Një 'shaka ambasadoriale' (pa kripë) në FB për vajzat kosovare: "Kurrë më pak se dy, është zakon këtu"

Postuar në 04 Shtator, 2012 15:28

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Ernst Reichel është larguar këto ditë nga Prishtina për t'u zëvendësuar, - por lajmi nga disa të përditshme në Kosovë dhe Maqedoni është lidhur me raportimin e një "incidenti" rreth 3 javë më parë të diplomatit të lartë në rrjetin social Facebook. Bëhet fjalë për komentet e shkëmbyera mes vetë ambasadorit dhe një miku të tij mbi një foto ku diplomati gjerman kishte pozuar në shoqërinë e dy vajzave shqiptare.
Shkruan e përditshmja "Lajm" e Shkupit: "Një nga vajzat që ka pasur mundësinë ta realizojë një foto me këtë diplomat të lartë, me siguri duke llogaritur edhe në seriozitetin e tij, e ka publikuar një foto ku së bashku me shoqen e vet janë në shoqëri të ambasadorit Reichel. Sigurisht, këtë gjest e ka bërë që të reklamohet para shoqërisë, mirëpo, mbase, nuk do t’i ketë shkuar mendja se më shumë se ajo do të mburret vetë ambasadori me këtë foto, dhe atë cfarë mburrje se – “alla shqiptarce”. Një mik i ambasadorit, i quajtur Andreas Schick komentoi fillimisht foton në gjuhën gjermane me fjalët “Immer in Begleitung gut aussehender Ladies!“ që në përkthim do të thotë: Gjithmonë në shoqëri të femrave të bukura! Përgjigjia e ambasadorit është "speciale": “Andi, nie weniger als zwei, ist hier so Sitte..”, e që në përkthim i bie “Andi, kurrë më pak se dy ,është zakon këtu ...".

Fotot dhe më shumë info:
http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/15330.html

Lajmi për largimin e ambasadorit nga Prishtina:
http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=28296

Lajmi për mbërritjen e ambasadorit të ri:
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,90809

Comments

Submitted by H (not verified) on

Kur ambasadori danez mbaroi misionin e tij ne Shqiperi, ai tha disa te verteta rreth politikes shqiptare. Shumkush u irritua dhe e shau, shumkush i dha te drejte ne konstatimet e tij. Emeruesi i perbashket ishte se ai kishte te drejte ne ate qe thoshte pavaresisht se kur dhe ku e tha.

E njejta gje ka ndodhur edhe me ambasadorin gjerman ne ikje ose te ikur, ai ka shprehur ne Fb ate qe ka perjetuar ne Prishtine  dhe nje mase e madhe njerezish ketu ne Shqiperi e dine se deri diku eshte e vertete. Edhe ne Tirane mund te kete te njejten panorame.

Duke sulmuar ambasadorin nuk zgjidhim ate qe eshte problem sot ne Shqiperi- mungesa e modelit shoqeror, lundrimi i rinise pa timon, por vetem andej nga ta marre era.

Submitted by jona (not verified) on

what an a*******

Submitted by prishtina_city (not verified) on

Dihet sistemi perëndimor i (vet)kontrollit të Ambasadorëve... Njeriu i dytë i Ambasadës përkatësisht Ambasadorit është ai që e kontrollon këtë të parin. Pra ishte  zëvendësi ai që në këtë rast, në qendër, në Berlin raportoi për marifetllëqet e shefit të tij në FB... dhe konsekuenca ishte ftesa e tij e menjëhershme për "detyra të reja". Kështu ngjau edhe me Dell.. Kështu ngjan edhe me diplomatë të vendeve demokratike gjithandej në botë e jo vetëm ndër shqiptarë. Pyetje me vend do të duhej të ishte: po zëvendësit e ambasadorëve të Tiranës e Prishtinës.. bëjnë diç të tillë? Raportojnë ata tek "qendra" për marifetlleqet e shefave të tyre?! Natyrisht që jo. Sepse o janë aleatë o janë edhe më të pështirë se ata!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.