100 gra (dhe një... Berishë) sipas Forbes-it. Dhe Forbesi e paraja sipas 'The Guardian'

Forbes ka shpallur këto ditë listën e 100 grave më të fuqishme në botë. Angela Merkel është në krye, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, është renditur e dyta, ndërsa pas saj ka zënë vend presidentja e Brazilit, Dilma Rousef. Në top-pesëshen e parë ndodhen edhe Melinda Gejts, bashkëudhëheqëse e Fondacionit “Bill&Melinda Gates”, dhe Xhill Abramson, kryeredaktore e “New York Times”. Sipas Forbes, ato janë renditur në bazë të ndikimit dhe sasisë së parave që kontrollojnë ose fitojnë.
Pikërisht lidhur me këtë kriter, e përditshmja britanike The Guardian ka patur diçka të rëndësishme për të thënë kësaj here. "Forbes zgjedh duke u bazuar thjesht te pushteti i parasë, sa e thjeshtë" – ironizon prestigjozja britanike, duke shtuar se tërë ky listim dhe kategorizim të duket sikur na thotë që nuk paska ndonjë mënyrë tjetër për definimin e fuqisë: "njeriu madje s’ka nevojë as të jetë i gjallë". “Faktor i përbashkët i këtyre femrave nuk është dëshira për ndryshime, por diçka që i përshtatet Forbes-it: paraja. Paraja është ajo që i vë ato në listën e Forbes-it - mundësia për ta fituar e kontrolluar atë dhe ndikimi në mënyrën se si të tjerët e shpenzojnë atë”, shkruan gazeta dhe shtron pyetjen “A është kjo e tëra që përbën fuqinë?”
Forbesi nuk është emër krejt pa lidhje me Shqipërinë. Kujt nuk i kujtohet, disa muaj më parë, një intervistë e vetë Forbesit me kryeministrin e Shqipërisë (në foto të dy) shkaktoi jo pak ilaritet në Tiranë. - "Në kohë krize, shteti më i fuqishëm i botës, Amerika mund të marrë shembull nga Shqipëria, - ishte njëra nga fjalitë e cituara të Forbes-it, një mbrojtës i zjarrtë i taksës së sheshtë (aq i lidhur është Forbes me këtë taksë, sa po të kërkosh për emrin e tij, më përpara të shfaqet fjala ‘flat tax’ – por për ters amerikanët nuk po e dëgjojnë për ta aplikuar). - “Varfëria në SHBA po rritet me shpejtësi, kurse në Shqipëri po bie në mënyrë dramatike,” shkruante më tutje Forbes dhe theksonte se ndërsa Obama nuk po punon siç duhet me ligjet për kontratat e të drejtat e pronës, Shqipëria po shkon krejt në kah të kundërt (!) dhe e mbyllte me: “Sa keq që shkenca nuk ka ecur aq shumë sa të krijonte mundësinë që të klononim Sali Berishën dhe ta zëvendësonim me të gjithë zyrtarët ekonomikë në qeverinë Obama”.
Të ketë zgjedhur Forbesi me të njëjtin definicion sipërfaqësor të fuqisë – paranë - kur intervistoi Sali Berishën?
(A.N.)
Më shumë:
Artikulli i Guardian për Forbes:
http://www.guardian.co.uk/commentisfree/2012/aug/22/forbes-most-powerful-women-list-money
Lista Forbes e 10 grave më të pushtetshme:
http://www.forbes.com/power-women/
Intervista e Forbes me Berishën
http://www.forbes.com/2010/10/08/flat-tax-albania-intelligent-investing-berisha.html
Comments
shoku muci. ke shume te

shoku muci.

ke shume te drejte.cfar eshte Forbesi perballe respublices.nje hic eshte.

O Nuk po ti futesh i pari ne

O Nuk po ti futesh i pari ne cdo lajm tani qe Muci ka bere thirrje qe mos komentojme traplliqet e tua? :) Dmth komenton ti qe shkrimi mos mare me komente te tjera?? Hahahaaaa, sa byth e zgjuar je. Tamam byth fshatari nga Vicidoli :) Merre bythen coje ne nje sajt tjeter tani, aty ke 55 dhe Klani se behet gazetari e madhe andej nha katundi juj

Po pse.Merzitesh nga

Po pse.Merzitesh nga komentet e mija ti moj zemer.

po ty nuk te thote gje shoku muci se perdor fjale si ne lagjen e jevgjve,sepse te tille i do muci komentuesit.mjafton te jene sallakse por le te shajne edhe me liber shpije se per shokun muci eshte ok.nuk eshte per tu cuditur sepse edhe ai vete ne librat e tij tregon se si i ka rene me dore,prandaj si bejne pershtypje keto gjera.ai shqetesohet kur i dalin bllof mashtrimet qe shkruan ne kete faqe qe cdo dite e me shume po behet si WC publike nga felliqesirat qe shkruajne sallaket e tij.

dhe une nuk e kam pare ndonjehere shokun muci qe tju kritikoje pse perdorni fjale te tilla dhe tju beje thirrje te mos i perdorni,por ai ben te kunderten,ju pergezon dhe ju perkrah ne te tilla shprehje

me sa duket,sa me shume e kuptoni qe do te mbeteni ne opozite ,te pakten deri ne 2017,aq me shume ere te qelbur leshoni ne komentet tuaja.

Zemra e sat'eme!

Zemra e sat'eme!

he me te lumte. keshtu i do

he me te lumte.

keshtu i do shoku muci komentuesit e respublices.

Debati i shoqerise se sotme

Debati i shoqerise se sotme permblidhet ne dilemen:

Democracy OR moneycracy ?

Turo, lexo ket Nikunketu me

Turo, lexo ket Nikunketu me lart dhe e merr pergjigjen e debatit

Amerikanet mund t'na e marin

Amerikanet mund t'na e marin Berishen kur te duan. Asnje lek s'kan pse t'na japin. E kane dhurate. Vetem me kusht t'mos na e sjellin pas, produkti esht pa ganci. haha

Add new comment