Obama kapet pas frazës republikane: “Faktet? S’do ta lëmë fushatën në dorë të tyre”

Postuar në 30 Gusht, 2012 12:44

Të martën, në një program televiziv në ABC, teksa dikush po vinte në dyshim saktësinë e disa sloganeve elektorale anti-Obama të kampit republikan, një pjesëtar i fushatës së Romney-t, një pollster (ai që organizon e analizon anketime e sondazhe), me emrin Neil Newhouse, nxorri nga goja shprehjen: We're not going to let our campaign be dictated by fact-checkers, që në shqip do bënte: nuk do ta lëmë fatin e fushatës në dorë të fact-checkers-ve (një ‘fact- checker’ është dikush brenda një gazete apo agjencie informacioni, që verifikon e konfirmon për herë të fundit faktet e lajmet para publikimit të tyre; është një praktikë e njohur në shtypin amerikan).
Kjo deklaratë ka bërë jehonë. Madje, Obama është kapur pas saj, dhe dje, në një takim në Virginia, u tha mbështetësve të vet: “Ç’do të thotë kjo shprehje e tyre? Kjo do të thotë se ‘ne nuk do ta lëmë të vërtetën që ta nxjerrin në shesh’.”
Përpara Obama-s, kanë qenë mediat afër tij që e kanë denoncuar këtë qëndrim. Madje, këto media kishin futur në sitë fjalimin e mbrëmshëm të kandidatit republican për zv. President, Poul Ryan, dhe kishin arritur në përfundimin se në atë fjalim kish shumë të pavërteta, që janë të dokumentueshme si të tilla. Për këto media bëhet fjalë tanimë, jo për ndonjë lajthitje të rastësishme, por për një strategji të kampit republikan.

Re.Pu.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.