Safo Marko largohet pa bujë e pa ceremonira nga kjo botë

Postuar në 28 Gusht, 2012 05:06

Shumëkush e ka marrë vesh shumë vonë që Safo Marko është gruaja e Petro Markos. Emrin e saj e kemi hasur fillimisht prapa kopertinash të librave për fëmijë, si ilustruese e përmbajtjes së tyre me figura e vizatime. “[Te këto vizatime] kisha më shumë mundësi për të stilizuar e për të treguar origjinalitet”, është shprehur vetë ajo, sipas një dëshmie të së bijës, Arianitës, në Shqiptaren.com; është një intervistë me rastin e vdekjes së nënës së vet (dje Safo Marko është përcjellë për në banesën e fundit), nga e cila marrim vesh dhe detaje të tjera nga jeta e kësaj gruaje, për të cilën janë thënë të gjitha e së cilës i kanë ndodhur të gjitha.

Mund të jetë menduar natyrshëm se emri i saj Safo duhet të vinte prej poeteshës së lashtësisë me të njëjtin emër (prej këtu mund të dilej kollaj dhe tek natyra ‘safike’ e shumë pikturave të saj të mbushura me portrete e silueta femrash), por në fakt emir i saj është Safije, një emër mysliman që iu ‘ortodoksizua’ si pa dashje në Safo pas martesës me ‘ortodoksin’ Petro.

Bëri përshtypje që Safos iu bë një funeral shumë i thjeshtë, me pjesëmarrjen e pak vetëve (shqiptarja.com kish shquar atje Fatos Lubonjën, Aurel Plasarin, Zhani Cikon, Aleksandër Çipën, etj), gjë që ish në përputhje me dëshirën e saj para se të vdiste. Po kështu, ajo kish lënë porosi që të mos kish një lajmërim (afishe) mbi vdekjen e saj, e të mos organizohej ndonjë drekë mortore, gjë që është zakon këtejpari.

E.G.

Comments

Submitted by lule (not verified) on

<p>Iku nje piktore e madhe shume&nbsp;e vuajtur,</p><p>Nderim Safo Markos</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.