"Anija e ëmbël" me shqiptarë vlerësohet me çmim në Festivalin e Venecias 2012

Postuar në 08 Shtator, 2012 16:30

Filmi “La Nave Dolce” i Daniele Vicari-t fitoi sonte në Festivalin e 69-ë të Filmit në Venecia çmimin “Francesco Pasinetti” 2012. “Anija e ëmbël” ishte paraqitur jashtë konkursit dhe është hera e parë që Sindikata e Gazetarëve të Kinemasë vlerëson vepra jo në konkurrim. Falë xhirimeve të epokës dhe dëshmive të dorës së parë, dokumentari i Vicari-t riviziton eksodin biblik të gushtit 1991, kur 20 mijë shqiptarë morën një anije që transportonte 10 ton sheqer (që këtej edhe titulli) dhe zbarkuan në Bari. Pjesa më e madhe e pasagjerëve u riatdhesuan nga autoritetet italiane, por disa mundën të qëndronin e madje u bënë të njohur. Njëri prej tyre ishte Kledi Kadiu.

Filmi është prodhim italo-shqiptar. Sonte juria e Festivalit, e kryesuar nga regjizori, skenaristi dhe producenti amerikan Michael Mann, dha çmimet tradicionale të Festivalit. Luanin e Artë për filmin më të mirë e mori “Mëshira” i Kim Ki-duk-ut, Luanin e Argjendtë për regjinë më të mirë Paul Thomas Anderson për “The Master”, ndërsa Çmimi Special i Jurisë iu dha filmit “Paradise: Faith” i Ulrich Seidl.

 

Më shumë:

http://www.peshkupauje.com/2012/09/anija-e-embel-me-shqiptar...

Comments

Submitted by Altin Goxhaj (not verified) on

<p>Ky eshte nje film i mrekullueshem dhe i jashtezakonshem dhe nje merite te vecante ka edhe Ilir Butka dhe Genc Permeti. Premiera e tij ne Tirane ne TIFF 2012 do te jete nje emocion i jashtezakonshem. Bravo Butka dhe Permeti!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.