Pacolli përgënjeshtrohet: nuk ekziston një vend i 92-të, që ka njohur Kosovën

Postuar në 25 Gusht, 2012 02:47

Janë 91 shtete që e kanë njohur Kosovën. “Jo, janë 92”, tha ca ditë më parë Behgjet Pacolli, zv. Kryeministri i vendit, dhe nxorri nga xhepi një notë verbale të nënshkruar nga Presidenti i Malit, Dioncounda Traore, nëpërmjet së cilës deklarohej njohja e shtetit të Kosovës. Por festa nuk zgjati shumë. Dhe prishësi i festës është vet Presidenti i vendit afrikan. Pardje ai ka nxjerrë një deklaratë, në të cilën thuhet: “Presidenca e Malit dëshiron të informojë gjithë komunitetin kombëtar dhe ndërkombëtar se presidenti nuk ka nënshkruar ende ndonjë dokument që njeh Republikën e Kosovës dhe rezervon të drejtën për të marrë masat e duhura për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e dokumentit të rreme”.

Pacolli duhet të jetë kapur në befasi nga ky lajm, dhe reagimi i tij e dëshmon këtë. Jetlir Zyberaj, këshilltar i tij, ka mohuar për KTV-në raportimet se shteti afrikan Mali nuk e ka njohur Kosovën. Ai ka thënë se këto janë raporte të nxitura nga Serbia dhe miqtë e saj. Ai tha se për këtë nuk ka dyshime pasi nota verbale është në MPJ.

Në të vërtetë, në Ministrinë e Jashtme të Kosovës nuk ka asnjë notë verbale të ndonjë vendi të 92-të që ka njohur Kosovën. Sipas kësaj ministrie, vendet që e kanë njohur Kosovën janë fiks 91.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.