Ikja e Vuçiç ndihmon më shumë Malin e Zi

Postuar në 27 Shtator, 2025 16:27

Një profesor në Universitetin e Graz dhe analist i njohur i rajonit të Ballkanit, Florian Beiber, është shprehur për të përditshmen malazeze, Vijesti, se Mali i Zi është vendi që do të përfitonte më shumë nga rënia eventuale e regjimit të Vuçiç në Serbi.

Vuçiç është shkaku kryesor i marrëdhënieve të vështira në Ballkan. Mali i Zi ka të gjitha mundësitë, ka marrëdhëie të mira me të gjitha vendet fqinj, por kjo po bëhet përherë e më e vështirë për shkak të Vuçiç. Pa të në pushtet, do të ishte më e lehtë për marrëdhënie të mira fqinje dhe kjo do të lehtësonte edhe çështen e tensioneve të brendshme në Mal të Zi

citohet Beiber.

Kjo është një ndër thirrjet e pakta të hapura që pranon në nivel ndërkombëtar se Aleksander Vuçiç duhet të largohet nga pushteti, në kuptimin se ka qendra të cilat e shohin atë si pengesë për proceset demokratike në rajon.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.