Epidemia’ e zjarreve me gjeografi të plotë, nga jugu në veri

Në të gjithë territorin e vendit mbeten 31 vatra aktive zjarresh.
Qarku Dibër: Ka 7 vatra zjarri aktive. Zjarri vazhdon në jug Parkut Kombëtar Lurë me intensitet mesatar dhe po mbahet nën kontroll. Zjarri në Kacni vazhdon të jetë aktiv. Në Qafë-Murrë ka 2 vatra zjarri, ku njëra aktualisht është izoluar. Në malin Skënderbeg, vatra e zjarrit është fortë dhe era e fortë ndikon negatisht në izolimin e tij. Zjarri në “Dhoks” Bulqizë, në pjesën më të madhe e tij është e izoluar, kurse vatra në fshatin Dragu, komuna Fushë-Bulqizë, është izoluar pjesërisht. Zjarri në Fushë–Studen vazhdon me intensitet të ulët, kurse zjarri në fshati Lene Martanesh “Kaptinë” është izoluar. Zjarri në Qafa e Ulzës, vijon me intensitet mbimesatr. Në vendngjarje ndodhet forca të PMNZSH-së dhe komunitetit që punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit.
Qarku Elbasan: Ka 1 vatër zjarri aktive. Në fshatin Gramsh fshat të Komunës Pishaj. Dy vatrat e tjera në fshatin Katërlis dhe Jançë Qendër, komuna Tunjë, rrethi Gramsh, zjarret janë fikur plotësisht.
Qarku Kukës: Ka 7 vatra zjarri aktive. Vatrat e zjarrit në Qafë Komi është nënkontroll. Vatra e zjarrit në fshatin Bardhoc, komuna Tërthore, në Kojen e Geg-Hysenit, komuna Fierzë dhe komunën Lekbibaj, zona Nikaj-Mërtur, janë nën kontroll. Zjarri në “Liqeni i Ponarëve”, në komunën Bujan, në kullota alpine, mbetet problematik.
Qarku Korçë: Ka 2 vatra zjarri. Zjarri në Parkun Kombëtar të Bozdovecit vazhdon të jetë shqetësues por nën kontroll të plotë, ndërsa vatra e zjarrit në komunën Voskopojë, është izoluar plotësisht.
Qarku Lezhë: Ka 4 vatra aktive zjarri. Zjarret në fshatin Lufaj dhe Valmohe, të komunës Selitë, rrethi Mirditë, dhe në vendin e quajtur “Fusha e Lugjeve”, në vendin e quajtur ”Kulme”, fshati Bulçarrë, komuna Orosh, vazhdojnë të jenë aktivë. Zjarri në Malin e Epërm, fshati Vjollcë, në bashkinë Rëshën mbetet ende problematik, megjithëse në vendngjarje po veprojnë dy mjete zjarrfikëse. Zjarri në komunën Ungrei, rrethi Lezhë, është nënkontroll. Në pyllin në kodrat e fshatit Shënmri, bashkia Mamuras vatra e shafaur sot është nën kontroll dhe vijon puna për shuarjen e tij.
Qarku Shkodër: Ka 10 vatra zjarri aktive. Në Rrethin Shkodër: Kemi 1 vatër zjarri aktive në komunën Shalë, në fshatin Ndërlysaj, në zonë tepër malore.
Në rrethin Malësi e Madhe ka 4 vatra zjarri aktive dhe 4 të izoluara: Komuna Kelmend 3 vatra zjarri, prej të cilave 1 aktive në fshatin Vukël dhe 2 të izoluara, në fshatrat Tamare dhe Lepushë. Komuna Kastrat 2 vatra aktive në Fushë të Zezë. Komuna Shkrel ka 3 vatra zjarri, 1 aktive në Luginë të Rrjollit dhe 2 të izoluara në fshatrat Rrepisht dhe Gryke Lugje.
Në Rrethin Pukë. Kemi 5 vatra aktive dhe 1 të izoluar. Vatra aktive janë: Në Malin e Krrabit në Mide tek antenat; në fshatin Orosh dhe në Kryezi, komuna Qafë Mali. Në fshatin “Livadhe të Priftit” dhe në Qafë Shari në komunën Iballë. Në fshatin Flet dhe në Kryezi, në komunën Blerim.
Vatra të izoluara: Në Livadhe të Hamzit, në fshatin Qerret i Vogel, në komunën Qerret,; në fshati Berishë Epër, komuna Iballë; në fshati Millë, komuna Qelëz, dhe në afërsi të liqenit në Bashkinë Pukë.
Qarku Tiranë: Ka 1 vatër zjarri aktive. Zjarri në Qafë Priskë, në malin e Dajtit është vënë nënkontroll. 40 forca të pyjores dhe komunitetit, 50 forca të ushtrisë si dhe helikopteri që vazhdon të operojë nga ajri, kanë vënë zjarrin nën kontroll.
Qarku Vlorë. Ka 1 vatër aktive. Zjarri, i cili u fik ditën e djeshme në Dukat, për shkak të erës së fortë u riaktivizua në mesditë. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, pyjore dhe 100 efektivëve nga Forcat e Armatosura, me dislokim në Bonavijë ka vënë situatën nën kontroll dhe po shkohet drejt fikjes së plotë të tij. U fik me shpejtësi zjarri i fuqishëm që u shfaq në afërsi të qendrës Arkeologjike në Finiq, komuna Finiq.
Marrë nga Panorama
Add new comment