Socialistët janë kapur fort pas kauzës së “kufirit detar me Greqinë”

Socialistët nuk kanë patur shumë skrupuj për t’i dalë kundër qeverisë lidhur me marrëveshjen mbi kufirin detar me Greqinë. Ka qenë dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ka inkurajuar e justikuar qëndrime të tilla të forta. Edi Rama e ka thënë të vetën, por janë të tjerët që janë ndalur më shumë tek kjo çështje. Një numër deputetësh të PS-së nuk e kanë frenuar gjuhën në konsideratat që kanë dhënë. U bënë ditë tashmë që nuk ka ditë që t’mos e thonë ndonjë gjë lidhur me temën në fjalë. Sot ka qenë Ditmir Bushati, që ka folur nga Korça. “Kemi pasur deklarata kontradiktore nga zyrtarët në qeveri. Është koha për transparencë dhe jo për të abuzuar. Ngritja e një grupi pune për të shqyrtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila hodhi poshtë marrëveshjen e parë me Greqinë, është joserioze nga ana e qeverisë”, është shprehur ai, sipas Temës online.
Një qëndrim i tillë pritet të rritë animozitetin mes tyre e Athinës zyrtare? Me siguri, po, e ndoshta pikërisht për të evituar krisje të tilla në marrëdhëniet delikate të fqinjësisë, socialistët janë mjaftuar të hedhin spica për qeverinë e tyre, e në asnjë rast për palën greke. Mantra që ata kanë shumë për zemër në këtë debat është fjala në dukje neutrale ‘transparencë’.
E.G.
Comments
Keta po. Jane patriot te

Keta po. Jane patriot te medhenj.

A nuk ishte udheheqesi legjendar i tyre, shoku Nano, qe i tha Millosheviçit se "Kosova eshte nje çeshtje e brendshme e Serbise"?!

Po mund te thoni se Nanon e larguam se i tillë qe. Po zoti Ruçi qe eshte "The wihte man" i asaj partie, ketu e 30 vjet te shkuara, si nuk i kerkoi Nanos se çfare u bisedua ne ate takim, dhe madie akoma dhe tani qe Nano eshte shpallur armik, perseri nuk ndihet!!

po keta te ps nuk dine se

po keta te ps nuk dine se ckerkojne.njeri del e thote e shitet,tjetri thote transparence,njeri thote komisioni na shiti,tjetri thote pse nuk e ngritet me pare.

me deklarata kontradiktore nuk kam pare ndonjehere.njeri gozhdes e tjetri patkoit.

te mjeret.kursh rremuje vete edi,cfare te bejne ata,keshtu i keshillon ai te flasin

Add new comment