Referendumi, lojë pa top e Berishës, thotë Edi Rama

Një ditë nga fillimi i sesionit të ri parlamentar kryetari i PS i përsërit kryeministrit qëndrimin se vetëm votimi nga mazhoranca i ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga opozita janë kusht që PS të votojë heqjen e imunitetit. Ndërsa Berisha po bën "lojë pa top" me çështjen e referendumit. "Nëse mazhoranca do t'i miratojë këto ndryshime atëherë heqja e imunitetit do të votohet brenda shtatorit, nëse nuk do të votohen atëherë është një arsye më shumë që në zgjedhjet e 2013 kjo qeveri të rrëzohet me votë"- tha Rama. Duke akuzuar qeverinë se po çon vendin drejt rrënimit të mëtejshëm, informoi për nisjen e rrugëtimit “Dialogu për të ardhmen”
VOTO NDRYSHIMET KUSHTETUESE
“Në jemi pro kufizimit të imunitetit, aq më tepër që ky që është miratuar është varianti ynë. Jemi gati ta votojmë imunitetin sapo të mbyllet diskutimi për ndryshimet e miratuara prej nesh Nëse pala tjetër do i votojë pa asnjë dyshim do të jetë një hap i madh përpara për vendin shoqërinë e cdo individ dhe mbështetja më e madhe që mund t’i jepet Shqipërisë për statusin e vendit kandidat. Nëse nuk i voton shqiptarët të mbajnë shënim e të gjykojë me votë, edhe pse arsyet për ta larguar me votë janë më shumë se të mjaftueshme dhe nuk ka nevojë për të tjerat. Kjo është një arsyeja për të kuptuar që nuk jemi ne që bllokojmë zhvillimin, integrimin e rrugën e mirëqënies por ky pushtet që duhet t'u hapë rrugë Shqipërisë për të shkuar sa më shpejt në BE"- tha Rama. Nga selia rozë, kreu socialist e cilësoi sot në mesditë “një lojë pa top” propozimin e kryeministrit Berisha për organizimin referendumit për çështjen e imunitetit dhe nënvizoi se propozimet e PS-së nuk janë kushte, por amendamente që i japin më shumë siguri qytetarëve.
"Loja pa top për të hutuar publikun me referendumin sikur medemek Saliut po i digjet shpirti që të luftojë korrupsionin duke u tallur histerikisht me shqiptarët në fakt, sepse thotë ne ndërtojmë opozita bën korrupsion gjë që nuk ekziston asgjëkundi, mund të vazhdojë. Por është e qartë; se në rast se ajo lojë vazhdon atëherë jo vetëm që jemi ne që duam debat për ndryshime kushtetuese thelbësore dhe që duam votim për të gjitha sëbashku, përfshirë edhe kufizimin e imunitetit në funksion të statusit të kandidatit, por edhe që pala tjetër me në krye këtë kryeministër është pala më e painteresuar në Shqipëri për integrimin Europian të vendit dhe për një afrim të mëtejshëm me Bashkimin Europian që do ta nxirrte atë ende më të ekspozuar në të gjitha mëkatet dhe deformimet e saj shumë të dukshme."
JA PROPOZIMET TONA PER NDRYSHIMET NE KUSHTETUTE
“I kemi paraqitur një paketë amendamentesh kushtetuese që kanë të bëjnë me një reformë themelore të drejtësisë. Propozuam që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë të zgjidhen me 3/5 e votave, pra të marrë fund zgjedhja nga një parti e vetme e gjyqtarëve apo nga një njeri i vetëm sic ndodh sot. Nënvizoj se kjo nuk është shpikja jonë apo diktim i pakicës mbi shumicën por mbështetur mbi Kushtetutën e vendeve demokratike . Ky ndryshim e departizon zgjedhjen e gjyqtarëve në dy gjykatat më të rëndësishme të Shqipërisë. Propozuam që ministrat e deputetët të hetohen e gjykohen si qytetarët e zakonshëm, në gjykata të zakonshme e jo nga gjyqtarë që kanë emëruar vetë. Prandaj duhet votuar ky ndryshim thelbësor. Ndryshuam amendamentet për dekretet e presidentit që të mos rrinë me muaj në sirtaret e zonjës Jozefinë për t’u kthyer në pengje politike apo letra monetare. Prandaj duhen votuar edhe ky ndryshim kushtetues. Propozuam që rregullorja e parlamentit të miratohet me shumicë të cilësuar. Këto janë amendamente që i japin më shumë siguri qytetarëve që po vuajnë nga një drejtësi e korruptuar por dhe një pushtet politik që korruptohet dhe korrupton" ”- u shpreh Rama.
SHQIPËRIA MË KEQ SE IRAKU, BERISHA NXORI SHQIPËRINË NË ANKAND
Rama tha sot se situata aktuale e Shqipërisë ku shifrat e vdekjeve nga krimi, aksidentet dhe vjedhjet në 90 ditë janë më shumë se në Irak e Afganistan janë dëshmi se “shteti nuk funksionon vetëm propaganda dhe krehja e zyrtarëve para kamerave.”
“Shifrat e kriminalitetit janë rritur ethshëm. Në 90 ditët e fundit humbën jetën 158 shqiptarë, nga vrasje, vjedhje e aksidente nëpër rrugët pa standarde që inauguron Saliu. 250 të tjerë janë plagosur. Nuk janë kaq shifrat as në Irak e as Afganistan. Kjo është dëshmi se shteti nuk funksionon. Funksionon vetëm propaganda dhe krehja e zyrtarëve para kamerave. Po jetojmë degradimin e plotë të shtetit, nën ç’qeverisjen e Saliut i cili vodhi zgjedhjet dhe po nxjerr në ankand shtetin në 100 vjetorin e vet."
RAMA: FULLANI PAGUAN NJE GRUP VOLEJBOLLISTESH ME SHUME SE 3 FEDERATA BASHKE
Rama iu referua dhe shpenzimeve të Guvernatorit të Bankës Ardian Fullani. "Po habitet Shqipëria dhe bota me guvernatorin për madhësinë e rrogës që i ka dhënë vetes. Paguan me para publike një ekip volejbollistësh që shpenzojnë më shumë se 3 federata"
PS NIS DIALOGUN PER TE ARDHMEN
Duke akuzuar qeverinë se po çon vendin drejt rrënimit të mëtejshëm, informoi për nisjen e rrugëtimit “Dialogu për të ardhmen”
”Do shumëfishojmë komunikimin me qytetarët për t’i dhënë fund rrënimit të mëtejshëm. Do të jemi nëpër qytete e fshatra për të dialoguar me çdo shqiptar që do ripërtëritjen e Shqipërisë dhe ribashkimin. Do t’u tregojmë një më një dhe arsyet pse nuk duhet të votojmë këtë pushtet. Do t’i jemi 300 ditë rresht deri kur shqiptarët do të zgjedhin mes rrënimit të mëtejshëm dhe tatëpjetën e një keqqeverisjeje në një rrugë të mirë për të ardhmen. "- tha Rama.
Re.Pu.
Comments
Duket se Edi Rames nuk i ka

Duket se Edi Rames nuk i ka mbetur e papercjelle ndonje shkrim i tij ne Twitter, sepse media opozitare pasqyron shpejt gjithcka qe ai shkruan aty.

sado qe ekam hapur per kuriozitet, asnjehere nuk kam krijuar llogari ne twitterin e tij duke qene se nuk jam fans i tij por as nuk kam mbetuar i painformuar per deklaratat qe ai ben se do e beja.

Arsye tjeter eshte se ose njerezit kane frike ose Shqiperia nuk eshte realisht ne moshen dixhitale se Salistet ne fakt mezi presin se c'dreqin do thote ky Rama qe i ka bllokuar Shqiperise rrugen per ne Europe !! (prandaj realisht duhet te ishin audieenca me e interesuar ne twitterin e tij)

Ore po altin goxhaj pse spo i
Ore po altin goxhaj pse spo i ben fletrrufene e radhes edi rames? Dil altin nga ferra se ka bere deklarate edi rama!!!
Mars, e kuptoj qe ste shtyhet

Mars, e kuptoj qe ste shtyhet pa mua;-) Por sinqerisht qe skishte asgje interesante nga fronti i PS;-) Eshte bere pak monoton, si thua?;-p

Mashtrimi apo manipulimi

Mashtrimi apo manipulimi fillon qe ne titull: Provokativ, empathik, akuzues e “bindes“. I provokon lexuesit, i tregon vetem pjesen qe i intereson, e ndricon kete pjese plot ngjyra qe te ngelin ne kujtese, akuzon plot mjeshteri, terhiqet dhe shkruan per keqardhjen, “argumenton“ me retoriken e tij e tonon me fjale qe, te ngelin ne kujtese dhe shfrytezon me mjeshteri dobesite dhe situaten e “viktimes“ dhe si nje xhongler luan me finte e parabel me shkrimin e tij duke e paketuar ashtu sic din ai dhe, duke lene te pa paketuar ato pjese apo ane te paketes/shkrimit vetem per te manipuluar. Pra luan me planet dhe e kompozon shkrimin ne forme te tille ku nuk njeh skrupuj duke erresuar te vertetat dhe duke ndricuar me retoriken e tij te “vertetat“ e tij. Retorike te pa skrupullt me muzike qe te futet ne veshe e ne lekure qe qellimi justifikon mjetin. Ka fjale qe te ngushellojne, ka fjale qe te lumturojne, ka fjale qe te sherojne, ka dhe fjale qe te helmojne e te sjellin fatkeqesi, te vrasi, te plagosin, te groposin e te vdesin. Ju do beni dialog me qytetarin ne te gjithe shqiperine; mire, bukur fort. E kenaqet me cicerimat dhe manipulimin ne Twitter ku 89 % jane inekzistente! Mashtruat. Manipuluat. Ashtu sic manipuluat ndryshimet e kushtetutes brenda nje nate dhe nuk bete njeri per burre. Me qe jemi akoma te zgjedhja Juaj: Interneti, dhe balle per balle ne dialogun virtual. Merre si prove per dialogun real qe do te besh me qytetaret dhe degjome dhe mua anonimin e pavarur. Une ju akuzoj si nje mashtrues dhe gangster politik qe mashtron dhe ben kapital politik me nje retorike shtriguese dhe ne realitet nuk jeni gje tjeter, vetem nje mbrojtes i interesave te nje kaste klasore dhe jeni pa vizion qytetar per nje bashkejetese qytetare. Dhe demi juaj eshte shkaterrues, eshte te te rrezojne prap ne humnere, dhe te mos kemi sovranitet e intigritet njerzor… eshte te te shtyjne e te te peshtyjne, dhe ti fryjne zjarrit te polaritet te urrejtjes militante, ketij shperthimi atomik qe po na shqyen zemren e na sakatoi te gjithve. Je format medioker, po po format medioker me ngjyra kllouni te kohes sone te xhveshur e te pacipe nudiste. E kam fjalen per ne Kavaje o gangster politik. Fituat zgjedhjet ne kavaje po humbet fytyren! Ose me sakte treguat fytyren tuaj te vertete dhe i vute dinamitin shkaterrimit te vlerave morale qytetare. Dhe ku ne kavaje qe shquhet per nje harmoni mardhenjesh ku te gjithe e njohin njeri tjetrin. Cfar bete: Asgje,- deshtuat. Deshtuat, deshtuat dhe ndezet militantizmin si nje shperthim radioaktiv per ta bere shoqerine mutante te sakatuar te deformuar e te deprimuar. Kishit shancin e arte, tamam te arte; te tregonit “projektet tuaja“ per bashkejtesen e vlerave morale te qytatarise. Por jo; i hoqet te gjithe nga puna, ne baze te nje projekti djallezor dhe driteshkurter, te gjithe, te gjithe nga puna, qe nga titullari mashtrues i pd e deri te i pafajshmi pastrues i mbijeteses. Si i behet?! Si i behet, bashkise i vjen era qen e qenef komunistesh. Do ikin keto sigura 100% dhe bashkise do ti vije era qenef perseri. Dhe gangsteri flet per dialog me qytetaret…..Qelbesire e kamufluar. Eshte e veshtire te jetosh ne nje shqyrje dhe grisje te tille morale, ku ne jemi te pa mbrojtur dhe, politika na kafshon e gjakos perdite, dhe ne nuk kemi lindur per te jetuar, po per te vuajtur. Shqiperia ka vetem nje shanc per te shpetuar dhe kjo eshte e verteta. Ju fituat ne Kavaje dhe shkaterruat gjene me sublime: Besimin, duke helmuar me permbysje militantesh mbollet vetem urrejtje. Po loja jote cfar loje eshte?! Loje nakidaji, loje lakuriq, loje pa breke. Mjere ne qe kemi njeqind vjet nga shiu ne bresher.

E kam lexuar komentin me

E kam lexuar komentin me një frymë. Një mrekulli. E kopjova për ta lexuar me miq. Faleminderit shumë Zaphone.

Zapbone.Komenti jot i gjate

Zapbone.Komenti jot i gjate mund te permblidhet ne dy fjale."Rrofte Bisha i Vicidolit,poshte Edi Rama".Sa kritika qe ke ndaj Edi Rames dhe asnje ndaj Saliut mor i mjere.Ti don te hapesh syte popullit te Kavajes nga "rreziku" Edi Rama????Mos ki kaq shume merak,se Kavajasit jane shume te zgjuar se ti.Ata e kane pare dhe po e shikojne vete diferencen midis Bishes se Vicidolit dhe te ardhmes kah Edi Rames.Kavaja ka ndryshuar dhe kjo po ju dhemb sa me s'ka.Po beni presione nga me makabret ne kavaje dhe ndeshkime nga me te felliquara per popullin e ndershem te Kavajes dhe si rrjedhoje ne 2013-en Kavaja do te ju ndeshkoje edhe me rende se ne 8 Maj 2011.Te jesh i bindur per kete.

Add new comment