Ose në Departamentin e Thesarit, ose në të Buxhetit, diçka s’shkon…

Postuar në 04 Shtator, 2012 04:52

Në një lajm të djeshëm, njoftuam për një raportim të gazetës Shqip rreth një projekt-vendimi të hartuar në 28 gusht nga Departamenti i Buxhetit në Ministrinë e Financave, sipas të cilit, më 7 shtator do të ndërpriten/kufizohen tenderët e rinj, shpërblimet e dietat dhe telefonat (http://www.respublica.al/artikuj/2012/09/03/kursim-kursim-kudo-kursim ). Një regjim i tillë kursimi nga Departamenti i Buxhetit, do të ishte i kuptueshëm në rastin kur Departamenti i Thesarit do të raportonte se nuk janë arkëtuar të ardhurat e shtetit sipas parashikimit.

Por Departamenti i Thesarit raporton se arkëtimi i të ardhurave deri në fund të korrikut ishte në nivelin 190 miliardë lekë (http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/printimi_7_3903_1.pdf ), ose 4% më i lartë se një vit më parë në vlerë nominale (http://www.minfin.gov.al/minfin/pub/korrik_2011_3015_1.pdf ). Ndërsa niveli i shpenzimeve, sipas Departamentit të Thesarit, ra me 1.2% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, rritja e të ardhurave nominale për gjithë vitin 2012 është parashikuar të jete 3.4%.

Pra, përse qenka alarmuar Departamenti i Buxhetit dhe ka kërkuar të shtërngohet rripi nga 7 shtatori e tutje?

Ose Departamenti i Thesarit na gënjen për arkëtimin e të ardhurave, ose Departamenti i Buxhetit po planifikon ta shtrëngojë rripin deri në fund të 2012-ës, për t’u bërë xhymert pastaj para zgjedhjeve të 2013-ës…

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

për t’u bërë xhymert pastaj para zgjedhjeve të 2013-ës…

Ciklik i biznesit politik tipik per Shqiperine Zaloshnja. Ka ca studime empirike per kete pune, qe nga viti 2000 ndodh me saktesi matematikore.

Submitted by Arti (not verified) on

Normale qe dicka nuk shkon. Dhe jo rastesisht gjobitet 23 milion euro CEZ-i, tek te cilet jane debitore me miliona euro institucionet shteterore.

Shqiperi hesapi.

Submitted by I-liri (not verified) on

Mori fund.Nuk ka me para. Jo vetem kaq, por nuk ka me as kartmonedha, aq sa po nxirren lloj lloj pengesash edhe per rrogat e buxhetoreve.

Submitted by I-liri (not verified) on

Mori fund c'do gje. Nuk ka ma para. Jo vetem kaq, por nuk ka as kartmonedha. Po nxiren lloj lloj arsyesh edhe per vonesat e pagave te punonjesve buxhetore. Mjere kush do te qeverise pas 2013. Shteti ka falimentuar...

Submitted by I-liri (not verified) on

Mori fund c'do gje. Nuk ka ma para. Jo vetem kaq, por nuk ka as kartmonedha. Po nxiren lloj lloj arsyesh edhe per vonesat e pagave te punonjesve buxhetore. Mjere kush do te qeverise pas 2013. Shteti ka falimentuar...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.