Veton Surroi, “motoja e Shqiptarëve në '90 ishte 'e duam Shqipërinë si Europa', sot është 'e bëjmë dot si Europa?”

Postuar në 09 Shtator, 2012 08:31

I ftuar në emisionin Tonight të Ilva Tares Veton Surroi citon Havelin se faza që ne po kalojmë është post-komunizëm, një fazë e rrezikshme sepse na ka detyruar që “...ne jetojmë në shtet hibride, shtete që nga forma plotësojnë normën e demokracisë zgjedhire, por kanë forma të forta të elementeve autoritare dhe të marrjes së plotë të institucioneve të pavarura...”

Surroi vë në dukje që ne na bashkojnë paralele negative... “Në Kosovë mësuan prej Shqipërisë 'artin' e të vjedhurit të votave, e përsosën, dhe tani kanë ç'tu mësojnë shqiptarëve të përkëtej kufirit...”

Në kohën që shumë njerëz do e donin një bashkim Shqipëri-Kosovë, këto lloj paralelesh negative mund të sjellin më shumë dëm se mirë, fundja, e liga nga dy anët e kufirit bashkohet më shpejt se e mira dhe mafia i gjen më shpejt rrugët e bashkëpunimit mes 2 vendeve sesa Ministritë e Ekonomisë.

I pyetur se ç'mendon për Ramën e Berishën, Surroi shprehet se “problemi i Shqipërisë nuk është se çfarë mendoj unë për Ramën e Berishën, problemi i Shqipërisë është a ka ajo energji të mjaftueshme në partitë në pushtet, në partitë në opozitë, në media, që të mbajë një herë zgjedhje të lira e të drejta, si dhe të vendosë institucione të pavarura”.

k.c.

 

Comments

Submitted by marinc (not verified) on

<p>Skane faje&nbsp;ish komunistat si Vetoni&nbsp;,&nbsp;bejne detyren, por ne na ngjallen kujtimet, jemi kureshtare&nbsp; te dime a ju ka mbetur dic e mencur pa e thene e pa e bere.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.