‘Misteret’ e sezonit të ri televiziv

Postuar në 31 Gusht, 2012 03:52

Në numrin e sotëm, Mapo ka folur për ‘merkaton’ televizive të sezonit, me fjalë të tjera, mbi të gjitha lëvizjet dhe programet e reja që do transmetohen duke filluar qysh nga shtatori. Sipas gazetës së Çilit, Agron Llakaj i ka dhënë fund aventurës me TV Klanin, ku për tre vjet drejtoi një program jashtë natyrës së tij; është fjala për Milionerin. Do të shkojë në Vizion Plus për një program të ri komik, me titull ‘Al Pazar’. Jonida Shehu e ka lënë televizionin Albania Screen për Ora News-in, ku do të ketë një program të vetin dhe ku do të mbulojë lajmet kryesore të ditës, ato të mbrëmjes. Enkel Demi lë Klanin dhe shkon në TVSH për një program të tipit ‘show’. Programi ‘Pasdite në Top-channel’ do të ketë një drejtuese të re, Ulpiana Lamajn. Endri Xhafo do të ketë një program të vetin në Albania Screen; do të jetë program i mëngjesit të këtij televizioni. Dhe Mustafa Nano do të zhvendosë Déjà vu-në e tij, ma disa ndryshime, në televizionin Ora News.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anton (not verified) on

<p>Z. Nano,</p><p>&nbsp; Ylli rrogen do tju a&nbsp; paguaje nga paret e fituara me ndershmeri apo nga ato qe ka fituar nga kontrabanda dhe trafiqet?</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Tek cili TV e jepte shfaqjen e tij z.Nano? Rri jashte shtetit dhe nuk ndjek median vizive arbanase.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.