Një letër (e censuruar) Ina Ramës dhe gazetave: Ndalni telenovelën e përçudnuar "Nazime"

Postuar në 07 Shtator, 2012 04:13

Komiteti i Helsinkit dhe Rrjeti Kundër Dhunës Gjinore e Trafikimit i ka dërguar një letër të hapur kryeprokurores Ina Rama dhe drejtuesve të gazetave të vendit për rastin e Nazime Vishës. Organizatat në fjalë, i kërkojnë Ina Ramës të ndalë rrjedhjen einformacionit për raste të tilla ndërsa gazetave u kërkohet të ndalojnë editimin e kësaj hitorie dhe të merren me probleme të tjera më të rëndësishme për vendin. Letra vjen një ditë pasi shtypi iu rikthye historisë së Nazimes 18-vjeçares e cila më 13 gusht ekzekutoi me armë zjarri 45-vjeçarin Fiqiri Muça. Disa nga gazetat e djeshme jepnin me detaje një vizitë në qeli të babait të vajzës dhe deklarime të ndryshme të tij, mbi disa SMS apo fotografi celulari të botuara më parë. Në letrën e organizatave të shoqërisë civile (gazetat që trajtojnë rregullisht Nazimen nuk e kanë botuar – në shtypin e sotëm letra gjendet vetëm në dy-tri gazeta) lexohet:

"…Përmes kësaj letre shprehim shqetësim lidhur me mënyrën joprofesionale dhe diskriminuese, me të cilën po trajtohet nga mediat shqiptare rasti i adoleshentes, Nazime Visha. Ne jemi po aq të shqetësuara me informacionin që rrjedh nga Institucioni i Prokurorisë dhe me pafuqinë e Prokurores Znj. Ina Rama, për të ndaluar rrjedhjen e informacionit. Faqet e para të gazetave shqiptare në vend që të trajtojnë çështje të tjera shumë të rëndësishme për vendin dhe opinionin shoqëror, trajtojnë me detaje historinë e dhimbshme të një shtetase viktimë e shumë lloj dhunimesh. •I kërkojmë Prokurores së Përgjithshme të ndalojë shpërndarjen e informacionit nga institucioni që drejton për të pandehurit si në rastin e Nazimes. •I kërkojmë mediave shqiptare të ndalojnë së trajtuari çështjen e Nazimes si një telenovelë të përçudnuar vetëm e vetëm se i konsideron histori të tilla si burim të ardhurash…"

Letra e plotë:

http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/09/06/shoqeria-civile-sto...

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

shtypi iu rikthye historisë së Nazimes 18-vjeçares e cila më 13 gusht ekzekutoi me armë zjarri 45-vjeçarin Fiqiri Muça

Si dreqin e di ti z.gazetar qe ishte Nazimja ajo qe e vrau Fiqiri-un? Si dole ne kte konkluzion? Mos je gje hetues, apo ke aftesi te parashikosh te ardhmen?

Nazmija(ose çdo i akuzuar tjeter) eshte e pafajshme deri sa ti jepet vendimi i gjykates.  E mbani mend çeshtjen e Aldo Hoxhes para pak javesh?  Eshte lehte te akuzosh njerez kot, por me mire bej me shume kujdes.

Media e paafte! Vetem gazetar qe nuk jeni, pa pike etike!

Submitted by gazetari (not verified) on

[anonimo, po e ka pranuar vete Nazimja qe e ka vrare ate xhaxhin p shoku... Ne keet rast nuk ka ndodnje dyshim mbi autoresine e krimit, por per motivet dhe rethanat e tij. Lexo njehere mire, thellohu, pastaj keputja tymit per gazetaret. si ti, si keto organizatat e shoqerise civile qe kujtohen njehere ne 6 vjet te bejne ndonje deklarate per te drejtat e njeriut, nderkohe qe kane marre miliona fonde per te mos arritur puna deri ketu.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.