Bashkim Kopliku: Socialistët do bëjnë faj të rëndë nëse bien dakord për heqjen e imunitetit

Postuar në 09 Shtator, 2012 07:09

Në një shënim të dërguar për respublica-n, ish-zv.kryeministri Bashkim Kopliku mbron tezën se në rrethanat aktuale shqiptare nuk duhet bërë heqja e imunitetit; madje ai e sheh si të rrezikshëm një hap të tillë. Dhe jep pesë arsye të vetat, pse mendon kështu:

1.      Socialistët duhet ta pozicionohen qartë e prerë: nuk duhet hequr imuniteti, deri sa në Shqipëri nuk janë shenjat minimale të shtetit ligjor, deri sa vriten 4 vetë në mes të Bulevardit e vrasësi vazhdon të jetë kryeministër etj. Duhet të ulërijnë që ta dëgjojë çdo shqiptar, por edhe ata që dërgojnë ata burokratë nga Perëndimi, që përsërisin “hiqni imunitetin” (më e pakta që mund të thuhet për këta burokratë është se ata “janë injorantë të situatës shqiptare”). Në stadin aktual të zhvillimit të Shqipërisë, jo vetëm që nuk duhet hequr imuniteti, por mbase duhet forcuar më tej. Sistemi i drejtësisë në Shqipëri është pjesa më e degjeneruar e shoqërisë, dhe ai nuk rregullohet duke zgjedhur drejtuesit e tij as me ¾ e as me 100% (unanimitet) të votave. Këta të PS-së janë naivë, apo janë mashtrues?!

2.      Vetëm kur Shqipëria të ketë bërë përmirësime të dukshme të drejtësisë, vetëm atëherë mund të shtrohet problemi i heqjes së imunitetit. Imuniteti është një shpikje e botës, jo jona, që synon të mbrojë deputetët nga sulmet e diktatorëve, të Berishës në rastin konkret, por edhe të Ramës, nëse dhe ai bëhet diktator. Vetëm kur drejtësia të ketë bërë përmirësime reale e të pranuara edhe nga miqtë perëndimorë të saj, vetëm atëherë mund të shtrohet problemi i heqjes së imunitetit.

3.      Imuniteti nuk ka fare qëllim, e as e luan praktikisht këtë rol, që të mbrojë deputetët e korruptuar. “Mbrojtja e deputetëve të korruptuar nëpërmjet imunitetit”, është një sofizëm mjeran, që nuk mund të mbështetet me asnjë të dhënë reale nga praktika.

4.      Një parlament me deputetë pa imunitet, do të kthehet në një parlament me 4-5 vetë: sa parti ka në parlament.  Deputetët pa imunitet do të jenë shumë më të terrorizuar të shprehin mendimet sipas mendjes së tyre, se sa janë sot, me gjithë imunitetin që kanë. Me deputetë pa imunitet, dhe me një drejtësi të komanduar nga kryeministri i radhës, nuk ka sepse të ketë 140 deputetë. Po hoqën imunitetin, të bëjnë edhe Parlamentin me aq vetë sa parti ka në Parlament, dhe secili prej tyre do të votojë me aq pikë sa përqind ka fituar partia përkatëse në zgjedhje: nuk ka asnjë motiv që të jenë 140 deputetë.

5.      PS është duke vepruar si në rastin, kur së bashku me Berishën ndryshoi Kushtetutën duke bërë një Kryeministër me fuqi të tepruara dhe një president pa kurrfarë fuqie; kur u hoq mundësia e ndërprerjes së një regjimi diktatorial, duke kaluar vendin në zgjedhje me “mos zgjedhjen dot të presidentit” etj. Rama me të tijtë pranoi “gabimin” që pat bërë, por në fakt është bërë faj dhe jo thjesht gabim. Nuk duhet të përsërisin edhe me “heqjen e imunitetit” një faj tjetër, mbase dhe më të rëndë.

 Re.Pu.

Comments

Submitted by Iluministi (not verified) on

<p>Bashkim, mik i kahershem.</p><p>I gjithe konstruksioni qe ju ngrini bazohet mbi parakushtin se deputetet (keta ose ata qe do te zgjidhen) jane te cenueshem, per shkak te njollave te errta qe bartin ne profilet e tyre, prej tratzicionit (keshtu mendoj dhe une). Ky parakusht ka propabilitet te larte te jete i tille dhe une pranoj se ne kete rast, arsyetimi juaj eshte i sakte.</p><p>Po sikur (por vertet sikur) te supozojme se parlamenti i ri do te formatohet nga skuadra deputetesh te rinj, qe dallojne per profile te panjollosura? Edhe pse kjo gjase ka mundesi te vogla, serish eshte nje opsion. Qe merr jete (do ishte vertet nje mrekulli), nese partite nisin te mendojne me racionalisht, per vete dhe qytetaret.</p><p>Gjithsesi, e verteta eshte diku mes. Ne kete rast, duke e ditur natyren tuaj skrupuloze dhe bezdine qe ju jep kerkesa per te leshuar nga opinioni juaj, do desha te merrni parasysh sugjerimin se nuk eshte imuniteti ai qe e mban politiken te paster, pasi per vete natyren e sendeve, ne nje sistem si ky yni, nuk ka mjet apo menyre qe pengon korrupsioni dhe delegjitimimin e institucioneve. Jane shtysa dhe instrumente te tjere ata qe mund te zvogelojne masen e demit qe vjen nga politikanet dhe gjykatesit tane &quot;te respektuar&quot;. Kerkoni keto dhe do &nbsp;mund te ofroni opsione me realiste dhe te dobishme per audiencen. Uroj te keni kohe ta beni kete. E nese nuk e keni nje te tille, ju sugjeroj te pini i qete kafe dhe &nbsp;te qeshni, ashtu sikunder do te qeshni pas nje vitit kur kjo &quot;pseudo-tornado&quot; berishiane qe po kalon ketij pari, ta kete humbur forcen e saj.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.