Janë ngopur shqiptarët me lajme të këqija?

Postuar në 21 Gusht, 2012 08:14

Dunja Mijatoviç është përfaqësuesja e OSBE-së për Mediat. Gjatë një interviste me gazetaren Ilva Tare, ajo pyetet rreth medias dhe publikut në Shqipëri dhe midis të tjerash thotë:  

"Ne po jetojmë në kohën që qytetarët, në një menyrë, por ky është vezhgimi im, janë ngopur me lajmet e keqija, ata janë ngopur me problemet që perballemi nepër botë dhe po e kthejnë interesin dhe vemendjen e tyre drejt diçkaje që vetëm mund t'i argëtojë ata. Kjo po ndodh në të gjithë botën, është e gabuar dhe është diçka që më shqeteson shumë, sepse nuk mendoj se është një menyrë e mirë për t'u përpjekur t'i largohesh problemeve. Sigurisht njerëzit kanë nevojë për argëtim dhe kjo është edhe mënyrë për të fituar para, por ka dhe një nevojë për bisedime serioze dhe për informimin e publikut; po ndodh jo vetëm në vendin tend, por edhe nepër botë…"

Edhe në pyetjen e Tares: "Ka një perceptim që publiku shqiptar është indiferent ndaj historive të korrupsionit dhe problemeve thelbësore edhe kur media ben një raportim të mirë. Përse mendoni se kemi arritur këtë fazë…" përgjigja e përfaqësueses së OSBE-së është po kaq krahasuese: "Kjo nuk është diçka që e shikoj vetëm këtu në Shqipëri".

Ca më tej kur pyetet: "si mund të mbrohesh  kur dikush mund të shkruaj diçka që është absolutisht e pa vertetë",  - ajo thotë që ka bërë një vëzhgim në gjyqet me mediat dhe shprehet: "Shikoj çështjet që zyrtarët publikë kanë nisur kundër gazetarëve… Nuk nderhyjmë në legjislacionin e tyre, por të gjithë ato çështje ishin në mbrojtje të disa bizneseve shumë të pista…"

 

Intervista e plotë në:

http://www.ora-news.com/v2/index.php?on=details&id=49480&nid=12

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.