Një debat mes profesionistësh mbi linjën editoriale të New York Times-it

E përditshmja amerikane New York Times punëson herë pas here një Public Editor, i cili nuk merret me çështje korrente e konkrete të gazetës, por mban gjallë komunikimin me lexuesit dhe përgjigjet për gazetën përpara këtyre të fundit; ai shkruan herë pas here në gazetë dhe opinione të tijat. Editori i fundit publik, të cilit “i mbaron mandati këto ditë”, quhet Arthur Brisbane. Brisbane ka provokuar një debat me shkrimin e fundit, në të cilin ka qortuar linjën editoriale të gazetës së famshme. “Anon shumë majtas”, thotë ai në thelb për gazetën. “Kur është puna e fushatës presidenciale, gazeta është shumë korrekte dhe objektive, por në çështje të tjera, ajo është dukshëm e anshme, dmth liberale; fjala vjen, është marrë gjatë dhe fort me lëvizjen Occupy, ose me të drejtat e gay-ve, etj”.
Nuk është Editori i parë Publik që e thotë këtë gjë, por përgjigja e Jill Abramson-it, Editores Ekzekutive (ky post është pak a shumë i njëjtë me atë të kryeredaktorit në Shqipëri), ka ardhur e menjëhershme. “Ne respektojmë atë që mendon baza jonë urbane mbi këto çështje”, tha ajo në thelb.
Debate të tilla mes profesionistësh, duhet thënë kjo, janë të paimagjinueshme në Shqipëri, ku fjalën e parë e të fundit e kanë ata, pronarët.
E.G.
Comments
Eshte e vertete qe gazetaret
<p>Eshte e vertete qe gazetaret shqiptare urdherohen-bezdisen-kontrollohen nga pronaret. Por asgje s'i ndalon ata te shkruajne ne blogje online. Nuk eshte e veshtire teknikisht qe ata qe jane me nje mendje kunder regjimit te mbanin nje blog politik (pa kronika mbi grate shtatzane apo topless, ose mbi menstruacionet e Nazimes) online. Ky blog mund te ishte totalisht anonim ne postimet e tija. Problemi eshte tjeter: kush i ben bashke keta gazetaret, dhe mbi te gjitha kush na bind se cilet jane kundra rregjimit? Realisht kundra e kam fjalen, qe do te thote edhe te pameshirshem ndaj Edi Rames, i cili do s'do ai, eshte fajtor pamase ne mbajtjen gjalle te rregjimit. Sado qe fajtori kryesor ngelet Berisha, Rama eshte fajtor gjithashtu. Kemi zakon i referohemi 21 prillit 2008 si dita e qarte e nisjes se fajeve te Edi Rames. Fajet e tij datojne shume perpara kesaj date. Datojne qe kur mori persiper Bashkine e Tiranes, dhe e operoi ate jo shume ndryshe nga Sala qeverine. Fajin e ka edhe PS-ja qe nuk tregon asnje qasje ndryshe ndaj rregjimit dhe ndaj pushtetit. As madje mbi pushtetin qe ajo deshiron te fitoje ne te ardhmen! Dhe qe le nje bosh mediatik cdo dite ne lidhje me gabimet e qeverise. Te mos ishte per Erjon Bracen shume tema as qe do te degjoheshin fare!</p><p>Nqs nuk flasin mbi keto pika kaq te rendesishme per Shqiperine per cfare na duhen gazetaret e pavarur?</p><p>Ka edhe nje tjeter aspekt qe gazetaret tane neglizhojne. E kam fjalen per forcen e fjales. Gazetaret tane shkruajne artikuj rrallehere te guzimshem (per te dhene nje shembull, artikulli i Mucit mbi Europen mund te quhet i guximshem, apo kunder rrymes le te themi). Nuk kane besim as tek fjala e tyre, as tek fjala e lire. Ne plot raste limitohen ne pershkrimin e problemeve qe te tere ne hasim perdite. Bota keta i quan kroniste, ne i quajme analiste! Nuk japin kurre pohime te forta (te tipit te jesh gazetar i majte dhe te thuash pa frike ne nje artikull: "Edi Rama je nje plehre qe firmose kushtetuten e re, e bere vetem per bythen tende, megjithese te tjere te thane ne kohe qe ishte gabim".) sepse ruhen se mos merzisin ndokend. Nuk jane te pameshirshem dmth. nuk bejne hasem njeri-tjetrin, si ne rastin e Mucit me Tan Hoxhen, kur qartasi e shau spiun dhe tha qe ai eshte nje plehre. Ne kete rast, Muci do te kete paksa te veshtire te kthehet prapa ne te ardhmen dhe te mohoje keto pohime. Keshtu qe mund te thuhet se eshte "hasem" me Tan Hoxhen tash e tutje. Pse e kerkoj kete lloj hasmerie? Sepse kjo lloj hasmerie eviton (te pakten i veshtireson shume) pazare ne te ardhmen midis tyre dy burrave. Jo sic ndodh me Edi Ramen dhe Ilir Meten. Tashme Edi Rama mezi pret rastin te takoje Ilirin me ndonje skute, por jo shume te fshehte. Duket sikur Endri Fuga me Erjon Veliajn e kane keshilluar qe ne kete menyre behet i forte! Ne vend qe publikisht te ndeshkonte Ilir Meten me ndonje fraze pa kthim... ne menyre qe te mos puqeshin kurre me!</p>
Add new comment