ATSH shkruan për takimin e Panaritit në Kinë dhe e quan Shqipërinë... “Republikë Popullore”

Postuar në 22 Gusht, 2012 04:00

Ndonëse kanë kaluar 20 vjet nga rënia e regjimit komunist, ende ATSH-ja, e cila është zëri zyrtar i shtetit shqiptar në botë, e cilëson Shqipërinë si... Republikë Popullore :)

“Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Shqipërisë, Edmond Panariti vlerësoi nivelin e marëdhënieve mes Kinës dhe Shqipërisë gjatë një takimi me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Z. Yang Jiechi”,- shkruhet në lajmin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare për takimin (shih në këndin e djathtë të fotos).

“Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë”, ishte emri zyrtar i Shqipërisë nga viti 1976 deri më 1991-n. Më herët, nga viti 1946 deri më 1976-n, vendi ishte i njohur si “Republika Popullore e Shqipërisë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.