigjes tende; e qarte, objektive dhe me disa kendveshtrime.

Studimi midis te tjerash

Studimi midis te tjerash thote se shqiptaret me afer gjenetikisht jane me greket se me te tjeret.

Add new comment