Kthen në minare oxhakun e ish-fabrikës së qelqit... Ardian Isufi mendon se për këtë e përjashtuan nga Bienalja e Venecias

Një debat i pazakontë vihet re dy ditët e fundit në faqet e kulturës në shtypin e ditës. Ka të bëjë me prezantimin e Shqipërisë këto ditë në Bienalen e Arkitekturës në Venecia (Palazzo Zorzi). Fillimisht, në një konferencë për shtyp, zv/ministri Abaz Hado, kuratori i pavijonit Ilir Voci dhe një grup arkitektësh pjesëmarrës prezantuan projektet me të cilat janë paraqitur në Venecia. Në katalogun shqiptar të Venecias figuronin Maks Velo, Artan Shabani, Dritan Zeneli dhe Ardian Isufi. Velo është paraqitur me një tufë skicash, të qyteteve të ndryshme shqiptare, Shabani me një skulpturë në vetrorezinë. Kurse vepra e Ardian Isufit u vendos të hiqej në momentet e fundit. Në këtë pikë kanë shpërthyer polemikat. Kuratori Voci thotë se “nuk u ekspozua, sepse në momentin e fundit mendova se vepra e tij artistike ishte jashtë konceptit kuratorial të ekspozitës”.
Vepra e Isufit ishte një një rivitalizim i oxhakut të ish-fabrikës së qelqit në Kavajë. Autori e ka kthyer në... minare. I pyetur nëse i druheshin një debati të mundshëm mbi religjionin, duke qenë se do të prezantonin një minare në një vend katolik, Voci u përgjigj se kjo nuk kishte fare lidhje. Por nuk është kështu për vetë Isufin. Në një intervistë në numrin e sotëm të së përditshmes Panorama ai thotë:
"...Ky projekt u mbështet fillimisht nga MTKRS. Komisioni selektues e pa si projektin më të mirë dhe e ka miratuar në unanimitet. Eci mbarë si puna në Tiranë, edhe dërgimi në Venecia. Një ditë përpara se të bëhej hapja zyrtare, kanë ardhur shumë njerëz të interesuar...U vu re një lloj irritimi jo vetëm te kuratori, por edhe te stafi i tij, ku shihja një lloj filtri të religjionit. Shakaja e hidhur apo gafa e kuratorit u shfaq në momentin kur hodhi pretendimin që në vend të minares mbi oxhakun e fabrikës, të ishte një kullë e një kishe ortodokse. Një ditë para hapjes së pavijonit u përballa me një mënyrë komunikimi, absolutisht jo profesionale dhe artistike, por që ishte e gjitha një komunikim fundamentalist. Kuratori dhe stafi i tij nuk donin që ky projekt të shfaqej para publikut ndërkombëtar të Venecias, për faktin që mbi këtë oxhak është një kullë minareje. Kjo është shumë e rëndë dhe një absurd shumë i madh" - A.N
Më shumë:
http://www.panorama.com.al/2012/09/07/ardian-isufi-censurimi-i-projektit...
Comments
Kam pare projektin e Isufit
<p>Kam pare projektin e Isufit dhe ishte i mrekullueshem dhe i jashtezakonshem. Ky tipi moderatori ose eshte idiot ose ka pas interesa personale...</p>
Mire kane bere qe e kane lene
<p>Mire kane bere qe e kane lene jashte. Ti ekspozoje ne Arabi ato punimet ai turku.</p>
O Anonim Einsteini! Por nese
O Anonim Einsteini! Por nese ministri e stafi kan qejf me vet art, ateher ata ta prezantojn nji veper te tyne, por artin e dikujt tjeter ti nuk ke te drejt me ndyshu! Kto jan lojra politike te cilat vine nga njerzi si ti me qendrim: propaganda e fyerjes mbi artin, mbi te gjidha!
Ore, po kavajsit sikur e kane
<p>Ore, po kavajsit sikur e kane nje oxhak qe e kane bo minare mor daje. Prape kto? S'u ngopen me minare-oxhak??? Le qe eshte turp qe nje vend me tymra ta bosh nje vend ku i therret zotit. S'ka lezet. Ne bote, oxhaqet i perdorin si vende per muze industriale, etj. Jo per kisha e xhamia. Osht budallallik.</p>
Add new comment