Arbnori e dy gladiatorë "po bëhen gati"…

Dy gazetare të së përditshmes Shekulli kanë qenë në "Qendrën e Realizimit të Veprave të Artit". I kanë gjetur skultorët e atjeshëm duke përgatitur një bust të Pjetër Arbnorit. Ai është porositur nga qeveria për 100-vjetorin, do të jetë 1 e 80 centimetra i gjatë dhe përkrah do të ketë një libër, - raporton Shekulli. Nga reportazhi kuptohet që në proces përgatitje "janë edhe dy gladiatorë, të cilët kanë një histori të veçantë që zë fill që në vitet '60. Skulptori që merret me to Artan Hajdari, thotë në këtë raport të "Shekullit":
"Këta të dy kanë qenë në muze në Durrës. Regjimi i Hoxhës nuk i donte se këta kanë qenë gjysmë nudo dhe ka qenë pak hermetik arti në atë kohë. Janë ruajtur nga një mik i skulptorit Janaq Paço. Janë të realizuara prej graniti, i cili është një material i fortë. Origjinalet janë pronë e familjarëve do t'u kthehen atyre, ndërsa kopjen që po e përgatisim këtu, do ta rivendosim në Durrës…"
E bukura është që veprat e reja që përgatit kjo fonderi shfytëzojnë materiale të busteve "komuniste" (kryesisht të Enver Hoxhës) të cilat shkrihen dhe ripërdoren për të ndërtuar bustet e "demokracisë". Një statujë e Azem Hajdarit dhe me gjasa edhe kjo e Pjetër Arbnorit, gatiten me materiale të tilla.
Shkruan Shekulli: "Kjo fonderi pas viteve ‘90 është kthyer në një “burg’ për statujat e bustet e diktatorit Hoxha dhe të gjithë atyre që janë quajtur të tillë. Shumica e tyre janë shkrirë për t’i dhënë formë këtyre statuhave të reja, një pjesë tjetër janë shkatërruar. Ajo që ka mbetur nga Hoxha në këtë ambient është vetëm një gjysmë-busti i bërë me gur dhe ai është i dëmtuar, nuk e ka hundën. Kanë qenë duart e 40 kuratorëve që kanë punuar ndër vite në këtë institucion dhe kanë krijuar ato "vepra të komunizmit". Punonjësit mbrojnë idenë se ato duhet të ruhen, por kur vjen puna, urdhrat janë urdhra dhe duhen zbatuar…"
Comments
Ndertoni, ndertoni buste te
<p>Ndertoni, ndertoni buste te reja, se, edhe ato ne hale do t'i hedhim. Po na ngrini buste edhe per ish-spiunet dhe kontrabandistet e armeve. Kete moral kini, ju dhe ajo pjese e popullit qe u vjen mbrapa si tufa e deleve te marra.</p>
ide shume e mire riciklimi i
ide shume e mire riciklimi i metalit. Bronxi (baker+plumb ne mos gabohem) eshte i kushtueshem.
Add new comment