Bota e këtij shekulli? Do jetë e gjigandëve të vjetër SHBA-Rusi dhe e gjigandëve të rinj të uritur… Po BE?

Postuar në 04 Shtator, 2012 14:00

Kur matet fuqia, Bashkimi Evropian e ka vendin bashkë me SHBA-në dhe Kinën në Tri të Mëdhatë globale. Megjithatë, po t’ia thuash këtë zyrtarëve në Pekin, Uashington ose në ndonjë kryeqytet tjetër botëror, do të qeshin me zë. Kjo superfuqi potenciale shihet gjerësisht si një njeri i sëmurë i botës së zhvilluar”.  – Kështu e nis artikullin në “New York Times”, historiani dhe komentatori britanik, Timoti Garton Ash, në të cilin ngre pyetjen nëse Evropa mund t’i mbijetojë rritjes së pjesës tjetër.

Autori analizon forcat që nxitën unifikimin e Evropës 60 vjet më parë, dhe thotë se 5 shtytësit më të mëdhenj të unifikimit evropian tashmë ose janë zhdukur, ose kanë humbur energjinë e tyre:

E para dhe kryesorja, ka qenë kujtesa personale e luftës, dhe mantra “kurrë më” (sot, brezi i luftës po vdes, kujtesa e të rinjve është e dobët)… E dyta, kërcënimi sovjetik ka qenë një nxitës i fuqishëm për evropianët perëndimorë që të bashkohen gjatë luftës së ftohtë. (sot nuk egziston më si rrethanë)… E treta, deri në vitet ‘90, makina e integrimit evropian ka qenë Republika Federale e Gjermanisë me Francën si timon drejtues. (sot është arritur ky qëllim, idealizmi po venitet dhe Gjermania, nuk do të marrë librin e çeçeve kurdo që Evropa ka nevojë)…. E katërta, kombet dikur të pushtuara të Evropës Lindore nuk janë më të pasionuara pas Bashkimit Evropian, (këtu ndoshta duhet shtuar: veç Shqipërisë…) E fundit, perceptimi se “Evropa” nënkupton rritje të standardeve të jetesës dhe të sigurisë sociale është prekur rëndë nga borxhi i akumuluar, plakja e popullatës, dhe kriza e eurozonës.

Shkruan historiani britanik: Bota e shekullit XXI do të jetë e gjigantëve: e të vjetërve si SHBA-ja dhe Rusia dhe e të rinjve të uritur si Kina, India, Brazili e Afrika Jugore”. Në botën e gjigantëve, shkruan autori, është më mirë të jesh edhe ti gjigant…- A.N.

 

Më shumë:

http://www.nytimes.com/2012/09/02/opinion/sunday/can-europe-...

Comments

Submitted by antishqiptari (not verified) on

mendoj se kriza e BE eshte ne thelb identitare. BE si koncept deshtoi ne krijimin e identitetit ekonomik, politik dhe kombetar europian. Greket psh, mbeten kometarisht, politikisht dhe ekonomikisht greke. Gjermanet, francezet, italianet etj po ashtu. Kjo ben qe BE, pavaresisht peshes se madhe bruto qe ka ekonomia dhe ushtria e saj, te mos jete e afte qe te realizoje unifikimin e politikave, gje e domosdoshme per te qene superfuqi. Mendoj se brenda nje 10 vjecari, me thellimin e krizes dhe si rrjedhim forcimin e te djathtave nacionaliste, ne vendet e BE do te shfaqe fort tendencat shkeputese qe do te jene fillimi i nje epoke te veshtire per boten.
BE ishte ne thelb ideja e ca mendjeve vertet brilante per te bere nje stan me lepuj, lope, dele, derra etj, duke besuar se evolucioni i jetes ne stan do te krijonte nje specie te re. Por teoria e evolucionit eshte e gabuar.
BE, ishte kryevepra politike e perendimit ne tere historine e vet. 1500 vjet u tentua bashkimi i europes nen flamurin e kishes, revolucionit francez, nazizmit etj. Perpak u arrit nen flamurin e deshires per prosperitet, por perpak ama...
Arsyet e deshtimit jane shume por mendoj se arsyeja kryesore eshte formimi nacionalist i popujve dhe elitave qe e la francezin, grekun dhe anglezin pa bere europian.

Submitted by Al (not verified) on

<p>Kjo tregon se këtë përpjekje e ka drejtuar një dorë e vetme për 1500 vjet.Tani ka filluar të korrë fitimet.Ne që flasim tani nuk do të jemi dëshmitarë kur të fillojë rrokopuja ( më saktë, ka filluar) .Ata që kanë pushtetin absolut punojnë me sistem dhe pa u nxituar.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.