Ardian Vehbiu: Nuk shkon krahasimi i ‘Enverit të vuejtun me Saliun e kënaqun’

Një shkrim të vetin që ia kanë marrë pothuaj të gjithë sitet e një pjesë gazetash për ta botuar, Ardian Vehbiu e mbyll kështu: “Enver Hoxha që ia lejonte vetes të arnonte ombrellën, kishte pushtet absolut brenda një regjimi totalitar dhe e dinte këtë; sikur të fillojë edhe kryeministri i tanishëm shqiptar të arnojë ombrellat, të riparojë orën e dorës, të hajë supë nga tasi e të dalë rrugëve me kostum poliesteri bojëqiell, atëherë Shqipërinë vërtet e mori lumi. Gabon, pra, kush e akuzon Berishën se po bën “jetë si sulltan”, me dëshirën për ta demaskuar si autokrat dhe gjakpirës; sepse shpenzimet e tepruara të kryeministrit shqiptar për vila, makina, pishina dhe qilima janë shenjë jo e pushtetit të tij të pafre, por e frikës së tij se mos pushteti i rrezikohet; Berisha që shpërdoron paranë e buxhetit për projekte vanitoze dhe buçet me gjithfarë mburrjesh nga podiumet është një autokrat i pasigurt, që e sheh veten të rrethuar nga rivalët, teksa përfshihet, volens nolens, në të njëjtën garë absurde ku janë futur tashmë, qorrazi, shumica e bashkatdhetarëve të vet.”
Shkrimin me titull “Enver i vuejtun apo Sali i kënaqun” (është një kombinim i dilemës së shtruar nga filozofi britanik John Stuart Mill me gjuhën e Migjenit tonë në një skicë të vetën me titull ‘Sokrat i vuejtun apo derr i kënaqun’), ai e ka bërë në përgjigje të një tentative për të denoncuar Berishën që jeton si sulltan, duke e krahasuar me Hoxhën që jetonte, sipas standardit të sotëm "të konsumit të spikatur a për dukje", mes një mirëqënieje modeste. Sipas tij ky krahasim nuk mban. Dhe shpjegimin e plotë mund ta ndiqni në linkun: http://xhaxhai.wordpress.com/2012/08/24/enver-i-vuejtun-apo-sali-i-kenaqun/E.G.
Comments
Volens non volens Berisha nuk

Volens non volens Berisha nuk eshte nje autokrat i pasigurte dhe i rrezikuar. Ai eshte nje autokrat qe po lufton egersisht per te perjetsuar pushtetin e tij. Ne kete kuader, ai nuk e ben vilen qe ta gezoje dikush tjeter, por qe t'ju lere te kuptojne te tjereve se ai nuk ka ndermend te iki kaq shpjet, JO deri sa ta therrase AI i madhi Lart.

Ne vend te diskutimeve per gjera siperfaqsore do te me pelqente te diskutohej se cila do te jete kostoja e largimit te Berishes nga pushteti dhe sidomos nese kjo kosto do te rritet akoma me shume nese ai nuk iken vitin e ardhshem.

Do pyetur njehere Ky Vehbiu

Do pyetur njehere Ky Vehbiu ...........Mos te paguan gje......Saliu ......ndonje cek aty NY ku je......Qe Saliu eshte nje krye rrugac dhe nje KryeGangster kjo dihet......Sa per Enverin as qe mund te krahasohet.......Enveri ne vetvete ishte diktator por jo i tipit Sadam apo Gadaf ishte Serioz dhe dhe Idealist por jo nuk e justifikon jetet e humbura neper burgje, apo kampe apo pushkatime........

o ardian vebiu.duket qe e

o ardian vebiu.duket qe e adhuroke diktatorin,qe kishte vila ne gjithe shqiperine kur nuk kishte askush.

sot,me vila shume me te mira se ajo e diktatorit,jane mbushur fshatrat e shqiperise.

sa per ato shpenzimet e berishes,ti e di edhe vete qe jane mashtrimet e gazetaruceve te edit ,por qe ty te pelqjne dhe ben sikur u beson.

i mjeri ti.po kerkoke vend ne listen e deputeteve te ps.

mjere deputetet egzistues.sic duket do te jete lufte e forte per keto lista prandaj jeni versulur njeri me shume se tjetri te mashtroni dite e nate ,keni mesimet e diktatorit qe propoganda ben cudi,por harroni qe njerzit nuk jane me ato te 20 viteve me pare dhe i kane syte ne vend.

Zoti Vehbiu,, Nuk jam i qarte
Zoti Vehbiu,,
Nuk jam i qarte per qendrimin tuaj dhe konceptet tuaja mbi Autokratet!
Jeni provokuar nga Krahasimi Jo i zakonte per Sokratin apo humori midis kolegeve i Zabitit per lluksin e viles se Vlores?
Ju flirtoni me termin Autokrat per Saline por nuk e thoni qarte..... Ne se Saliu ka ndertuar Nje sistem autoritar ndonese ky sistem nuk eshte i barabarte me sistemin totalitar te Enver Hoxhes ai eshte i krahasueshem, pershembull Enveri ishte cingun si individ por ishte pronari i te gjithe Shqiperise, ndersa Sala eshte zemergjere por keqperdorues i fondeve publike, si Vila e Vlores etj! Por te dy Jane Autokrat! Sigurisht ju keni Lirine tuaj per konceptin e Autokratit!
Personalisht mendoj se nuk do kete figure tjeter Autokrate mbas Saliut qe mund te krahasohet me Enverin!
Lexoni paragrafin e fundit te shkrimit tuaj ku e shihni Saliun me keqardhje se si po mundohet i dobet dhe i frikesuar te siguroje jetegjatesine e pushtetit te tij me Nje fushate shpenzimesh Ne Kurriz te Shqiptareve!
Po Enver Hoxha nen trysnine e Koci Xoxes vrau burrin e motres, dhe jetoji i tmerruar nga diversantet e pucet deri ditet e fundit te jetes se tij! Edhe ai shumicen e krimeve i kreu ne te njejtin 'state of mind' si pasardhesi i tij!
Zoti Vehbiu Ne mund Ti krahasojme Autokratet me njeri tjetrin si individ edhe Ne periudha te largeta te historise e Jo me kur i Kane perkitur Nje grupimi politik,PPSH, Enveri ka udhehequr per 5 dekada Kurse Saliu per 3. Ne mund te krahasojme edhe shpenzimet autoritare ne dem te popullit te tyre: Enveri Ne Nje komb te pastrehesh ndertonte Bunkere kurse Saliu ne nje vend e glob Ne krize nderton e shpenzon per lluks parate qe sjane te tijat!
Sigurisht Autokratet kane edhe ndryshime sepse jane individe: asnje nga femijet e Enverit nuk la gjurme ne jeten ekonomike e politike te vendit, ndryshe nga femijet e Saliut qe Jane mjaft te fuqishem Ne planin ekonomik Ne Shqiperi dhe aspirojne te drejtojne politiken Shqiptare duke marre Nen kontroll PD. Nese pergjigja juaj do te ishte qe sistemet Jane te ndryshme dhe Ne sistemin aktual me te meta si e pranoni edhe ju, eshte normale te trashegohet pushteti, replika ime do te jete:
Atehere mund te krahasohen keta 2 Autokrate!
REspect!
E lexova me vemendje

E lexova me vemendje shkrimin tuaj z.Vehbiu,dhe nuk shoh qe krahasimet nuk mund te behen,qofte duke perdorur argumentet tuaj.

Persa i perket argumentit,te sistemit e kohes,une mendojne se çdolloj sistemi e kohe ka pasur lider hajdute te ndyre, e te pa cipe, qe kane jetuar ne luks te çfrenuar.Hajdutlleku eshte i vjeter,po aq sa njerezimi.Hajni asht hajn,nuk varet as nga sistemet,as nga koha. Pra,problemi nuk jane sistemet,por kultura qytetare qe mbart personi. Diktatori Hoxha e respektoj sistemin e tij.Beri nje jete modeste me gjithe familiaret.E me ate çka shihnim nga jashte,sjellja dhe veshja e tij me nje eleganc per tu pasur zili,ste linte pershtypjen se ishte nje person qe nuk e njihte luksin.Ndersa Berishen nuk e shoh qe ta beje nje gje tille.Une skam para gjekundi te thuhet qe ne sistemin kapitalist,lideret bashke me familiaret mund te sillen si nje çete jeniçeresh,duke grabitur haptas djersen e popullit te tyre

E Berisha me fammilje nuk vjedh sepse eshte pjelle e sistemit,por sepse ka nje formim prej hajduti te ndyre.PRA, i pari e respektoj sistemin e tij ,ndersa i dyti e perdhosi ate.

Argumenti tjeter ishte se diktatori nuk e ndjente te nevojsheme te vithte e te jetonte ne luks,sepse ishte i velur nga pushteti apsolut.Ay nje mikrobborgjez pa pretendime ishte. Kjo do te thote qe Sala i gjore eshte duke vjedhur para e mbrapa,sepse e ka nga halli qe nuk e ka arritur akoma pushtetin apsolut.O zot vaj medet per ne!Nuk dime nga te ja mbajme.Neqoftese presim derisa te behet i plotfuqishem,mund edhe te zgjase,e deri atehere ka rrezik me makuterin qe ka ai, te mbesim edhe pa brek.

Ose ti urojme qe te behet nje ore e me pare i gjithpushtetshem,ne kete menyre do te ndjehet i ngishem bashke me familjen, do te flake gjithe luksin,e i veshur me zhgun do te ulet mbi nje postiqe dhije duke ngrene nje tas te mire me grosh. me nja dy kokrra qep.Ay nga malsia vjen,apo jo.Mos qofte e thene ajo dite!Brrr!çfare tmmerri!

A jeni me mua zotiVehbiu

Add new comment