Blendi Fevziu flet për "censurë Klosi" në TVSH. "Më karizmatiku" në karrierën e tij? Kadare. Por... pas Berishës e Nanos

Postuar në 08 Shtator, 2012 14:44

Blendi Fevziu ka dhënë një intervistë në numrin e sotëm të së përditshmes MAPO ku flet për historinë e emisionit të njohur "Opinion". Gazetarja Zefina Hasani e pyet mes të tjerash edhe për arsyet pse emisioni dikur në TV publik u zhvendos në TV Klan dhe Fevziu përgjigjet:

"Në datën 13 shtator unë kisha një emision me ministrin e Rendit, Perikli Teta. Mesditën e datës 12 shtator u takova me të dhe fola edhe informalisht për problemet e rendit. Po atë pasdite, përpara selisë së PD-së u vra Azem Hajdari. Emisioni nuk u bë dhe datat 13 dhe 14 qenë tejet të tensionuara… Më 20 shtator duhej që Teta të vinte në emision tashmë me një axhendë të re, atë që lidhej me vrasjen e Hajdarit dhe ngjarjet e 14 shtatorit. Dy ditë përpara emisionit të anonçuar, Drejtori i Përgjithshëm i RTSH–së, i ndjeri Ardian Klosi, i kërkoi drejtorit të TVSH–së që intervista të mos transmetohej. Kërkesës së drejtorit Mazi për një urdhër me shkrim, Klosi iu përgjigj me një letër, në të cilën i sqaronte se Teta nuk mund të lejohej të jepte një intervistë për ngjarjet e 14 shtatorit, sepse ai ishte në moshë dhe mund të rrëfente pa dashje sekrete shtetërore. Intervista u ndalua. Teta, pak ditë më pas, u shkarkua nga posti i ministrit të Brendshëm. Censura mbi emisionin ishte e papranueshme dhe brenda ditës unë u zhvendosa në TV Klan …"

Nga ata që ka ftuar në studio, për Fezviun më karizmatiku është kryeministri i sotëm. Pyetjes cili është personazhi më karizmatik që keni pasur në studion tuaj? – ai i përgjigjet: "Veç njerëzve politikë si Berisha e Nano, mbetet padyshim Ismail Kadare". - A.N.

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

Ky nuk hoqi dore nga pordhet........

Submitted by A (not verified) on

Nuk hoqi dore nga servilizmi thuaj!

Sa djale jo i mire mbeti ky njeri!

Submitted by Depë Koja (not verified) on

Po pse s'e ke thënë më parë, mor bir, po prite tani që të vdiste Klosi? Apo që të të mos thotë njeri se gënjen?

Submitted by fjona (not verified) on

mos sa na paska vuajtur ne jete ky i shkreti ja tani ka mundesine te punoje te klani televizioni me 0 censure dhe shume obiektivitet

Submitted by ervin.m (not verified) on

Sa medioker eshte ky  Fevzi i  gjore... Si nuk dha njehere nje pergjigje bright ky...  Pa piken e sensit te humorit , pa piken e inteligjences.  Le pastaj kur flet ky qe  e la tv brenda dites se nuk e duronte dot censuren  per te punuar ne televizionin me te lire e pa ncesure ne bote, ate te Klanit.... :)

Submitted by Qyfli (not verified) on

Kontributet e Fevzos vetem doktori i kalon me ate historine ekompjuterit .Kane shkuar per lesh sepse nuk justifikojne dot ato te mira materiale te korrura ne kohene qenokracise.

Submitted by zone e lire (not verified) on

Lexova diku  qe Fevziu do ta cele kete sezon me nje debat konstruktiv mbi ngjarjen KONOMI (gjyqtarin qe u vra nje vit me pare ne nje akt mafioz per pronat e lalezit) , meqenese vjet  nuk mundi se ishte shume  i ngarkuar me debatet e planifikuara mbi revistat e modes dhe festivalet e kenges magjike. Kete here vjen shume i pergatitur me nje dosje te tere gazetareske per te mos lene detaj te kaloje  pa vemendje mbi kete krim monstruoz, i padenje per regjimin demokratik te liderit shpirteror te tij Sandrit the Great dhe SaliSamir  Mane.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.