Kudo ka deputetë ‘me dërrasa mangët’; edhe në Belgjikë

Postuar në 30 Gusht, 2012 09:39

Një deputet belg, Jurgen Verstrepen, pasi është informuar mbi lirimin nga burgu të Michelle Martin-it, gruas që ka ndihmuar në vrasjen e dy fëmijëve, është kapur prej zemërimit, ka hapur profilin e tij në twitter, dhe aty ka shkruar një mesazh me afro 140 karaktere: “Nëse ne të gjithë vihemi në lëvizje, mund të grumbullojmë aq fonde sa të paguajmë një vrasës shqiptar për ta hequr qafe të sapoliruarën nga burgu”. Ngaqë i ka pëlqyer vetja me këtë lojë, nuk ka lënë të kalojë shumë kohë, dhe ka shkruar një mesazh të dytë: “Hej, nuk bëhet fjalë për shumë pará; e pastaj, vrasësit shqiptarë janë shumë të shtrenjtë këto kohë; një i dhënë pas drogës kushton shumë më pak”.Janë mesazhe qartazi të pagdhendura, e prandaj reagimet kanë qenë të menjëhershme. Dhe në këtë mes nuk është vetëm ‘kunja’ që ky zotëri ka me shqiptarët; mesazhet janë të qortueshme, pasi nxisin vetgjyqësinë dhe mbjellin dyshim në sistemin e drejtësisë belge.I ndodhur nën një rrebesh kritikash, deputeti (fotoja është e tij) bën disa orë më pas një hap të fortë prapa, gjithnjë në twitter: “Nuk jam aq i çmendur sa ta kem vërtet në mendje organizimin e një fushate për të paguar një vrasës”.Ne shqiptarët sidoqoftë, përpara se të merremi me racizimin antishqiptar të këtij parlamentari belg, bëjmë mirë të merremi me shkaqet e këtij imazhi nëpër botë.Re.Pu.

Comments

Submitted by mergim tari (not verified) on

E perjashtoj te qenit deklarate raciste, per aq kohe sa ky deputet provon qe nuk njeh bashkeqytetarin e tij belg SALI LUSHEN,

Mesoni per kete njeri dhe do te bindeni qe nese deputeti belg e njeh SALIUN ka te drejte ne ate qe thote….

Submitted by lir shkreli (not verified) on

Ngaqe je gjysemmendje, jep keto mendime. Se pse duhet qe te stigmatizohemi per Lushen e te quhemi te gjithe vrases nga nje vemje belge, nuk e kuptoj. Nuk e kuptoj as dellin qe ka nje soj njerzish per te peshtyre mbi veten.

Submitted by mergim tari (not verified) on

Liro,

Ke te drejte qe nuk duhet te stigmatizohemi per Lushen, qe te quhemi te gjihte vrases, qe te peshtyme mbi vetveten. Por ky eshte realiteti.....

Problemi yne eshte se kur dikush kryen nje krim, bashkesia perkatese, qofshin rome, Marokene, Polake, etj... reagojne ashper ndaj kriminelit qe perfaqeson komunitetin e tyre. Ndersa me shqiptaret ndodh ndryshe. Ne nuk bashkojme zerin me shtetin qe edhe ne ta denojme krimn dhe kriminelin qe mund te jete nga vendi yne. Madje ne disa raste themi qe "Hemo le ta mbrojme se gjynah, ka kalamaj per te rritur!!!!

Nga ana tjeter edhe vete qeveria shqitare nuk reagon ndaj krimineleve shqitare. Si pastaj te mos vecohemi ne si popull i kriminalizuar. A te kujtohet hur pikerish ky person SALI LUSHA qelloi me grusht ministrin e jashtem zotin Paskal Milo ne ashensor ne Belgjike dhe nuk ju be asgje.  Cfare jemi ne atehere kur as qeveria nuk denon kriminelet. Nuk jemi nje popull qe kemi me shume "afinitet" me kriminelin sesa me viktimen, ne rastin tone njeriu me i larte i POLITIKES SE JASHTEME te Shqiperise.

Prandaj une them qe keto emra kriminelesh plus reagimin e qeverive shqiptare na bejne te gjithe fajtore.....

Po kriminele te tpit Sevgjini qe ne vend te kalben ne burg ngrihen ne detyre, nuk jane nje shembull qe te huajt mund te thone qe shikoni se cfare populli jeni ju qe zgjidhni qeveri te tille qe kriminelet ne vend qe ti coje neburg i con ne detyre.......

Prandaj LIRO, kur ti pergjigjeshe shkrimit tim, ndoshta ishte mire te lexoje edhe "midis rreshtave" dmth kete qe shkrova tani..... dhe besoj se nuk do ta kundershtosh...

Submitted by drini (not verified) on

Nqs ne Belgjike jane grumbulluar pjesa me e madhe e vrasesve shqiptare; nqs ne Itali jane grumbulluar pjesa me e madhe e kurvave shqiptare; nqs ne Greqi jan grumbulluar pjesa me madhe e injorantava shqiptare; etj, etj, nuk e na kane fajin vendasit

Submitted by noli (not verified) on

Nuk eshte e mjaftueshme te themi vetem se kudo ka individe me derrasa mangut. Deklarata te tilla raciste duhet te nxisin reagime te forta. Nuk i pres nga shteti, jo se do te isha kunder po ti bente, por ne rradhe te pare nga opinioni shqiptar. Njeri ketu me siper thote se ne Belgjike jane grubulluar vrases dhe bravo i qofte vendasit qe i gjen te drejten vetes ti shpalle te gjithe shqipaptaret vrases. Ky eshte reagimi me i papershtatshem. Me kete mendesi s'do te fitojme asnjehere personalitet. Une s'jam vrases as trafikant, dhe nuk nuk dua qe asnjeri te me beje te tille.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.