Lame: Faji duhet kërkuar këtu brenda

Postuar në 25 Gusht, 2012 05:23

Artan Lame e nis në mënyrë ironike shkrimin e tij të publikuar në Shqip, e të titulluar në mënyrë po ironike: ‘Vendosa të bëhem grek’. Ja çfarë thotë ai në krye: “Sa të poshtër paskan qenë këta grekët, dreqi e mori! Grekët organizojnë operacionin Fshesa; grekët ndërtojnë pa leje varrezat e ushtarëve pa ushtarë brënda; grekët hapin varret e shqiptarëve dhe i shesin për grekë; grekët gjobisin peshkarexhat shqiptare në ujrat shqiptare; grekët përzunë çamët me libër shpie; grekët ngrenë kryqe nëpër majat e maleve të Shqipërisë; grekët prishin varret e Boboshticës; grekët na dërgojnë prifta që zënë çunat nga bibilushi; .... grekët nuk u kthejnë pronat çamëve; grekët kthejnë mbrapsht Marin Memën dhe i thonë sakën se shkel në tokën e shenjtë të Helenëve se je person i padëshirueshëm. Grekët, grekët, grekët.”

Dhe këto i thotë për të dalë pak më pas tek ideja se fajet s’na i kanë grekët, por i kemi ne vetë: “Të gjitha ato të ligat që rreshtova më sipër, greku vërtet na i ka bërë, por gjithmonë duke përdorur si mashë shqiptarë gjakprishur. Shqiptarë ishin ata që shitën kockat e gjyshërve në Përmet; shqiptarë ishte edhe prifti që i blinte kockat, edhe prokurori që e nxori të pafajshëm kur e zunë. Shqiptarë janë edhe komandanti i Flotës që bëri hartat e detit që do t’ju japim grekëve, edhe ministri që e komandonte, edhe kryeministri që ka bërë pazarin e madh të detit. Shqiptarë janë edhe drenovarët që thonë jemi minoritarë. Shqiptarë janë ata, që nga kryeministri e deri tek polici më i fundit, që lejuan të ndërtoheshin varrezat greke në Këlcyrë dhe bënë sikur s’dinin gjë që po ndërtoheshin.”

Shkrimin e plotë mund ta ndiqni në linkun: http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/08/25/vendosa-te-behem-grek/

E.G.

Comments

Submitted by maximus (not verified) on

Keto historit me "Shqiptare" shpirtshitur jane shum te vjetra qe ne kohen e Skenderbeut

Qe per pushtet dhe pasuri kane mohuar gjak dhe atdhe.

Me e keqja po ndodh sot, predikohet per te drejta kombetare dhe njeriu, dhe ne fund bejne siq duan vete keta shpirtshitur .

Respekt te gjithe atyre qe e ndjejne veten Shqiptare te pa lekundur.

Submitted by Gjon (not verified) on

Shqiptare ishin edhe ata qe nuk iu dridh dora te vrisnin e te masakronin te tjere shqiptare sepse urdheronte komandanti i pergjithshem e partia.

Shqiptare jane3 edhe ata qe deri dje na brumosnin me mesimet e partise ndersa sot na japin leksione demokracie,

shqiptare jane edhe ata qe mbjedhin urrejtje ndaj shqiptareve te tjere vetem per interesat e ngushta politike dhe ekonomike e keshtu me radhe...

Submitted by antispiuni (not verified) on

O Lame Caperlaku!

Ishit ju "te ndershmit e dynjase" qe bashkepunuat me grekun dhe i vute faken Shqiperise.

Dhe tani, Berisha, natyrisht i ka frike dhe ju vjen "nga pak" pas avazit. Juve nuk ju ha meraku se çfare p0 bejne grekerit :) , por ju doni ta shtyni Beerishen qe te ngaterrohet me ta, dhe pastaj dihet historia e vjeter e juaja. E shpallni Berishen menjehere antigrek e keso gjerash te tjera te njohura.

Ju jeni, e ne veçanti ti, ca soj personazhesh te peshtira sa nuk ka ku te shkojë më. Ju e luftoni Berishen nga pozitat e patriotit dhe po te vini ne pushtet do te ja kaloni dhe atij (as usual ) ,dhe  ti, do te fillosh japesh ca leje andej nga "Golemi" apo aty afer Ksamilit (tek fshati turistik i mikut tend B.D.)!!

Ju po ju shqeteson politika tjeter e Berishes; ajo "bizantine" dhe jo e atij te parit qe nuk pyeste per amerikanet (karaduza e Bajram Currit, ja zën rrugen centaurit..).

Eshte bere marifetçi i madh qerratai,  dhe po ju mund. Ai po e mban mire me greket, jo per "marrjen e statusit te vendit kandidat" se ai nuk e rruan shume per kete,  sepse ia ka arritur te ju bëj ju pergjegjes, por ai interesohet per pushtetin dhe ai buron pike se pari nga vota e emigranteve ne Greqi, te cilet do te votojne. Ti do thuash se ju nuk pranoni. Ne rregull por Ai i fton ne referendum se ju po ju cenoni te ndejten e tyre dhe dihet fati.......!!!

By the way ore shoku Lame:))))

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.