Zheji: Pse nuk flet ministri ynë i jashtëm?

Postuar në 25 Gusht, 2012 04:17

“Në asnjë vend tjetër të qytetëruar dhe europian nuk ndodh që një gazetar, dhe aq më tepër një gazetar i mirë dhe profesionalisht i ndershëm, të ndalohet dhe të kthehet mbrapsht në kufi, si të ishte një kriminel apo bandit” – kështu e fillon Artur Zheji shkrimin e vet me titull ‘Kur tjetër duhet të flasë ministri i jashtëm?’, dhe kuptohet që fjala është për rastin ‘Marin Mema’, për gazetarin e Top-channel-it, të cilit iu mohua hyrja në territorin grek.

Duket nga titulli pra se e ka me ministrin e jashtëm, i cili me heshtjen e tij “de facto ka miratuar e inkurajuar arrogancën primitive të autoriteteve greke që shpallin ‘rrezik për sigurinë kombëtare’ një gazetar shqiptar”. “Ne shqiptarët, si komb, si qytetërim i lashtë, jemi pasardhësit e atyre pak popujve dhe qytetërimeve që këtë Evropë, dikur barbare dhe të egër, e kemi pjellë; ashtu si mund të mburren grekët për këtë, mund të mburremi edhe ne”, thotë Zheji duke bërë një inkursion në histori. Shovinizëm kulturor? Ndoshta, por me këtë rast i fut dhe një spicë të fortë Panaritit: “Ndoshta Ministri ynë i Jashtëm këtë nuk e di dhe ndoshta për këtë mosdije ai, kulturalisht, nuk ka faj”.

Shkrimin e plotë mund ta gjeni në linkun e Mapos: http://www.mapo.al/2012/08/25/kur-tjeter-duhet-te-flase-ministri-i-jashtem/

Re.Pu.

Comments

Submitted by sinan hibro (not verified) on

<p>Po pse Minister i Jashtem eshte Panariti ? Gjithe ministrat e LSI jane si ministrat pa portofol nje here e nje kohe ; shtyjne ditet nga nje ministri ne tjetren... porosia tjeter qe u ka dhene Meta eshte dilni sa me shume ne TV qe te tregoni se jeni ne pushtet ; sa per spicat e Zhejit apo medias ata jane dhe sillen si &quot; Shvejku &quot;, nuk kuptojne dhe sillen sikur u eshte hequr truri vogel.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.