Fushatë folklorike, por efektive, e AK-së kundër “politikanëve që kanë kryer krime”

Ka disa muaj që Aleanca Kuqezi ka zgjedhur një mënyrë shumë efektive për të shpërndarë mesazhet e saj. Gjatë fundjavëve, kur politikanët në përgjithësi bëjnë pushim, Aleanca Kuqezi ka zhvilluar aktivitete të ndryshme, të cilat pasqyrohen gjerësisht në ekranet e televizionëve dhe kompjuterave, qoftë dhe për arësyen e thjeshtë se janë aktivitetet e vetme politike gjatë fundjavës. Ndoshta edhe vetëm për këtë arsye, fushatat e AK-së janë efektive....
Dhe sot AK-ja filloi fushatën ndoshta më folklorike, por edhe më efektive deri me tash.
Sipas njoftimit të disa mediave shqiptare, Kreshnik Spahiu, Kryetari i Aleancës Kuqezi, “thirri” sot departamentin Juridik me juristët dhe ekspertët e ligjit për të komunikuar nisjen e fushatës "Fytyrat e krimit". Spahiu bëri të ditur se AK-ja do të hetojë dhe përgatisë dosjen penale për çdo politikan apo funksionar të lartë të shtetit, që sipas tij, kryen krime.
”Parlamenti i ri Kuq e Zi si dhe qeverisja e kuqezinjve pas pak muajsh do i japin fund amnistisë që demokratët dhe socialistët i bënë njëri tjetrit. 8 vite qeverisje demokratësh nuk u ndëshkua asnjë socialist dhe 8 vite socialistësh nuk u ndëshkua asnjë demokrat. Për këto arsye Aleanca Kuq e Zi ka vendosur të nis me dosjen e parë penale që i përket shtetasit Sali Berisha për veprën penale të parashikuar nga;
* Neni 208 i Kodit Penal
* Dorëzimi i Territorit
* Dorëzimi plotësisht apo pjesërisht i territorit të një shteti apo fuqie të huaj, me qëllim për të cënuar pavarësinë dhe integritetin e vendit, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.
* Neni 210 i Kodit Penal
* Marrëveshja për Dorëzim Territori
* Marrëveshja e bërë me fuqi apo shtete të huaja për dorëzim pjesërisht ose tërësisht të territorit apo të forcave të armatosura e materialeve mbrojtëse, me qëllim për të cënuar integritetin e vendit, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.”- deklaroi Spahiu, duke i kërkuar departamentit juridik dhe ekspertëve që ta përgatisin dosjen e kryeministrit Berisha përpara 100-vjetorit të pavarësisë.
“Shqipëria ka nevojë të aplikojë për modelin kroat që dërgoi në bankon e të akuzuarve ish-kryeministrin Sanader si precedent besimi për t'iu hapur dyert në procesin e integrimit Europian”.- vijoi më tej kreu i AK-së.
Sipas Aleancës Kuq e Zi, kjo nismë do të vazhdojë të zbatohet për çdo ministër, deputet, kryetar bashkie, komune demokrat dhe socialist që sipas AK-së ka kryer vepra penale.
Folklorik, por dhe shumë efektiv ky mesazh i Aleancës Kuqezi!
E.Zaloshnja
Comments
Pa dyshim, pasi ndihmesojmë

Pa dyshim, pasi ndihmesojmë në një ResPublikë folklorike – gjithashtu

nuk eshte folklorik o Edo!

nuk eshte folklorik o Edo! Eshte mese i sakte. Se ti apo ai Edi i gjate s'e keni menduar me perpara s'eshte faji i AK-se. Ne cdo tjeter shtet ne Toke, Sistem Diellor, Galaksi e gjetke, nje person si Berisha apo si shume te tjere ne PD, do t'i kishin rrasur brenda.

Kerkoji Edi Rames te beje te njejten deklarate publike dhe e shikon se si floklori kthehet ne realitet. Madje ne nje realitet te fuqishem, me Salen qe fillon planet e tija per lardim fshehtasi. Por jo, Edi nuk e be dot, sepse pastaj i bie qe edhe vete te mos vjedhe me ne te ardhmen...

Nuk di cfare te them per kete

Nuk di cfare te them per kete menyre denoncimi, por di vetem se po me pelqen pa mase!!! Me pelqen shume edhe fakti qe po i bazokan denoncimet ne ligj. Pacim dhe me shume veprime te tilla!

nuk ju pelqen juve

nuk ju pelqen juve kozmopoliteve qe e quani ''folkrorike'' eeee?

akz-ja eshte opozita e vertete dhe 2013-n do te jete perballe koalicionit pd-ps-lsi.

E keni shume gabim qe e

E keni shume gabim qe e akuzoni Kreshnikun per floklorizem! Ai ka vene dhe syze tani, eshte bere intelektual modern;-pppp

Add new comment