Salebanët sipas Stefanit dhe "Akuzo kundërshtarin për krimin që sapo ke bërë vetë!" si moto naziste

Postuar në 04 Shtator, 2012 07:19

A do të ketë konsensus për heqjen e imuniteteve? Dmth a do të votohen në Kuvend, paralel me heqjen e imuniteteve, edhe një paketë ndryshimesh kushtetuese të propozuara nga opozita?  Andrea Stefani mendon që jo. Në editorialin e tij të sotëm në të përditshmen SHQIP ai thotë se "motori psikologjik" i zhvillimeve të afërta politike do jetë vetëm ambicia e Berishës për pushtet absolut dhe asgjë tjetër.

Shkruan Stefani: "… Edhe deklarata e djeshme e Berishës nga Sllovenia, është një tjetër provë e vendosmërisë së tij për ta përdorur heqjen e imuniteteve në funksion të fuqizimit të pushtetit të tij. “Për mua nuk kanë rëndësi rrugët, rëndësi absolute ka heqja e imunitetit” – tha Berisha. Ashtuuu?! Atëherë përse Kryeministri nuk pranon ta heqë imunitetin sipas rrugëve që propozon opozita? Përgjigjja është e thjeshtë: Sepse dobësohet pushteti i tij…" Stefani mendon se imunitetet do hiqen por do hiqen pa kufizuar mundësinë që gjykatësit dhe Kryeprokurori i ardhshëm të jenë njerëz të qeverisë.

E mbyll Stefani: "Shihet qartë se ata (Stefani i quan salebanë) kanë frikë nga krijimi i institucioneve të pavarura të drejtësisë, që do hetonin dhe do të gjykonin bashkë me korrupsionin e vjetër demokrato-socialist edhe superkorrupsionin e akumuluar, por të pandëshkuar në këto 7 vitet e qeverisjes së Berishës. Ky është thelbi, motori psikologjik i zhvillimeve të afërta politike. Gjithë të tjerat, sloganet dhe akuzat se opozita po bllokon heqjen e imuniteteve për të penguar gjoja integrimin, janë një alibi vulgare salebane… Një taktikë që ka në themel moton naziste: Akuzo kundërshtarin për krimin që sapo ke bërë vetë!"

A.N.

 

Në foto: Stefani, Nano e Baze gjatë një proteste të shoqërisë civile në janar 2011 (LSA)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.