Sezoni i ri nis në stilin e njohur: Palët bien dakord të mos bien dakord

Postuar në 03 Shtator, 2012 06:33

PS-ja, me gojën e Edi Ramës, nënvizoi në fillim të sezonit politik (saktësisht, pardje) se socialistët janë në favor të ligjit mbi heqjen e imunitetit, por në të njëjtën kohë përsëriti dhe idenë për të bërë, me këtë rast, ndërhyrje të tjera në kushtetutë. Dhe bëri me dije se është dorëzuar paketa e amendamenteve kushtetuese në Parlament.

Me të njëjtën kërkesë, kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Gramos Ruçi përuroi hapjen e sezonit parlamentar: “Ne i kemi paraqitur Kuvendit të Shqipërisë një paketë amendamentesh kushtetuese që kanë të bëjnë me një reformë thelbësore të sistemit të drejtësisë. Kemi propozuar që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë të zgjidhen me 3/5 e votave të parlamentit. Pra, të marrë fund zgjedhja nga një parti e vetme e gjyqtarëve. Gjithashtu kemi propozuar që edhe Prokurori i Përgjithshëm të votohet nga 3/5-at e deputetëve.”

Përgjigja i erdhi aty për aty nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi: “Ne nuk do t`i miratojmë paçavuret e dorëzuara... Ne mendojmë se PS-ja i ka sjellë për të zvarritur heqjen e imunitetit dhe ligjet e tjera që kanë të bëjnë me integrimin e vendit.”

Një start i njohur i sezonit!

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.