Isuf Kalo flet me superlativa për E. Hoxhën si person e si pacient: Si politikan ta vlerësojnë të tjerët

Isuf Kalo, i njohur si mjeku personal i Enver Hoxhës, nuk ka dhënë shenja se e vuan këtë lloj ‘pasaporte’ të tijën. Përkundrazi, s’e ka fare për gjë të flasë për atë përvojë shërbimi pranë diktatorit. Madje, të flasë pa asnjë lloj kompleksi, duke shprehur dhe mirënjohje. Por pa u futur në konsiderata politike. “Figura e Enver Hoxhës ose Enver Hoxha si personazh kombëtar, nuk ka qenë dhe as është objektivi im. Për të duhen dëgjuar historianët, politologët, ideologët dhe sociologët. Detyra ime kufizohej me Enver Hoxhën si person ose më saktë, si pacient”, thotë ai në një intervistë që ia ka dhënë Skënder Minxhozit për revistën Java.
Në këtë mes. Kalo përmend një intervistë të mëparshme mbi të njëjtin argument me një regjizor francez. Pyetjes së francezit (nuk ia thotë emrin), se ç’mendonte për Enver Hoxhën, Kalo i ish përgjigjur: “Si do e karakterizonit ju një person mjaft të pashëm, serioz, burrëror, veshur gjithmonë pastër me shije e kujdes, që kishte afeksion për nënën, modern, që trajtonte me respekt gruan, që takonte me dashuri fëmijët e tij dhe nipërit, mbesat; që nuk mungoi asnjëherë pa shkuar në punë, apo aktivitete zyrtare, që studionte e lexonte çdo ditë dhe kishte në shtëpi bibliotekën më të pasur të vendit, që nuk kishte asnjë ves ‘mashkullor’ në kuptimin e pijes, kumarit, apo orgjive me gratë, dhe që mua si mjek më dëgjonte me vëmendje, më pyeste, më kundërshtonte, por edhe bashkëpunonte dhe kërkonte llogari për rezultatet e pritshme”?
Dhe pas kësaj, vijon të flasë me Minxhozin për Enver Hoxhën pacient: “Enver Hoxha është pa dyshim pacienti më impresionues që kam ndjekur gjatë jetës time. Ishte pacient i vështirë, sepse nuk të lejonte nënshtrimin nën tutelën mjekësore, por qe bashkëpunues aktiv kur e gjykonte që mbikëqyrja dhe ndërhyrjet mjekësore nuk ishin abuzive, të tepruara nga ana jonë. Ai ishte i mirinformuar për sëmundjen që vuante dhe rreziqet e saj, por nuk pranonte që as ajo as mjeku të dominonte dhe diktonte jetën dhe veprimtarinë e tij. Avantazh i madh psikologjik i tij ishte se nuk kishte frikë ose të paktën nuk e shfaqi atë. Nuk qe ansioz maniak, as për sëmundjen as për vdekjen. Këtë të fundit nuk e përmendi asnjëherë, madje edhe atëherë kur qe qartas koshient që e kishte shumë pranë.”
Dhe përfundon: “Unë si mjek i mbetem mirënjohës për besimin, simpatinë dhe respektin si pacient, për dashamirësinë dhe bashkëpunimin që më dëshmoi në ato vite. I jam mirënjohës edhe se, ndryshe nga kolegët e tjerë të mij të ekipit të tij mjekësor, ai mua personalisht nuk më përzjeu, nuk më aktivizoi në asnjë strukturë apo karrierë politike, të qeverisë, parlamentit apo partisë, të cilat i kishte të gjitha në dorë. Më ruajti si fëmijët e tij? Ndofta! Ai të njëjtën gjë bëri me të dy djemtë dhe vajzën e tij. Edhe për ata e quajti më të pëlqyeshme të mos i ngatërronte me politikë, me partinë apo qeverinë, por të merreshin vetëm me profesionet e tyre. Nuk di nëse edhe ata e falënderojnë për këtë tani, si unë.”
Re.Pu.
Comments
edhe Adolf Hitler, nuk pinte

edhe Adolf Hitler, nuk pinte duhan, ishte vegjetarian, vdiq i virgjer, zgjohej perdite ne 4 te mengjesit, nuk prishte leke pazarit, ishte elokuent, ishte dhe pak artist...

tamam dhender per vajze te vetme.

Persa i perket aspektit politik le t'a gjykoje historia.

Egocentrizem legen

Interviste perfekte ne Nje
Interviste perfekte ne Nje vend te kthyer Ne Ferme te te
Semureve Psiqik nga bashkesia staliniane e Bluzave te
Bardha!
Perpjekje e deshtuar per te ndare Enverin Njeri Ne rrethin e ngushte familjar nga Enveri politikan dhe injorim i pasojave shkaterrimtare te Enverit si individ! Interviste e pushtuar nga nota adhurimi ndaj Unit si dhe e pluherosur nga doza kendveshtrimi mbreteror! Kur intelektuali nuk shkeputet dot nga Ferma Hoxhiste a Berishiste, i rrahuri, pabuksi dhe kok-palari ka shume pak shanse te kthehet Ne individ te pavarur e kontribues Ne jete!
Intervista hedh drite mbi elementin adaptiv ndaj te keqes, Ne ate gjendje te ruajtur e te paprekur tek Shqiptaret!
Nese ishte i mire si thote z.

Nese ishte i mire si thote z. Kalo pse u vrane mbi 4000 njerez qe nuk pajtoheshin me idete e tij? Mund te thote dikush qe nud dinte Enveri qe vriteshin?! Mosni ju lutem se ishte nje diktator i keq dhe kete duhet thene qarte!

Add new comment