Bill Nye: Besoni se njerëzimin e ka krijuar Zoti? Ok, po mbajini larg fëmijët nga besimi juaj

Postuar në 28 Gusht, 2012 08:45

Amerikanët “hanë bukë veç” në shumë drejtime. Fjala vjen, shumë vetëve mund t’iu duket e pabesueshme, por gati një në dy amerikanë (saktësisht 46%) është kreacionist, dmth njeri që beson se ka qenë Zoti që ka krijuar njeriun në formën e tij të sotme nja 10 mijë mijë vjet më parë, jo më herët. Nëpër shkolla mësohet teoria e evolucionit (vetëm në Tennessee dhe në Louisiana mësuesve u njihet e drejta të kritikojnë teorinë evolucioniste e të propagandojnë teorinë kreacioniste), por fëmijët dëgjojnë lidhur me këtë temë dhe nga të rriturit, prindër e të afërm.

Bill Nye, shkencëtar, por edhe personalitet televiziv i njohur për shkak të një programi me titull "Bill Nye the Science Guy", që synon edukimin shkencor të audiencës, është i shqetësuar nga ky fakt. Për këtë arsye, ai ka bërë një video me titull "Creationism Is Not Appropriate for Children – Nuk është mirë t’u mësojmë fëmijëve kreacionizmin", të cilën e ka hedhur në You Tube, dhe brenda disa ditësh, nga e enjtja deri dje, kjo video është parë nga  1.3 milionë vetë.  Aty ai u thotë të rriturve: “Doni të jetoni me idenë se njerëzimi është krijuar nga Zoti? Ok, besojeni këtë, por lërini fëmijët rehat, mbajini larg besimit tuaj. Ne jemi një vend i njohur për forcën tonë inovative, por ky dyshim i përhapur publik në konceptin shkencor të evolucionit, sipas të cilit qeniet njerëzore dhe të gjitha format e tjera të të jetës janë zhvilluar në vijim të një procesi të mutacionit gjenetik e të seleksionit natyral, e komprometon këtë forcë tonën; ky dyshim do të na lërë pas.”

E.G.

Comments

Submitted by pelikani (not verified) on

Gazetari E.G... (ne menyre dashamirese) e ke shpjeguar gabim Kreacionizmin.  Kreacionizmi eshte njera nga teorit teologjike qe mendon se Bota eshte krijuar ne 6 dite nga Zoti dhe i kundra vihet asaj qe shumica e teologeve te krishtere e quajne evolucioni teist. Ky i fundit beson tek teoria e evolucionit si nje mekanizem qe ka perdorur Zoti per te krijuar njeriun. Nderkohe qe kreacionizmi mohon mekanizmin. Nderkohe Bill Nye eshte agnostik dhe ajo qe po ben nuk eshte se po i fton amerikanet te mohojne Zotin por te lene hapsire per dyshimin filozofik. Eshte pak ndryshe nga ce ke shkruar ti!

Submitted by Anonim (not verified) on

Nderkohe qe une do isha pro-mesimit te lendeve fetare ne shkolle, por tekstet te tregojne fete ashtu si jane me te vertete!

Ne kete menyre nxenesit do e kuptonin vete se çfare eshte Islami, dhe do qendronin larg atij besimi kafshesh, te profetit pedofil poligam! Gradualisht do binte edhe numri i terroristeve ne Shqiperi dhe keshtu nje dite s'do degjonim hoxhen 5 here ne dite!

E njejta gje duhej bere edhe ne Kosove, sepse atje kane me teper nevoje.

Submitted by H (not verified) on

po, po ke pare ti anonim, qe sa me shume flet ti keshtu, aq me shume na ngulitet ideja qe shyqyr qe doli islami, per te kuptu ca mostra si ty. Larmi mostrash me nje fjale.

Submitted by Anonim (not verified) on

Koment pa lidhje.

A te lejohet te komentosh ne blogje pro-perendimore ty, besues i idhullit te Allatit?

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

PELIKANI KETU KA TE DREJTE! Evolucioni intepretohet ne dy menyra: SI RASTESI NATYRORE APO SI QELLIMSHMERI E VETE ZOTIT

Submitted by Antishqiptarit ... (not verified) on

Ah dheu ty Guxho me gjithe filozofine tende te leshit! Rastesi dhe fatkeqesi e madhe eshte dalja e nje krijese si ti nga sqolla e sat eme, jo vetem per vendin te cilit i ha buken si parazit, por per Globin mbare! Me nje ushtri pabukesish e puthadoresh si ti, shkaterrohet nje planet i tere, mjaft t'ju shperndash nga dhjete e dhjete per çdo shtet edhe atij shteti shpejt degjohet "kenga" e mjelmes.

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

Te falenderoj per vleresimin per fuqine time;-) Gjths ekzagjeron pak. Fakti qe u rrezua Rama dhe Vilajet Qyrku 2 here rresht ne 2009 dhe 2011 nuk eshte fund  botes;-)

Submitted by akoma merreni m... (not verified) on

akoma merreni me altin goxhajn, o respublicane?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.