Gjuha angleze si gjuhë leksionesh? Tarifa polemizon me Bulon e Manollarin

Para ca ditësh, e përditshmja shqiptarja.com kish intervistuar gjuhëtarin Jorgo Bulo dhe pedagogun Ilirjan Manollari, të cilët i kundërviheshin idesë së kryeministrit lidhur me propozimin që gjuha angleze të bëhet gjuhë e leksioneve të universitetet tona. Bulo e skualifikoi idenë kryeministrore si “emocionale”, dhe si ide që vjen prej “kompleksit provincial” të kryeministrit. Për z.Manollari, arsimi bazë në universitete duhet të jetë në gjuhën shqipe, pra, “baza e universiteteve të jenë tekstet e hartuara nga autorë shqiptarë, të cilët marrin parasysh shumë faktorë që karakterizojnë studentët shqiptarë”.
Fatos Tarifa nuk është dakord me këta dy të fundit. Ai e përshendet këtë ide të kryeministrit, sidoqë do ish mirë që “një propozim i tillë të bëhej, jo nga vetë kreu i qeverisë, [por] nga ministri i tij i Arsimit dhe Shkencës”. Janë disa pika, në të cilat Tarifa është polemik me pedagogët e përmendur më sipër. 1. Të kërkosh që gjuha angleze të jetë gjuha e leksioneve në universitete, nuk është provincializëm; përkundrazi, shpreh një frymë kozmopolitanizmi dhe realizmi, si edhe një qëndrim vizionar. 2. Edhe holandezët, edhe suedezët, edhe danezët komunikojnë, kryejnë studime dhe përhapin dije dhe arsim në gjuhët e tyre, por si Holanda, ashtu edhe Suedia, Danimarka, Norvegjia, Finlanda dhe vende të tjera me një popullsi relativisht të vogël, ose të krahasueshme me tonën, kanë kohë që e kanë bërë anglishten gjuhën e universiteteve të tyre, ose po kaq një gjuhë universitare, sa edhe gjuhët e tyre kombëtare. 3. Shkenca nuk ka atdhe dhe, si e tillë, nuk njeh një gjuhë kombëtare. Nëse anglishtja, pasi i zuri vendin frëngjishtes si lingua franca e diplomacisë, e kulturës dhe e artit, është bërë sot një gjuhë thuajse universale e shkencës, teknologjisë, tregtisë, artit ushtarak dhe e Internetit, kjo shpreh një tendencë objektive të zhvillimit ekonomik, kulturor dhe shkencor të njerëzimit, të cilin nuk mund ta pengojnë dot fobitë e ndonjë akademiku shqiptar. Etj., etj.
Shkrimin e plotë mund ta ndiqnin në linkun: http://www.mapo.al/2012/08/27/gjuha-angleze-ne-universitet/
Re.Pu.
Comments
Pertej thelbit te debatit qe

Pertej thelbit te debatit qe me duket krejt i kote, une do ta vija theksin te nje e dhene praktike. Edhe sikur te vendosej anglishtja si gjuhe kryesore e kurseve universitare, ne nuk kemi mjaft pedagoge te afte t'i mbajne leksionet ne anglisht. Duke filluar me vete Tarifen qe e shkruan dhe e flet anglishten per faqe te zeze! Te jemi realiste! Ata qe mund te mbajne leksione ne anglisht ne Shqiperi jane shume te pakte. Qe te behej i mundur propozimi i Berishes, do te duhej qe te gjithe pedagoget tane te kishin kryer se paku studimet universitare dhe pasuniversitare ne nje universitet anglishtfoles. Per te mos folur per shumicen e studenteve qe nuk do te ishin ne gjendje te ndiqnin mesimet. Ne vendet skandinave vertet qe anglishtja perdoret si gjuha kryesore akademike, por ne ato vende nxenesit e gjimnazit e flasin dhe e shkruajne anglishten me mire se gjuhen e tyre. Ne Danimarke jo vetem policet, kamerieret, shitesit e dyqaneve etj., por lypsat dhe pijanecet qe flene rrugeve te flasin me nje anglishte te persosur.

Nuk jam dakord me teorine e

Nuk jam dakord me teorine e vendosjes se gjuhes angleze si gjuhe leksionesh ne Universitet. Nuk mund te bejme krahasime me vendet skandinave ku mesohet ne gjuhen amtare edhe pse mund te studiohen edhe librat ne gjuhen angleze.

Gjuhet nordike jane gjuhe gjermane dhe per ta mesimi i anglishtes dhe i gjermanishtes eshte mese i natyrshem, biles nga eksperienca ime studimore kam verejtur se ka nje grup te konsiderueshem studiuesish skandinave qe jane marre me hulumtimin e gjuhes angleze.

Ndryshe qendron problemi ne Shqiperi ku gjuha shqipe po perjeton nje moment te veshtire dhe ku njohurite e gjuhes shqipe qe kane studentet, po lekunden gjithnje e me shume. Nese do te vendosim anglishten si gjuhe leksionesh, i veme kazmen konsolidimit te njohurive te gjuhes shqipe dhe te zhvillimit te metejshem te saj.

Idete e Fatos Tarifes

Idete e Fatos Tarifes faktikisht jane nje utopi e vertete. Se pari, edhe sikur te vendoset sot qe te futet si gjuhe zyrtare gjuha anglishte ne universitete, do te te duhen me shume se njezet vjet per te filluar dhe realizuar nje ide te tille me kusht qe cdo qeveri ne fuqi te mos e ndryshoje kete projekt. Sepse sic argumenton z. Tarifa, as pedagoget nuk dine mire anglisht apo nuk dine fare. E kur nuk dine pedagoget anglisht, kush do tjua mesoje anglishten nxenesve ne nivelet e ndryshme shkollore qe kur ata te arrijne ne universitet te jene krejt te pergatitur per te degjuar leksionet ne anglisht? Kjo arsye qendron ne planin teknik

Se dyti, eksperienca e vendeve europiane tregon se asnje prej tyre nuk e ka realizuar nje gje te tille dhe madje as e ka ne projekt perspektiv. Po te marrim vendin fqinje, Greqine, ku sistemi i mesimit te gjuhes se huaj, kryesisht anglisht, eshte ne nivel shume me te zhvilluar se ne Shqiperi dhe i mbeshtetur nga nje rrjet i konsoliduar privat e shteteror, as qe shtrohet kjo ceshtje, dmth qe te zevendesohet gjuha e vendit me nje gjuhen aglishte. Sigurisht egzistojne disa universitete private (qe faktikisht ne Greqi nuk e kane statuin e Universitetit -jane thjesht kolegje si psh Kolegji American) ku mesimet zhvillohen vetem anglisht, por eksperienca tregon se ne ato kolegje shkojne ata qe nuk arrine te fitojne ne provimet e pranimit ne universitet publike dhe kur mbarojne studentet e kolegjeve nuk jane me te kerkuarit ne tregun e punes ndonse e zoterojne mire anglishten.

Se treti, shteti shqiptar eshte i detyrruar te fuse si provim gjuhen shqipe sepse sic argumentohet prej tij, te diplomuarit nuk jane ne gjendje te shprehen ne gjuhen standarte shqipe. Pra cuditerisht, ne nje vend qe flitet shqip me nje siten shkollor ne shqip nga fillorja deri ne universitet, konstatohet se megjithate shqipja nuk zoterohet ne nivelin e kerkuar. E si do tja arrije z. Tariva ti mesoje shqiptaret qe te mendojne e te flasin anglisht ne ate mase qe ai pretendon? -utopike.

Se katerti, sic thote z. Tarfa, pranohen ne universitet pedagoge pa njohjen e gjuhes angleze. Aq me teper kjo vlen per gjithe sektoret e tjere ekonomike. Perderi sa nevoja per gjuhen anglishte nuk eshte detyruese nga tregu i punes ne Shqiperi, e pse u dashka mesuar anglisht kur njerezit fare mire merren vesh edhe ne shqip?

E pesta, argumenti qe literatura eshte ne anglisht nuk dmth qe edhe leksionet te jepen ne anglisht. Programet mesimore mund te perfshijne perkthimin e materialeve baze shkencore te cilat te perkthehen ne shqip. Por nje shtrirje e mire e anglishtes ne sistemin parauniversitar, mendoj se do jete e mjaftueshme per ti lejuar studentet qe te lexojne ne aglisht materialet pa qene te detyruar qe shprehen si angleze apo amerikane. Madje mund te lexoje edhe ne italisht apo spanjisht e gjermanisht. Mos valle kujtoni se ne keto gjuhe nuk ka literature shkencore te kualifikuar?

Se fundi, ajo qe mund te behej ne nivelin universitar eshte qe seminaret ku pedagoget referojne per studimet e tyre le te jepen ne anglisht ne cdo kateder universiteti dhe kjo mendoj se eshte e mjaftueshme dhe llogjike. Gjithashtu konferencat shkencore qe mbahen ne Shqiperi te kene si gjuhe anglishten dhe kjo e ka nje baze sepse edhe nje person i huaj te jete vizitor ne universitet, duhet ti jepet mundesia qe ai te degjoje referusit shqiptare. Po te arrihet kjo mendoj se eshte me se e mjaftueshme.

Ideja e Fatosit per tu kthyer para kulles se Babelit, kur njerezit flisnin te njejten gjuhe do jete utopike edhe per shume dhjetevjecare te tjere.

Add new comment