Imuniteti: Majko i zhgënjyer nga maxhoranca; Stefani i zhgënjyer nga opozita

Socialistët kanë rënë dakord ta votojnë ligjin mbi kufizimin e imunitetit pa e kushtëzuar me ndërhyrje të tjera në kushtetutë, por duke kërkuar në këmbim diskutimin mbi këto ndërhyrje menjëherë pas miratimit të ligjit mbi imunitetin. Mirëpo, nga maxhoranca erdhi mesazhi se kanë nevojë për kohë, dhe se ky diskutim mbi ndërhyrje të tjera në kushtetutë nuk ka asnjë urgjencë. Me këtë krijohet përshtypja se tërheqjes së socialistëve, demokratët po i përgjigjen me arrogancë. Të paktën, kështu e ka interpretuar fillimisht eksponenti i PS-së, Pandeli Majko (“Muço të hëngërt tënja, e ke të keqen brënda”, u shpreh ai në një takim në Kuvend, dhe ndërsa u mor vesh se me ‘Muço’ pati parasysh kryeministrin, nuk u mor vesh se ç’pati në mendje me gjithë frazën labe), dhe sot opinionisti Andrea Stefani. Ky i fundit nuk e inkurajon këtë zbythje të opozitës, pasi, sipas tij, “më mirë të humbësh në mbrojtje të parimeve se sa të fitosh duke kontribuar në dhunimin e tyre”.
Re.Pu.
Add new comment