10-100 mijë euro..."Ata na thonë se ua kanë dhuruar, por dhuruesit nuk na thonë nga dolën këto dhurata"

Postuar në 01 Shtator, 2012 05:00

Kryeinspektori i Kontrollit të Pasurive në Shqipëri, Adriatik Llalla, i cili e ka rritur kohët e fundit prezencën publike, i ka dhënë një intervistë Zërit të Amerikës ku flet mes të tjerash edhe për dhuratat që marin zyrtarët shqiptarë. Pyetjes së gazetarit: - "Cilat janë dhuratat më paradoksale dhe më të mëdha që u janë bërë zyrtarëve shqiptarë dhe ku bazohen" - kreu i ILDKP-së, i cili sapo ka marë në dorëzim 4700 deklarata të firmosura (nga krerët e shtetit deri te drejtori i fundit që ligji e detyron të dëshmojë pasurinë) – i përgjigjet:

"….Në vlerësimin tonë, në mjaft raste kjo (dhurata) është mënyra e ndjekur nga mjaft zyrtarë për të fshehur pasurinë e krijuar në mënyrë jo të ligjshme. Këto dhurata janë shuma të mëdha të hollash, objekte, zyra, shtëpi banimi, toka etj. këta zyrtarë deklarojnë se marrin dhuarata, huamarrje në forma të ndryshme nga lidhjet e tyre familjare dhe shoqërore, të cilat shërbejnë si një mënyrë për të fshehur në mjaft raste pasurinë e krijuar në mënyrë jo të ligjshme. Ata i deklarojnë këto dhurata, por dhuruesit e tyre nuk deklarojnë pranë nesh arsyet e këtyre dhurimeve në shuma të mëdha dhe burimin e krijimit të këtyre pasurive që i dhurojnë. Janë shuma që fillojnë nga 10 mijë euro dhe kalojnë deri në 100 mijë euro…."

A.N.

Intervista e plotë:

http://www.zeriamerikes.com/content/adriatik-llalla-korrupsi...

Comments

Submitted by Junik01 (not verified) on

Tani ky Llalla paguhet per te bere deklarata ne media, apo per te hetuar te ardhurat e zyrtarve te larte?

Mendoj se luften per mirfunksionimin e institucioneve e kemi humbur! Ky palaco jo vetem nuk ben detyren

qe i eshte ngarkuar me ligj,  por tall menderen neper media duke na treguar menyrat se si nuk lodhen fare ti fshehin te ardhurat e paligjshme

politikanet, nderkohe qe Ky LLAlla ben sehir.....

Submitted by albatros (not verified) on

Tashti qe po te mbaron mandati po FLET shoku LLALLA.Ku ishe keto 5 vjet qe nuk fole? keta hajduta kane qene ne pushtet. Si TI edhe presidenti TOPI e ngriti zerin vitin e fundit. Edhe TI je nji kukull pa moral dhe pa dinjitet.Mos e quaj vehten burre te mire.

Submitted by prokurori (not verified) on

Zoti Llalla kush ta ka dhene misionin e sulmit ndaj Prokurorise pikerisht tani qe i erdhi radha prokurores per tu hequr nga xhaxhi Saliu? Se do thone njerezia ja nuk i heq Saliu, keta nuk punojne, e ka thene vete shoku Llalla. Po kujt do tja hidhni keto ju i te mjere?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.