Ra gongu i fushatës “së përjetshme” elektorale

Postuar në 04 Shtator, 2012 12:40

Duket se kjo do të jetë fushata elektorale më e gjatë në historinë elektorale të Shqipërisë. Ajo ka filluar, tashmë, nëse injorojmë faktin se ne jetojmë prore në një klimë elektorale. Sot Edi Rama tha para deputetëve të vet, se edhe “dhjetë muaj na ndajnë nga kurorëzimi me sukses i përpjekjes sonë të gjatë e të mundimshme opozitare”. Pastaj shtoi: “Këta dhjetë muaj ne do ndajmë me shqiptarët vizionin për Shqipërinë që duam dhe programin tonë për një Rilindje Kombëtare”.

Dhe më pas, bëri një listë problemesh e vështirësish të krijuara gjatë tetë viteve të fundit, për të cilat premtoi se do të ketë një recetë zgjidhjeje nga ana e opozitës në këtë fushatë.

Shkurt, gongu ka rënë. Shqiptarët duhet të bëhen gati për të jetuar një garë të pafundme e të përjetshme elektorale.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.