Imuniteti: Majko i zhgënjyer nga maxhoranca; Stefani i zhgënjyer nga opozita

Postuar në 07 Shtator, 2012 04:55

Socialistët kanë rënë dakord ta votojnë ligjin mbi kufizimin e imunitetit pa e kushtëzuar me ndërhyrje të tjera në kushtetutë, por duke kërkuar në këmbim diskutimin mbi këto ndërhyrje menjëherë pas miratimit të ligjit mbi imunitetin. Mirëpo, nga maxhoranca erdhi mesazhi se kanë nevojë për kohë, dhe se ky diskutim mbi ndërhyrje të tjera në kushtetutë nuk ka asnjë urgjencë. Me këtë krijohet përshtypja se tërheqjes së socialistëve, demokratët po i  përgjigjen me arrogancë. Të paktën, kështu e ka interpretuar fillimisht eksponenti i PS-së, Pandeli Majko (“Muço të hëngërt tënja, e ke të keqen brënda”, u shpreh ai në një takim në Kuvend, dhe ndërsa u mor vesh se me ‘Muço’ pati parasysh kryeministrin, nuk u mor vesh se ç’pati në mendje me gjithë frazën labe), dhe sot opinionisti Andrea Stefani. Ky i fundit nuk e inkurajon këtë zbythje të opozitës, pasi, sipas tij, “më mirë të humbësh në mbrojtje të parimeve se sa të fitosh duke kontribuar në dhunimin e tyre”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by trust_no1 (not verified) on

<p>Ky qenka vertete lajm. Eshte bindur edhe Stefani me ne fund se cfare opozite kemi?!</p>

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

<p>Opozita ska asnje te drejte morale per te kerkuar ndryshime ne Kushtetute (qe per mendimin tim duhet te quhet korigjime ne Kushtetute) pa kerkuar falje per 2008 dhe pa shpjeguar arsyet se pse Rama qe donte te behej Kryeminister i beri keto ndryshime. Me ndryshimet ne Kushtetute ne 2008 une plotesova te gjitha pritshmerite qe kisha per Ramen dhe qe atehere nuk kam pas nevoje te shtoj apo te zbres gje nga mendimi qe kam per te..</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.